close

Rajoni

Rajoni

KRIZA E REFUGJATËVE: BLLOKOHEN VENDKALIMET KUFIJTARE

no thumb

 

Rreth 9 000 imigrantë kanë hyrë dje në Kroaci, një numër rekord që kur ata kanë nisur të mbërrijnë në këtë vend të Bashkimit Evropian, një javë më parë, etapë e re e udhëtimit të tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore, theksoi sot Ministria e Brendshme. Rreth 8 750 imigrantë kanë hyrë dje në Kroaci”, theksoi Ministria e Brendshme në një komunikatë.

Ushtria hungareze, me urdhër të autoriteteve, kanë filluar vendosjen e gardhit përgjatë vendkalimeve kufitare me Kroacinë që janë shfrytëzuar më së shumti nga refugjatët për hyrje në vendet e Bashkimit Evropian– kanë njoftuar mediat lokale.

Për shkak të krizës së refugjatëve janë keqësuar marrëdhaniet diplomatike mes Kroacisë dhe Serbisë,ku pala serbe ka kërcënuar se do të përgjigjet me kundërmasa nëse Kroacia nuk e hap vendkalimin kufitar Bajakovo. Kryeministri kroat Zoran Milanoviq ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë për shkak se, siç tha, këto do të ishin masa kundër Bashkimit evropian. Ai ka konfirmuar se ka biseduar me homologun serb Aleksandar Vuçiq rreth kësaj krize duke e cilësuar bisedën si intensive dhe përmbajtjësore.

Ndërkohë, Shoferët e kamionëve, të zemëruar me pritjet e gjata në kufirin e Kroacisë me Serbinë, mbrëmë vonë e kanë bllokuar trafikun në autostradën më të madhe ndërmjet dy vendeve.Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, ka paraqitur pamje të bllokadës në autostradën kryesore Zagreb – Beograd, pak orë pasi autoritetet e Kroacisë, pjesërisht e kishin tërhequr ndalesën e qarkullimit të të gjithë kamionëve transportues, të imponuar pardje.Kjo bllokadë u bë në periudhën kur të dy vendet janë të ballafaquara me fluksin e madh të imigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, që udhëtojnë për në shtetet perëndimore të Evropës./Tv Art/

read more
Rajoni

KOSOVË: MYFTIU TËRNAVA – MESAZH PËR KURBAN BAJRAMIN

no thumb

 

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi gjithë qytetarët, duke thënë se kjo festë shfaq mëshirën e Allahut për besimtarët dhe determinon vlerat më fisnike dhe më madhore për secilin individ.

Vlerat e mirëfillta të Kurban Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.

Tërnava në një konferencë për media bëri thirrje që qytetarët të jenë më mëshirues e bujarë, dhe të ndihmojnë skamnorët sa më shumë.

Tërnava po ashtu tha se duhet të kemi kujdes nga përçarja sepse ajo na dobëson.

Tërnava bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë bashkë me miliona haxhilerë, të cilët kanë shkuar në Haxh, të luten për mëshirë e falje. Sipas Tërnavës, këto janë udhëzime hyjnore që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës së tij. /Kosovaprees/

 

read more
Rajoni

KOSOVË: QEVERIA CAKTON SHUMËN E PENSIONEVE PËR VETERANËT

no thumb

 

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin që përcakton shumën e pensionit që do të përfitojnë veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas vendimit të Qeverisë, veteranët deri në moshën 35 vjeçare do të marrin 130 euro pension, ndërsa ata mbi 35 vjeç do të marrin 170 euro pension. Ndaj këtij vendimi të Qeverisë kanë reaguar organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se nga sot të gjithë ata që kanë përfituar statusin e veteranit-luftëtarë do të fillojnë t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Ndërkohë Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, nuk pajtohen kurrsesi me këtë ndarje në bazë të moshës, dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm me demostrata nëse kjo nuk korrigjohet shpejt nga ana e Qeverisë. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e lartësisë së pensionit të veteranëve luftëtarë të UÇK-së. Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta ka thënë se vendimi i Qeverisë është i papranueshëm dhe duhet të korrigjohet sa më shpejt./Kosovaprees/

 

read more
Rajoni

KOSOVË: KRYEMINISTRI GODITET ME VEZË – NË PARLAMENT!

no thumb

 

Parlamenti i Kosovës ndërpreu punimet të martën pak pas fillimit të seancës, pasi që deputetët nga radhët e partive opozitare qëlluan me vezë mbi kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Ai u qëllua në kohën kur kishte filluar raportimin në parlament lidhur me marrëveshjet e arritura më 25 gusht në bisedimet me Serbinë.Opozita tha se veprimet e saj janë në funksion të pengimit të kryeministrit që, siç thuhet, “t’i gënjejë qytetarët dhe deputetët për marrëveshjet e Brukselit”.Opozita thotë se është e vendosur që të mos pranojë e as të lejojë të zbatohen marrëveshjet që sipas tyre rrënojnë shtetin e Kosovës.

Ndërkaq deputetët e pozitës kanë theksuar se opozitarët nuk kanë as alternartivë e as argumente duke dëshmuar në këtë mënyrë që duan vetëm eskalim të situatës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënoi sulmin ndaj kryeministrit Isa Mustafa gjatë seancës së Parlamentit të Kosovës. Në një reagim ajo e quan “këtë sulm të papranueshëm dhe në kundërshtim me frymën e demokracisë së mirëfilltë, me përpjekjet tona për të fuqizuar institucionet e Republikës ë Kosovës dhe vlerat që po i ndërtojmë. Akte të tilla të shëmtuara e vështirësojnë diskutimin e mirëfilltë publik dhe zbehin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit“, thuhet në reagim në të cilin u bëhet thirrje deputetëve dhe subjekteve politike që “t’i respektojnë institucionet e vendit ku përfaqësohet vullneti i popullit, të denoncojnë dhunën dhe që mospajtimet politike t’i shprehin përmes rrugëve institucionale në respektim të plotë të parimeve të demokracisë“. /Kosovaprees/

 

 

read more
Rajoni

TIRANË: BUSHATI PËR SFIDAT E KOSOVËS

no thumb

 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka raportuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe impaktin e tyre në rajon.

Ai është ndalur në dialogun Kosovë-Serbi, në krijimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Speciale, çështjen e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lidhur me Gjykatën Speciale në Kosovë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se pavarësisht debateve që lindën për ngritjen e këtij tribunali, i gjithë procesi që i parapriu e ka gjenezën te raportet e Dick Martit apo hetimet e prokurorit Williamson, dhe në pamundësi të autoriteteve gjyqësore në Kosovë dhe EULEXI-t për të trajtuar gamën e çështjeve që ngrihen në këtë raport.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës lidhur me procedurën e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Vendimi është dhënë sot dhe i njëjti është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese. Opozita kishte pretenduar se Qeveria përmes deputetëve kishte bërë ndryshimet kushtetuese në mënyrë jo të rregullt. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Rajoni

KOSOVË: VAZHDON PETICIONI-MUSTAFA FTON PËR QASJE KONSTRUKTIVE

no thumb

 

Afër 18 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin e organizuar nga partitë opozitare kundër Asociacionit të Komunave serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Qytetarët shprehen të revoltuar me marrëveshjet e fundit, të cilat janë bërë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Sipas tyre, nuk falet toka për të cilën kanë derdhur gjak shumë shqiptarë.

Pavarësisht asaj a e merr qeveria parasysh a jo, kjo është vetëm një ndër mënyrat se si qeveria duhet ta kuptojë se populli nuk e do Zajednicën dhe demarkacionin me Malin e Zi”, tha Nushi.

Qytetari Ramadan Jashanica, i cili e nënshkroi peticionin, tha se Kosovës po i bëhen shumë padrejtësi. Sipas tij, të gjithë qytetarët duhet të bashkohen dhe ta luftojnë këtë marrëveshje, e cila e merr tokën e Kosovës.

Krejt na kanë uzurpuar vendin, e sot me na marrë vendin tonë. Ne nuk ia lëmë askujt. Ne duhet të jemi të vendosur bashkë dhe mos t’ia japim askujt. As të huajën nuk e duam, as tonën nuk ua japim. Duhet të jemi të bindur të gjithë të bashkohemi, të mos bëjmë parti se partia është grindje ndërmjet vete”, tha Jashanica.

Të njëjtin mendim ndante edhe qytetari tjetër, Musa Bajraktari. Sipas tij, kryesore është fakti që është luftuar për ato toka, të cilat sot po ua falim serbëve.

Tash ne po i shpërblejmë me tokat tona. I dyti është se ne kundërshtonim vitet 89-90 kundër segregacionit të shkollave që bënte Serbia atëherë, e tash segregacionin po e bëjnë këta tanët, që do të thotë po e përsërisim. Me fjalë tjera, atë që nuk ka mundur Millosheviqi me luftë me e bë, tash po ua japim ne falas”, tha Bajraktari.

Ejup Konica thotë se sipas të Drejtës Ndërkombëtare, Qeveria duhet ta marrë parasysh këtë peticion.

 “Jam kundër përmbajtjes së asaj çka parasheh asociacioni i bashkësisë së komunave serbe. Mos të mendoja se është e padrejtë nuk do e vendosja nëns hkrimin e peticionit. Nuk jam subjekt juridik i cili vendos për këtë çështje por ish dashtë sipas të drejtës ndërkombëtare të merret parasysh”, tha Konica.

Ndërkohë në një postim në Facebook,Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se lidhur me asociacionin e komunave serbe kanë votuar edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në vitin 2013. Ai ka ftuar opozitën për qasje konstruktive, pasi që ligji vlen për të gjithë, pozitën dhe opozitën, për qytetarët dhe për shoqërinë civile. Ata që sot kërkojnë të tërhiqet nënshkrimi , duhet ta dijnë se deputetët e tyre e kanë dhënë votën për këtë Asociacion, me ratifikimin e Marrëveshjes së Parë me Ligj. Prandaj, ata që kërkojnë tërheqje të nënshkrimit, kërkojnë moszbatim të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare. Dhe rrjedhimisht, të drejtën për për të kërkuar moszbatim të Ligjit nuk e ka askush në këtë vend.”Unë ftoj opozitën për qasje konstruktive. Ligji vlen për të gjithë,për pozitën dhe opozitën, për qytetarët dhe për shoqërinë civile. Unë konsideroj se çdo gjë është bërë sipas Marrëveshjes së ratifikur me Ligj, është bërë sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Por do të jetë Gjykata Kushtetetuese ajo që përfundimisht do të japë mendimin e saj- ka shkruar Kryeministri Isa Mustafa. /Kosovaprees/

 

 

read more
Rajoni

GREQI: NESËR VOTOHET

no thumb

 

greku-fundit_1-200x200 

Pas dorëheqjes së kryeministrit Cipras grekët nesër do të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, ish ministri i financave Varufakis i cili ishte aleati më i ngushtë i Ciprasit ka deklaruar hapur se do të votojë Bashkimin Popullor edhe pse nuk ishte pro mënyrës së këtyre të fundit për të larguar Greqinë nga euro. Kjo deklaratë ka vështirësuar pozitën e ish-kryeministrit Cipras i cili ka kërkuar mbështetje nga aleatët e tij ideologjik.

Por edhe përkundër kësaj ai në deklaratat e tij ka shfaqur siguri për fitore.

Gara mes dy partive të mëdha të Syrizës dhe Demokracisë së Re ka lënë në ankth jo vetëm Athinën, por edhe Brukselin dhe pritet të shihet votimi i popullit me një interes të madh. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Rajoni

PRISHTINË: ME PETICION KUNDËR ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE

no thumb

 

Partitë opozitare në Kosovë do të nënshkruajnë një peticion kundër marrëveshjes së asociacionit të komunave serbe në Kosovë që u arrit kohë më parë mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare.

Nisma është ndërmarrë nga tre partitë, Vetvendosja, AAK dhe Nisma. Liderët e këtyre partive përkatëisht Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të firmosin së bashku dokumentin që kundërshton marrëveshjen e arritur në 25 gusht midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Përveç asociacionit të komunave serbe, në Bruksel u arritën edhe disa marrëveshje të tjera si ajo e telekomunikacionit, energjitikës dhe heqjes së barrikadave mbi lumin Ibër.

Këto vendime po kundërshtohen vazhdimisht nga partitë opozitare, të cilat kanë paralajmëruar edhe protesta.

Sipas opozitës kjo pako marrëveshjesh është në dëm të interesave të Kosovës dhe në shkelje të kushtetutës, ndërkohë që qeveri Mustafa pohon të kundërtën – se gjithçka është konform kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. /Kosovaprees/

read more
Rajoni

REFUGJATËT: TENSIONE MES BUDAPESTIT, BEOGRADIT E ZAGREBIT

no thumb

 

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Hungari dhe mbyllja e kufirit me Serbinë për refugjatë dhe emigrantë, kanë tensionuar marrëdhëniet e Budapestit me Beogradin dhe Zagrebin zyrtar. Presidenti serb Tomislav Nikoliq, tërthorazi ka kritikuar incidentin në kufirin e fundit  me Hungarinë kur nga pala hungareze u përdor gaz lotësjellës kundër refugjatëve të cilët ndodheshin në territorin  e Serbisë.

“Nëse në Evropë dikush mendon seriozisht për sigurinë, por edhe për ekzistencën e një kontinenti të tërë, tani është koha të thonë më në fund se çfarë do të bëhet dhe këtë ta zbatojnë të gjitha shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian. Përndryshe, do të kemi një paradoks, sepse deri tani shtetet fqinje u kanë hedhur gaz-lotësjellës njerëzve të cilët kanë qenë në territorin tonë. Mund të kemi paradoks që të nisin t’i plagosin njerëzit të cilët ndodhen në territorin e Republikës së Serbisë që me siguri do të ishte rast precedent dhe që mund të provokojë marrëdhënie të këqija me ta. Pavarësisht se nuk është fjala për qytetarë të Serbisë, por që ndodhen në territorin e Serbisë dhe janë këtu me vullnetin e Serbisë, ata  duhet të jenë plotësisht i mbrojtur.’shprehet Tomislav Nikoliq, Presidenti i Serbisë.

Problemi i refugjatëve ka nisë të preokupojë edhe Kroacinë. Kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviq, edhe pse ka pranuar se vendi i tij nuk ka hartuar ndonjë plan për pritjen dhe kujdesin e refugjatëve, ka drejtuar gishtin nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, problemi i refugjatëve është pasojë e paaftësisë së Evropës që të mbyllë kufirin e Turqisë e të Greqisë. Mbylljen e kufijve ai  e ka arsyetuar me mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme për refugjatë.

“Kroacia dëshmoi se ka zemër, këtë e dimë, edhe si shtet, edhe si njerëz. Mirëpo, duhet t’i rikujtojmë fqinjët tanë dhe bashkimin Evropian, se kemi edhe diçka tjetër e kjo është mendja dhe e dimë se cilat janë interesat tona dhe çfarë është siguria jonë. Pra, ne nuk ndërtojmë gardhe prej telave. Askush nuk mund të mbyllë kufirin, të tërin, fizikisht, nëse nuk ngre rrethojë prej telave. Ata që bëjnë thirrje për mbylljen e kufirit, duhet të shpjegojnë se çfarë nënkuptojnë me këtë. Mbyllja e vendkalimeve kufitare, nuk është mbyllje e kufijve. Kufiri është shumë më i madh se vendkalimet kufitare dhe kemi parë gjatë vitit të fundit se përmes kufirit hungarez me Serbinë kanë kaluar  mijëra e mijëra njerëz, pa mbikëqyrje. Jo nëpër vendkalimet kufitare” – Zoran Milanoviq – Kryeministër i Kroacisë.

Kryeministri kroat, në një konferencë shtypi në Zagreb, po ashtu ka paralajmëruar se në mungesë të kapaciteteve, Kroacia do të aktivizojë planin B që nënkupton afrimin e refugjatëve tek kufiri me Hungarinë dhe Slloveninë.

Ministri hungarez i punëve të Jashtme Peter Szijjarto, ndërkaq ka pranuar se  Budapesti nuk komunikon me Zagrebin zyrtar për krizën e refugjatëve për shkak se, është shprehur ai, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të këqija. Kryediplomati i  Hungarisë  ka hasur në një atmosferë pritjeje mjaft të ftohët edhe në Beograd. Kjo për shkak se Serbia nuk ka mirëpritur  ngritjen e gardhit me gjemba në kufirin mes dy vendeve. /S. Xh./

 

read more
Rajoni

KOSOVË: OPOZITA BLLOKON KUVENDIN!

no thumb

 

 Epilogun e seancës së parë të sesionit vjeshtor pak kush e kishte pritur. Nga një seancë në të cilën pritej raportimi i kryeministrit Isa Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht, ajo përfundoi me tensione në mes pozitës dhe opozitës.

Seanca përfundoj jo vetëm pa raportin e kryeministrit Mustafa, por as në shqyrtimin e projektligjeve e interpelancës së ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri lexojë kërkesën e Isa Mustafës në të cilën kërkohej që raportimi i tij të shtyhet për datën 22 shtator, e jo ashtu siç ishte thënë dhe ishte pikà « e rendit të ditës për seancën e parë të sesionit vjeshtor. Kjo pasi që sipas Mustafës, në kuvend nuk ishin të pranishëm ministrat përkatës të cilët edhe ishin pjesë e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve.

“ Është kuptuar se një numër i anëtarëve të qeverisë që kanë qenë të kyçur në procesin e dialogut, drejtpërdrejtë apo në forma të tjera nuk do të jem këtu më 17 shtator, prandaj është kërkesa e kryeministrit, ju kisha lutur që pikën e rendit të ditës, raporti i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015 të shtyhet për javën e ardhshme, mundësisht për 22 shtator” – thotë Shefi i Grupi Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri.

Mirëpo kjo kërkesë nuk u pranua mirë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se me mos prezencën e Mustafës në seancë, ndonëse ishte i pranishëm në Kuvendin e Kosovës po dëshmohet se nga këto marrëveshje diçka po tentohet të fshihet.

“Marrëveshjet e fundit për asociacionin e komunave serbe dhe marrëveshjet tjera. Ne kemi ngrit alarmimin për mundësi që ASK me u pajis me kompetenca ekzekutive, a e dini çka ka ndodh, është pajis me kompetenca ekzekutive. Në rast se dikush prej juve se dinë që është këtu, se ndoshta ka ndonjë matuf, atëherë kolegë të nderuar me shihni çka jam tu fol sot se kam me fol prapë në këtë seancë”, – tha kryetari i AKK-së Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, tha se me këtë kërkesë Isa Mustafa po e vënë në pikëpyetje edhe vet se a është ai kryeministër apo Hashim Thaçi. Sipas tij, fshehja e Mustafës pas mungesës së Thaçit është arsye banale.

“Nuk e ka kërku opozita këtë raportim, por Isa Mustafa. Dhe pikërisht ai vet tash nuk vjen këtu për t’u ballafaquar me argumentet e opozitës. Për më tepër se kaq bile e jep edhe një arsye banale. Thotë nuk e kam Hashim Thaçin këtu. Isa Mustafa edhe vet po dyshon a është kryeministër apo jo. Pra, vet Mustafa ka kërkuar debat për Zajdenicën, kurse tash po fshihet pas Hashim Thaçi i cili nuk ndodhet këtu, por në Londër” – thotë Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Glauk Konjufca.

Shefja e Grupit Parlamentar, Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami kërkesën e kryeministrit për të tërhequr këtë pikë të rendit të ditës e vleresoi si të papranueshme.

“Është për të ardhur keq si po fillojmë këtë sesion vjeshtor me këtë jo prezencë të kryeministrit dhe kabinetit qeveritarë dhe kjo po e dëmton edhe njëherë jo seriozitetin e këtij kryeministri ndaj deputetëve dhe qytetarëve. Judini shumë mirë që në mbledhjen e kryesisë nuk e kemi pas këtë pikë të rendit të ditës, dhe kjo është fut me kërkesë të kryeministritdhe tash të vije një kërkesë tjetër e kryeministrit për tërheqjen e kësaj pike të rendit të ditës është e paarsyeshme,dhe ne si grup parlamentar Nisma për Kosovë nuk e përkrah”, – tha Bajrami.

Pas kësaj, kryesuesi Hamiti deklaroi se seanca është e përfunduar, dhe se kryesia të hënën do të marrë vendim se kur do të mbahet seanca e radhës. /Kosovaprees/

 

read more
1 203 204 205 206 207 216
Page 205 of 216