close

Sport

Sport

LUIS HAMILTON MË I SHPEJTI NË PROVËN FINALE

no thumb

Luis Hamilton është kthyer fuqishëm në provën finale të vlefshme për Grand Priksin Belgjian duke shënuar kohën më të shpejtë për afro gjysmë sekondi.

Anglezi qëndroi pas Niko Rosbergut në provat e së shtunës, por i rregulloi problemet me veturën e tij për të vazhduar në një nivel tjetër në ditën e sotme.

Ai arriti në kohën më të shpejtë me 0,498 sekonda para Rosbergut dhe Sebastian Vetelit që doli i treti me sekonda. Kimi Raikonen mbeti i katërti para Serxho Perez që përfundoi i pesti. Daniel Ricciardo ishte i gjashti ndërsa i shtati Daniel Kviat me një diferencë prej 0,05 sekonda. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Sport

LIGAT RAJONALE NISIN ME 29 DHE 30 GUSHT

no thumb

fos

Duke u bazuar në vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me datën 29 dhe 30 gusht, 60 ekipe të futbollit të ndara në pesë grupe do të fillojnë garat për  kampionatin 2015-2016. Në Ligën rajonale Perëndimi ku bëjnë pjesë 12 ekipe nga Lidhjet e futbollit të Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, në mesin e të cilave janë edhe dy ish skuadra të ligës së parë, u bë tërheqja e shortit.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Liga e tretë perëndim do të fillojë me datë 29 dhe 30 gusht. Ka dymbëdhjetë klube në të gjithë ligat e treta në Maqedoni. Sistemi i Bergerit, çdo ekip luan dy herë me secilin, vjeshtë-pranverë dhe ekipi i parë do të luajë në balotazh” – tha Komisari për gara, Xhevdet Dalipi.

Kampionati në pesë grupet e ligave rajonale do të zhvillohen sipas sistemit të Bergerit në dy rrethe vjeshtë pranverë. Për fillimin e kampionatit të ri në të gjitha rajonet janë bërë  përgatitjet e duhura që kampionati  të rrjedhë sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. /SH.S/

read more
Sport

“PEKIN 2015”: DËSHTON LUIZA GEGA

no thumb

 

Kampionati botëror i atletikës për garuesit shqiptar i ka përfunduar që  në  garat kualifikuese. Luiza Gega dhe Musa Hajdari u renditën të 21-tët  në  disiplinat 1500 gjegjësisht 800 metra.

Luiza Gega e cila ishte njëra ndër favoritet në disiplinën 1500 metra ka dështuar edhe pse  kryesonte   në  400 dhe 800 metrat e parë. Por kjo taktikë i kushtoi shtrenjtë në gjysmën e mbetur të garës . Ajo  në  grupin e saj  arriti e dhjeta me kohën 4 minuta, 9 sekonda e 36 të qindtat. Me këtë  rezultat  ajo u kalsifikua e 21-ta në renditjen e përgjithashme  nga gjithsejtë 35 atlete.

Përaqësuesi i Kosovës Musa Hajdari i cili do të hyjë në histori si atlet i parë i Kosovës  në kampionatin botërorë,  në disiplinë 800 metra doli i 21-ti në renditjen e përgjithëshme, shënoi rekord të ri 1 minut 47 sekonda e 70 të qindtat.

Në gjysmëfinale të kampionatit botëror nuk u kulifikua edhe përfaqësuesi i Maqedonisë Riste  Pandev  i cili vrapo në  100 metra.

Kampionati botërorë i atletikës “Pekin 2015” do të zgjasë deri më 30 gusht. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Sport

FUTBOLL: ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË TRETË

no thumb

 

Kampionati i futbollit në Ligën e parë vazhdon me ndeshjet e javës së tretë  që në program janë  të dielën me fillim në orën 16:30.  Ndeshje më tërheqëse në këtë xhiro është përballja mes Metalurgut dhe Shkëndijës që do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Skuadra vendase në dy xhirot e para ka fituar vetëm një pikë ndërsa kuqeznjët kanë një fitore dhe një disfatë. Në këtë ndeshje Shkëndija do të ketë edhe përkrahjen e tifozëve të vetë të cilët do të udhëtojnë të organizuar në Maxhari.

Bregallnica në Shtip, përballet me Shkupin, me shpresë  se do të vazhdojë serialin e suksesve në cilësinë e vendasit, ndërsa Shkupi pas dy barazimeve  do të tentojë të nxjerrë rezultat që i konvenon. Kampioni në fuqi Vardari  është nikoqir i debutuesit Mladost Carev Dvor, ndërsa Turnova takohet me Sileksin. Përballja  Renova – Rabotniçki është  anuluar.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë luhen të dielën me fillim në orën 16:30, takohen:

 

Bregallnica –  Shkupi

Metalurgu  –  Shkëndija

H.Turnovo  –  Sileks

Vardar       –  Mlladost CD

Renova      –   Rabotniçki  (nuk luhet) /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
SportVendi

FFM: DRULLOVIQ SHPALL LISTËN E 21 FUTBOLLISTËVE

no thumb

 

Në prag të dy ndeshjeve kualifikuese kundër Luksemburgut  dhe Spanjës  për  kampionatin evropian “Franca 2016” , sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në një konferencë për shtyp, seleksionuesi Ljubinko Drulloviq shpalli listën e 21 futbollistëve në mesin e të cilëve janë edhe  gjashtë shqiptarë të cilët do të jenë në kombinim për këto dy ndeshje të rëndësishme

Para nesh janë  dy  ndeshje të rëndësishme, në  veçanti dueli kundër  seleksionit të Luksemburgut, ku  presim të shënojmë  fitore  që do të na sjellë atmosferë motivuese  para ndeshjes me  Spanjën. Kam  të ftuar  21 futbollist, kam lënë  hapësirë  për të ftuar edhe  dy  lojtarë tjerë. Problemi  ynë më i madh  është  fakti  se disa nga  reprezentuesit tanë  nuk janë  në planë  të parë  në ekipet  tyre, nuk  luajnë  aq sa duhet dhe nuk janë  bartës të  lojës. Kjo paraqet  një  problem jo vetëm për  mua,  por edhe  për seleskionuesit e  seleksioneve të reja” deklaroi seleksionuesi Druloviq.

Sa i përket pjesëmarrjes së Arijan Ademit, i cili ishte i lënduar, seleksionuesi Drulloviq shpreson se ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës.

“Ademi përjetoi një goditje dhe ishte mirë për ne që nuk luajti në Shqipëri. Është mirë që Dinamo nxorri rezultat të mirë atje dhe ai mund të mos luaj në ndeshjen e kthimit. Kam folur me atë do të shërohet deri atëherë. Është lojtar kyç për ne dhe pres të jetë me ekipin. Ai është lojtar i rëndësishëm” tha seleksionuesi Druloviq.

Grumbullimi i lojtarëve është caktuar me 31 gusht, ndërsa për në Luksemburg do të udhëtohet me 4 shtator, kurse me Spanjën luhet me 8 shtator në stadiumin “Filipi i Dytë”.

read more
Sport

VOKRRI: NDESHJA MIQËSORE ME BURKINA FASON NË DYSHIM

no thumb

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në një intervistë për KosovaPress,  ka folur edhe për miqësoren e ardhshme të përfaqësues së Kosovës kundër Burkina Fasos, miqësore kjo që tashmë është në dyshim nëse do të luhet apo jo për shkak se Burkina Faso dëshiron të vijë në Kosovë më lojtarët U-21-23. Por, sipas Vokrrit,  marrëveshja është që Burkina Faso të vijë me ekipin A.

“Ne e kemi informuar opinioni në kohë dhe kemi disa probleme të natyrës që është, sepse ata kanë menduar ta dërgojnë terë ekipin nga 21-23 vjeç. Unë nuk dyshoj se ata kanë talenta të jashtëzakonshëm, mirëpo, ne kemi kërkuar nga agjentët që aranzhojnë ndeshje së ne nuk jemi dakord që të zhvillojmë ndeshje të tillë, për arsye të shumta, dhe ata janë duke bërë çmos që se paku 60 përqind të ekipit të jetë standard të Burkina Faso, dhe unë njoh shumë lojtarë të tyre që evulojnë në kampionatin francez dhe ka lojtarë edhe në kampionatin turk, është një ekip mjaft solide, dhe e vetmja kjo është arsyeja që ne momentalisht e kemi refuzuar, ende nuk dihet se a do të luhet apo nuk do të luhet. Unë kam dokumentin që duhet të luajë ekipi A i Kosovës dhe i Burkina Fasos, ky është problemi. Shumë shpejt do të definohet”,- ka pohuar Vokrri.

Në rast se do të dështojë miqësorja mes Kosovës dhe Burkina Fasos, atëherë sipas Vokrrit, me kërkesën e seleksionuesit Albert Bunjakut, të mbahet një kamp në Prishtinë dhe të përmbyllet me një ndeshje kontrolluese.

 

 

read more
Sport

LIGA EVROPA: RABOTNIÇKI – RUBIN KAZAN 1:1

no thumb

 

U zhvilluan ndeshjet e xhiros së tretë të Ligës Evropa. Përfaqësuesi i vetëm nga Maqedonia, skuadra e Rabotnickit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Shkupit luajti baraz 1 me 1 kundër ekipit rus Rubin Kazanit. Të parët në avanatazh erdhën rusët përmes Karadenizit në min e 65 ndërsa pesë minuta para përfundimit të ndeshjes barazoi Ristevksi. Romantikët ishin të hendikepuar pasi në minutën e 54 me karton të kuq u ndëshkua Petrovic. Paoku i Selanikut ku luan Ergys Kace shpartalloi 5 me 0 ekipin e Brondbyt ku luajnë Elbasan Rashani dhe Riza Durmishi. Qarabagu ku mbron ngjyrat Agolli në transfertë mundi Jang Bojsin 1 me 0. Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Odd Grenland dhe Borussia Dortmund e cila përfundoi 3-4 në të mirë të gjermanëve edhe pse pjesën e parë e mbyllën në disavantazh prej 3 golave. Fenerbahce mundi 1 me 0 si mysafir grekët e Atromitros falë golit të Van Persie në minutën e 90.

Ndeshjet kthyese do te zhvillohen pas një jave. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Sport

KRIME: BOKSIERI AMERIKAN KËRKON NËNSHTETËSINË RUSE!

no thumb

 

Boksieri 46 vjeçar Ron Jones Jr, i famshëm për fitimin e titujve botërorë në katër kategori të ndryshme, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin për shtetësi ruse dhe Putini i ka plotësuar dëshirën.

“Mendoj se nëse kam pasaportë ruse, do të ishte më e lehtë për mua që të vij sepse njerëzit këtu e duan sportin dhe unë e dua këtë vend”, i ka thënë Jones, kryetarit Rus.

“Nëse e keni ndërmend që një pjesë të rëndësishme të jetës suaj ta lidhni me aktivitetet në Rusi, atëherë sigurisht që ne do të jemi të lumtur që ta përmbushim kërkesën tuaj me kënaqësi për marrjen e shtetësisë ruse”, i është përgjigjur Putin.

Boksieri Jones ka thënë se ai shpreson që sporti do të ndihmojë “në ndërtimin e urës” në mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Sport

NBA: TIM DUNCAN FITON ÇMIMIN BASHKËLOJTARI MË I MIRË

no thumb

 

Tim Duncan ka fituar çmimin si bashkëlojtari më i mirë për sezonin 2014/2015. Ky çmim është i destinuar të shkojë për një lojtarë i cili ka qenë lider i skuadrës, ka dhuruar asistime, ka qenë si mentor dhe shembull për lojtarët tjerë, si dhe i ka qëndruar besnik ekipit. Duncan në karierën e deritanishme 18 vjeçare e ka ndihmuar San Antonion të merr pjesë në secilin vit në play-off dhe të fitoj 5 kampionate.

Paneli i përbërë nga disa legjenda të NBA-së nominoi gjashtë lojtarë nga të gjitha konferencat për këtë çmim. Më pas afro 300 basketbollist dhanë votën e tyre për më të mirin.

Duncan doli i pari me 1494-ër pikëve të fituara. Pas tij u rendit Vins Karter i Memfisit  me 818-et dhe i treti Elton Brand i Atlanta me 707-të pikë.

Vitin që lamë pas Duncan ishte i selektuar në 15 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të NBA-së dhe të atyre më të mirë defenziv. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Sport

FFM: ANULOHET NDESHJA RENOVA – RABOTNIÇKI

no thumb

 

Ndeshja e xhiros së tretë ndërmjet ekipit Renova dhe Rabotniçkit që sipas  orarit duhej të zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:30, me kërkesën e romantikëve është anuluar shkaku i angazhimeve në garat e Ligës Evropa dhe e njëjta do të zhvillohet në  një termin të përshtatshëm.

Ndërkaq komisioni i referëve ka caktuar arbitrat që do të ndajnë  drejtësi në ndeshjet e javës së tretë në  ligën e parë. Ndeshja Vardari -Mladosti Carev Dvor që do të zvillohet në stadiumin e Gjorce Petrovit u është besuar referëve tetovar Josip Barton me asistentët Isa Emurli dhe  Nasuf Latifi. Përballjen Metalurg – Shkëndija, që do të luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” drejtësinë do të ndajë Aleksandar Stavrev me ndihmësit  Kirovski dhe  Kostadinov. Takimi derbi i kësaj jave ndërmjet Bregallnicës  dhe  Shkupit i është besuar Dimtar Meckarovskit me ndihmësit Nedelkovski dhe Petrevski dhe përballja Horizont Turnova -Sileksi do të referohet nga Stevçe Shulevski me ndihmësit Negrievski dhe Macevski. Të gjitha ndeshjet e javës  së tretë zhvillohen të dielën me fillim në orën 16:30. /SH. S./

 

 

read more
1 475 476 477 478 479 496
Page 477 of 496