close

Emisione

Emisione

KLAN DEBAT – ALI AHMETI PËRBALLË GAZETARËVE

Screenshot_1

 

Zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe rajon do të jenë në qendër të vëmendjes së bashkëbisedimit të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në programin Klan debat të Seladin Xhezairit.

Si e vlerëson lideri i integristëve arritjen e dy të tretave në parlament që siguroi fillimin e ndryshimeve kushtetuese; Çfarë pazaresh pati me tetë deputetët opozitarë; Çfarë mendon ai për projekt-amendamentet e propozuara dhe për përfshirjen në Preambulë – edhe të Marrëveshjes së Ohrit; Si i komenton kërkesat e opozitës shqiptare që në ndryshimet kushtetuese të përfshihen edhe çështje të shqiptarëve, por edhe qëndrimin negativ të opozitës maqedonase ndaj Marrëveshjes së Prespës; Çfarë mendon lideri i shqiptarëve në Maqedoni për dilogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet në rajon?

Në Klan Debat – Ali Ahmeti përballë analistëve Ibrahim Mehmeti e Xhelal Neziri. Na ndiqni me fillim në orën 20:30 minuta!

read more
Emisione

KREU I KUVENDIT, TALAT XHAFERI, NË KLAN DEBAT

Screenshot_1

Iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës, qëndrimet katërcipërisht të kundërta mes shumicës dhe opozitës parlamentare – nëse duhet t’i thuhet po Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin..

Divergjenca dhe rezerva për Falje dhe pajtimi, pse jo dhe mundësia për amnisti të kryeprotagonistëve të megaskandalit të përgjigjemeve që dyshohen për implikim në veprime të jashtëligjshme e korruptive…

Do kemi zgjidhje, zgjedhje të parakohshme apo thellim të krizës politike?

Për të gjitha këto me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi

Emisioni Klan Debat drejtohet nga Saledin Xhezairi dhe fillon

në orën 20:30 minuta.

Na ndiqni!

read more
EmisioneTop LajmeVendi

KLAN DEBAT: NGËRÇ, ZGJIDHJE APO KRIZË E RE POLITIKE

Screenshot_1

Përplasje mendimesh edhe pas fillimit të debatit për ndryshimet kushtetuese


Klan Macedonia dhe emisioni Klan Debat i Seladin Xhezairit bëri bashkë tre forcat kryesore politike. Edmond Ademi nga LSDM-ja, Branko Manojlovski nga VMRO-DPMNE-ja, Artan Grubi nga BDI-ja dhe analisti politik Ibraim Memeti debatuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Komisioni kushtetues i Kuvendit të RM ka filluar dje punën për ndryshimin kushtetues, proces i cili duhet të mbarojë brenda 10 ditëve pune. Në ditën e parë të debatit kanë marrë pjesë edhe deputetë të VMRO-së.

Manjolovski, i ftuari nga VMRO DPMNE-ja tha edhe njëhere qëndrimin e tyre se si parti nuk do ta mbështesin ndryshimin e kushtetutës, edhe pse disa nga deputetët e kësaj partie mund të votojnë pro ndryshimit kushtetues.

“Thashë që nuk e përkrah ndryshimin kushtetues, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kjo eshte e gjitha, nuk kam mandat nga votuesit të cilët kanë votuar për mua për ta bërë këtë, ju pretendoni se e keni mandatin, nëse e keni shumicën, urdhëroni votoni.”

Në përgjigje të këtij qëndrimi, Edmond Ademi i ftuari nga LSDM-ja kërkon një alternativë të mundshme për ta zgjidhur çështjen nga ana e opozitës pasi ata e bllokojnë procesin e mëtejshëm dhe thotë që ata si parti në pozitë janë po aq afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa edhe të zgjidhin çështjen brenda parlamentit.

Artan Grubi nga BDI thotë se procesi i zhvilluar deri më tani është meritë e të gjitha partive, tani mbetet që në Kuvend të përfundohet çështja duke votuar pro edhe opozita.

Nga ana tjetër analisti politik Ibrahim Mehmeti komenton qëndrimet duke thënë se opozita do të duhet t’i bashkëngjitet shumicës dhe të mos e bllokojë procesin i cili ka arritur në stazë përfundimtare.

Për sa i përket tejkalimit të krizës politike LSDM dhe BDI kanë qëndrimin e njëjtë dhe kanë shprehur optimizmin e tyre se mund të tejkalohet situata e krijuar me miratimin e katër amendamenteve, ndërkohë që ish- kryeparlamenatari Trajko Veljanovski në debatin e komisionit kushtetues ka thënë se mazhoranca nuk e ka shumicën e dy te tretave në parlament. Propozim amendamentet që duhet dryshuar janë katër, ku e para thotë të shtohet “Veriore” gjithandej në kushtetutë ku qëndron emri i shtetit, e dyta ka të bëj me traditat shtetëroro-juridike, pra të emërohen dokumentet konkrete historike të asnomit për ta arsyetuar preambulën kushtetuese, e treta garanton kufijtë dhe pika e katërt është përkujdesja për diasporën. /Teuta Zekiri/

 

read more
Emisione

KLAN DEBAT – ME SELADIN XHEZAIRIN

Debati i madh në një ekran të madh! 


Televizioni Kombëtar Klan Macedonia nis programin më të ri: Opinione, përballje, pushteti dhe opozitë, analiza për temat më të nxehta dhe ngjarjet kryesore!

Klan Debat me Seladin Xhezairin! Live në studion e Klan Macedonia.

Na ndiqni – çdo të mërkurë, në ora 20:30!

read more
1 2 3 4 5 83
Page 3 of 83