close

Rajoni

Rajoni

SERBI: KUSHTE TË VËSHTIRA PËR REFUGJATËT!

no thumb

 

Serbia po ballafaqohet me probleme rreth përkujdesjes së mijëra refugjatëve. Disa qëndrojnë nëpër parqet e Beogradit kurse të tjerët në tullanën e braktisur në Suboticë, në provincën e Vojvodinës, në afërsi të kufirit me Hungarinë.

Në disa vende të Serbisë pamjet e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe veriu i Afrikës, aty ku ndalen për të pushuar, janë bërë të zakonshme. Njëri prej tyre është Ako, një refugjat nga Iraku.

“Nuk ka jetë në Irak, atje ka luftë, gjithkund kemi problem. Dëshiroj të shkoj në Gjermani, por në Hungari më kapën ngase nuk kisha dokumente. Dua të shkoj në Gjermani ku e kam vëllaun”

Derisa nuk i realizohet kjo dëshirë, sikurse refugjatët tjerë, edhe ai do të flejë nën qiell të hapur,që ka edhe çmimin e vet.

“Më së shpeshti kolliten,veçanërisht kur moti është me shi, kanë ndezje mushkërish, janë të ftohur.Përpos kësaj, kanë probleme gastro-intestinale, duke marrë parasysh se udhëtojnë. Gjithashtu, kanë dhimbje në muskujt për shkak të ecjes në këmbë…” –  thotë Nevena Radovanoviq, mjeke.

Të këtillë mund të ketë gjithnjë e më shumë ngase vlerësohet se çdo ditë në Serbi arrijnë mbi 1500 refugjatë që kanë nevojë për ndihmë.

“Ajo që duhet janë tendat, thasët për fjetje, batanije, garderobë e ngrohtë dhe mjete higjienike. Organizata jonë pesë herë në javë sjell ndihma nëpër parqet ku grumbullohen refugjatët dhe rregullisht jemi në terren nëpër qendrat e azilit ku shohim se çka po ndodh. Kapacitetet janë gjysmë të zbrazura” – deklaron Jovana Dinçiq nga qendra për Ndihmë Azilkërkuesve.

Edhe në Serbi paraqitet paradoksi për të cilin është i vetëdijshëm edhe vetë shteti.

“Nuk mund të besoj se kemi polici që me forcë po i largon njerëzit nga parqet, ne këtë nuk do ta bëjmë”-  shprehet Nenad Ivanisheviq nga ministria për Çështje Sociale.

Do të punohet për hapjen e punkteve për ndihmë në katër pikat më kritike: Beograd, Suboticë, Kanjizhë dhe Preshevë, kurse harxhimet janë gjithnjë e më të mëdha.

“Këto janë shpenzime minimale me vlerë prej 15 mijë euro, natyrisht këto harxhime rriten dhe për këtë shkak kjo ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare, që e kemi pritur gjatë kohë, është e mirëseardhur dhe shpresojmë të jetë konstante. Presim që Serbia të futet në projektin mesdhetar të ndihmës dhe të mos i ndihmohet vetëm Greqisë dhe Italisë,por të përfshihet i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.’

Si ndihmë e parë nga fondet evropiane, autoriteteve në Serbi iu janë akorduar 390 mijë euro ndihmë urgjente si mjete të pakthyeshme. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Rajoni

ATHINË: KREU I OPOZITËS NË KRYE TË QEVERISË

no thumb

 

Kreditorët financiarë ndërkombëtarë të Athinës, kanë shfaqur bindjen se megjithëse Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme kjo nuk do të ndikojë në zbatimin e reformave që Kryeministri Tsipras i ka premtuar. Karshi kësaj, anëtarët rebelë të Syrizas, që shkaktuan dhe dorëheqjen e qeverisë janë gati për krijimin e partisë së re. “Uniteti popullor” është emri më i ri i formacionit politik që përbëhet nga 25 deputetët e shkëputur nga partia e deritashme në pushtet.

Ndryshon situata në Greqi, pas dorëheqjes së kryeministrit Alexis Tsipras. Lideri i partisë opozitare Demokracia e Re, Evangelos Meimarakis, ka marrë zyrtarisht nga presidenti i vendit Prokopis Pavlopoulos mandatin për të krijuar qeverinë e re.

“Do të impenjohemi për të gjetur një zgjidhje sepse kemi detyrimin që ta bëjmë”-citohet të ketë thënë Meimarakis për agjencinë greke të lajmeve ANA.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie me një kryeministër nga SYRIZA, siç është zëvendës kryeministri në ikje Yannis Dragasakis. Tashmë  61 vjeçari Meimarakis ka tre ditë kohë për të krijuar qeverinë e re, por shanset duken të pakta, pasi partitë e tjera pro-europiane si PASOK dhe To Potami kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të krijojnë mazhoranca të reja e as të mbështesin ekzekutivin në minorancë.

“Zgjedhjet nuk janë të nevojshme, do të përpiqem të krijoj një qeveri të re për të evituar efektet negative afatgjatë që do të sillnin zgjedhjet”-tha Meimarakis.

Ndërkaq, anëtarët rebelë të Syrizas, që shkaktuan dhe dorëheqjen e qeverisë janë gati për krijimin e partisë së re. “Uniteti popullor” është emri më i ri i formacionit politik që përbëhet nga 25 deputetët e shkëputur nga partia e Aleksis Ciprast. Kjo parti do të udhëhiqet nga ish-minsitri i Energjitikës, Panajotis Lafazanis, i cili ishte një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes financiare  të Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë.
Të enjten, kryeministri Aleksis Cipras dha dorëheqjen pasi partia e tij doli kundër marrëveshjes së ndihmës me kreditorët ndërkombëtarë. Gati një e treta e deputetëve SYRIZA-së abstenuan ose votuan kundër kushteve të marrëveshjes së re çka bëri që kryeministri Tsipras efektivisht  të humb shumicën në parlament./Agjencitë e lajmeve/

read more
Rajoni

TIRANË: EKONOMIA E VENDIT, PËRPLASJE POZITË-OPOZITË

no thumb

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel bizneseve që të marrin masa e të heqin dorë nga evazioni fiskal nëse në Shtator nuk duan të ndëshkohen rëndë nga ligji. Rama përcolli mesazh të qartë edhe për qytetarët duke u bërë thirrje  që të mos paguajnë nëse nuk u japin kupon tatimorë.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se po rrënon bizneset dhe qytetarët me politikat që ka ndjekur në rritjen e taksave, shtimin e korrupsionit dhe informalitetit në vend.

Basha tha se kjo situatë ishte paralajmëruar më herët nga opozita me paraqitjen e amendamenteve në Kuvend që nuk morën vëmendjen e Ramës dhe Metës. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

read more
Rajoni

HYSENI: 46 KOSOVARË TË VDEKUR NË LUFTËRAT NË SIRI E IRAK

no thumb

 

Hyseni në takimin me Këshilli komunal të kryeqendrës për Siguri në Bashkësi ka theksuar se, sipas Departamentit të Antiterrorizmit të MPB-së, pre e ideologjive militante fetare janë kryesisht të rinjtë.

Ministri i Brendshëm tha se Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi dhe anëtarët e këtij këshilli janë zërat më të mirë për të dërguar mesazhin vetëdijësues kundër ekstremizmit.

Hyseni: 46 shqiptarë të vdekur në Siri e Irak

“Të dhënat që bashkëpunëtorët e mi më ofrojnë flasin për diku rreth 300 luftëtarë të huaj nga Kosova që kanë marrë pjesë në luftërat në Siri e Irak në faza të ndryshme, jo aktualisht, por që nga fillimi… Po ashtu kemi një shifër shqetësuese për numrin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që deklarohen si të vdekur në Siri e Irak nuk po them që deklarohen si të vrarë sepse pak dihet për mënyrën si kanë vdekur ata njerëz, por dihet që kanë vdekur dhe janë 46 sipas informacioneve të fundit. Këto shifra vetvetiu do duhej të ishin shqetësuese dhe do duhet të paraqesin shqetësim për institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet, edhe në nivel qendror edhe nivelin lokalë…Ky këshill dhe anëtarët e këtij këshilli janë zërat më të mirë, më të qëlluar për të dërguar një mesazh vetëdijesimi kundër ekstremizmit”, tha Hyseni.

Lidhur me shqetësimin e shkuarjes së kosovarëve në luftërat e huaja, drejtori i Departamentit për antiterrorizëm, Fatos Makolli, thotë se ideologjia ekstremiste në Kosovë është bazuar në keqinterpretimet e Kuranit.

Makolli: Të rinjtë pre e ideologjive fetare

“Ne të gjithë e dimë qysh vitet e para të pas luftës tendencat për importimin e ideologjive ekstremiste në Kosovë, kryesisht ideologji këto të bazuar në keqinterpretime të kuranit apo në islamin, të islamit radikal politikë që kryesisht kanë qenë në kundërshtim edhe me vlerat edhe me traditat edhe me normat tona si shoqëri. Me gjithë rezistencën që ka qenë një rezistencë shumë e madhe e popullatës sonë, kryesisht për shkak të ndjenjës të traditave të forta të ndjenjës së përkatësisë kombëtare që ka mbizotëruar gjithmonë te ne, megjithatë pjesa më e cenueshme e shoqërisë ka ra pre e këtyre ideologjive që janë kryesisht të ri”, tha Makolli.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në këtë takim të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, tha se niveli i sigurisë në Komunën e Prishtinës është i kënaqshëm. Ahmeti theksoi incidentet me therje në shkolla ku për këtë problem komuna ka marrë masa. /Kosovapress/

 

 

read more
Rajoni

SHQIPËRI-KOSOVË: NIVEL I ULËT I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK

no thumb

 

Ekspertët në Tiranë dhe Prishtinë, vlerësojnë se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës edhe përpos nënshtrimit të më shumë marrëveshjeve ndërqeveritare ende është në nivele të ulëta. Ekonomistët bazohen në të dhënat zyrtare të numrit të bizneseve që operojnë sa në Shqipëri dhe në Kosovë; ku 300 biznese kosovare janë të regjistruara në Shqipëri dhe 500 biznese shqiptare janë të regjistruara në Kosovë.

Sistemi i ndryshëm i taksimit krijon po ashtu probleme dhe pengesa në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, ku aktualisht Shqipëria ka implementuar taksën progresive. Sipas tij, çdo ndryshim taksash apo çdo ndryshim tarifash doganore, apo çdo lloj strategjie tjetër e tregtisë së jashtëme duhet të ndërmerret nga të dyja qeveritë njëkohësisht.

Nga ana tjetër, Kadia nuk e sheh si negativ shkëmbimin e lartë tregtar të dy vendeve me Serbinë. Përkundrazi, sipas tij kjo marrëdhënie e mirë tregtare me Serbinë ndikon pozitivisht edhe në stabilitetin politik të rajonit.

Kadia shton se nuk është e rëndësishme që të konkurrojmë Serbinë apo dikë tjetër, por ne si Shqipëri dhe Kosovë të prodhojmë dhe të specializohemi në ato fusha ku jemi të afta për të prodhuar, dhe për të cilat tregu ka nevojë.

Në dy mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri-Kosovë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, sidomos në sektorin ekonomik, por implementimi i tyre po has vështirësi. Shumë biznese ankohen se paguajnë tarifa të larta në doganë apo kanë pengesa të tjera tregtare. /Kosovapress/

read more
Rajoni

XHAFERRI TAKON AMBASADORIN REKA

no thumb

 

Për herë të parë zëvendëskryeministri i vendit, Musa Xhaferri ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

Zëvendëskryeminstri Xhaferri dhe ambasadori Reka, biseduan për zhvillimin e ngjarjeve politike në vend, implementim e marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike e të tjera tema me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, në këtë takim tha se integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike së bashku me zbatim e marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimin ekonomik, mbeten prioritet i Qeverisë.

Gjithashtu, ata u shprehën se dy qeveritë do të bashkëpunojnë ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore , si ndërtimin e rrugës së Arbërit, Korridorin 8, lidhjen hekurudhore dhe projekte tjera që janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, thuhet në kumtesën nga kabineti i zëvendëskryeministrit Xhaferri. /V. A./

read more
Rajoni

KOSOVË: FLET DJALI I RIÇARD HOLBRUKUT

no thumb

NË Sarajevë po mbahet festivali ndërkombëtar i filmit. Në 18 programe të ndryshme  deri më datën 22 gusht do të shfaqen 259 filma nga 57 vende të botës. Mes tyre është edhe filmi dokumentar DIPLOMATI me autor Delvid Holbrukun, djalin e diplomatit të ndjerë amerikan Riçard Holbruk  i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krizën e përgjakshme në ish-Jugosllavi.

David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë Amerikan Richard Holbrook, është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë, me ç’rast edhe do të promovojë filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës dhe trashëgimisë së babait të tij. Sot ai ishte në Viti, qytet ky  në të cilin para një viti është ngritur busti i babait të tij në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Kjo është një statujë shumë e bukur. Ai do të ishte shumë krenarë. Ai ka qenë i njohur për egon e tij të madhe, por koka e tij këtu është edhe më e madhe. Është një moment shumë emocional për mua dhe familjen time dhe do të kisha pasur dëshirë që edhe fëmijët e mi të ishin këtu dhe të shohin se çfarë ka bërë gjyshi i tij dhe si po përcillet. Dua të falënderoj kryetarin e Komunës, zotëri Halitin dhe ambasadën amerikane që më kanë sjellë sot këtu, kjo është një ditë shumë e madhe. Kam parë fotografi të bustit, por ta shoh kështu të gjallë është një kënaqësi e veçantë. Njerëzit thoshin se ne kemi përngjarë, por unë nuk mund të them ashtu sepse ai ka pasur më shumë flokë. Kështu që faleminderit edhe një herë” – thotë David Holbrooke, autor i filmit “The Diplomat”. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Rajoni

SERBI: KONFISKOHEN 25 LIBRA ‘TË DEBATUESHËM’ SHQIP!

no thumb

Autoritetet doganore serbe në vendkalimin kufitar Hungari-Serbi, në Horgosh, kanë konfiskuar 25 libra në shqipe për shkak se, sikurse njofton media në Beograd, paskan pasur përmbajtje të debatueshme: Fjala është për tetë ekzemplarë të librit ‘Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët’ dhe 17 ekzemplarë të monografisë për ushtarin e UÇK-së, Agim Zeneli.

Portali B92 transmeton njoftimin e Drejtorisë së Doganave të Serbisë, sipas të cilit ‘literatura e debatueshme’ ka qenë në një paketë në rimorkion e një autobusi që qarkullonte në linjën Vjenë-Prizren. Meqenëse, asnjëri nga të 16 pasagjerët nuk është deklaruar si pronar, është inicuar procedura kundërvajtëse ndaj shoferit shqiptar të autobusit, kurse librat përkohësisht janë konfiskuar,- transmeton TV ART njoftimin e portalit B92.

read more
Rajoni

BEOGRAD: SERBISË I KANOSET ‘MURTAJA E BARDHË’

no thumb

Serbia, për nga shkalla e natalitetit është vendi i fundit në Ballkan. Televizioni shtetëror serb thotë se arsye pse këtij vendi po i kanoset murtaja e bardhë është  para së gjithash situata e paqëndrueshme ekonomike. Për këtë arsye  një biznesmen planifikon ngritjen e një Fondacioni  për të trimëruar serbët që të lindin më shumë.

Sipas të dhënave statistikore serbe, në vitin 2013 në Serbi  janë regjistruar 65.554  lindje që është shifra më e ulët  që nga fillimi i shekullit XX. Po këtë vit kanë vdekur 100.300  persona. Murtaja e bardhë është më e shprehur në pjesën jugore dhe lindore të vendit ku mosha mesatare e popullsisë arrin 43.2 vjet dhe ku çdo i treti vendbanim ka më pak se 100 banorë.

Televizioni shtetëror serb  njofton se të rinjtë vendosin në moshë të vonshme të krijojnë familje: Nga vitet e nëntëdhjeta, numri i familjeve me fëmijë është zvogëluar për 16 për qind. Çdo e dyta familje në Serbi ka  nga vetëm një fëmijë. Vetëm 40 për qind prej tyre vendosin të kenë dy, ndërsa gjithsej shtatë për qind – tre fëmijë.

Këta tregues e kanë shtyrë  këtë biznesmen  që të përfshihet në betejën kundër murtajës së bardhë. Zoran Iliq, planifikon të krijojë një Fondacion për t’i dhënë shtytje natalitetit, kryesisht duke ndihmuar financiarisht familjet që kanë  nga tre fëmijë.  Iliqi bën thirrje që ky të jetë një aksion kombëtar serb.

Krahas kësaj kërkohet që për grate të krijohen kushte më të favorshme të punësimit, përkujdesje për fëmijët që nënkupton hapjen e çerdheve. Si ilustrim për këtë, Televizioni shtetëror serb  iu referohet përvojave të vendeve të tjera. Fjala vjen, Suedia ka ulur tatimpagimet për bashkëshortët  që kanë periudha të ngushta mes lindjes së fëmijëve, kurse Rusia veçon nga dhjetë mijë euro për fëmijën e dytë, të tretin e për secilin që pason.

Të dhënat e fundit flasin se krahas Serbisë  me uljen e natalitetit ballafaqohen edhe vende të tjera ballkanike si Bosnjë e Hercegovina e Kroacia, gjë që nuk mund të thuhet për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi apo edhe Shqipërinë,  bën të ditur Tv Art.

 

read more
Rajoni

BEOGRAD: KRYEMINISTRI VUÇIQ PËR RASTIN BYTYQI

no thumb

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vrasja e shtetasve amerikanë, tre vëllezërve Bytyqi, me origjinë nga Kosova, në vitin 1999, është problem më i madh dypalësh  në marrëdhëniet e Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por se ky i pyetur nëse në shtator, kur është planifikuar një vizitë e tij në Shtetet e Bashkuara, a do të dërgojë prova të reja lidhur me rastin Bytyqi,  Vuçiqi citohet të ketë deklaruar se  nuk është fjala për dërgim  të provave dhe letrave, por për zgjidhjen e një krimi të rëndë të cilin e kanë bërë disa njerëz tanë. Kryeministri serb ka theksuar se me zgjidhjen e këtij rasti do të zgjidhej ‘problemi më i madh dypalësh, që ekziston në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë’.

Tre vëllezërit Bytyqi u vranë në muajin korrik të vitit 1999 në një polygon policor, kurse kufomat e tyre u gjetën dy vite më vonë në një varrezë masive në lokalitetin Petrovo Selo, në afërsi të Kladovës në Serbi. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
1 215 216 217 218 219 223
Page 217 of 223