close

Teknologji

Teknologji

LAJMET NË FACEBOOK, SË SHPEJTI ME PAGESË

instantarticleswordpresshero

Përdoruesit e rrjetit social Facebook së shpejti do të detyrohen të paguajnë nëse duan të shikojnë lajme.

Gjigandi i medias sociale është duke punuar në një funksionalitet të ri me të cilin përdoruesit mund të abonohen nga aplikacioni mobil tek publikuesit në mënyrë që të marrin lajmet më të fundit raportoi Wall Street Journal.

I kërkuar prej kohësh nga publikuesit, kjo formë abonimi pritet të mbërrijë në fund të 2017-ës. Shumë detaje ngelen të paqarta, po është përfolur se shërbimi i ri do të shtrihet vetëm tek artikujt e çastit të njohura ndryshe edhe si Instant Articles.

Gjithashtu një mister ngelet forma e pagesës si përdoruesit do të kenë një limit lajmesh falas dhe më pas të paguajnë.

Një gjë është e sigurtë, ky shërbimi i ri do të ishte një boom i vërtetë për publikuesit të cilët kërkojnë disa ditës të rrisin abonimet dixhitale dhe si rezultat edhe të ardhurat.

Që nga 2015-ta publikuesin kanë kërkuar nga Facebook të përfshijë një opsion të tillë tek Instant Articles. Shumica e tyre ishin të pakënaqur të ardhurat e gjeneruara nga Instant Articles si rezultat i kufizimit të llojeve të reklamave.

read more
Teknologji

PREZANTOHET SUPER-MJETI MË I SHPEJT SE AVIONI

hyperloop-one-655×356

Një kompani transporti ka prezantuar projektin e saj më të ri që të “Hyperloop One”, i cili synon transport me shpejtësinë e zëri dhe kjo do t’ua kalojë avionëve dhe sigurisht edhe mjeteve rrugore.

Prezantimi është bërë në samitin e Abu Dhabit në Lindjen e Mesme.

Kompania mendon se ajo do të mund të thith rreth 12 miliardë dollarë, nga 35 miliardë dollarë që është totali i transportit të mallrave në rajonin e Gjirit, duke përfshirë këtu edhe 7 miliardë dollarë të tregut aktual të mallrave nga ajri.

Fillimisht, kompania ka menduar që të bëjë transportin e mallrave dhe më pas të pasagjerëve me shpejtësi ekstreme. Mjeti do të lëvizë me një shpejtësi me 1080 km në orë, duke kaluar kështu edhe avionët.

Projekti pritet të zbatohet fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke synuar transformimin e ekonomisë së këtij vendi, tha Shervin Pishevar, Kryetar Ekzekutiv dhe bashkë-themelues i Hyperloop One.

Përveç kësaj, projekti pritet të hapë mundësi punësimi për 200 milionë të rinj në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Samiti në Abu Dhabika nisur më 27 dhe përfundon më 30 mars./ART CHANEL

read more
Teknologji

RISI TEKNOLOGJIKE: SEMAFORËT QË PARANDALOJNË PËRDORUESIT E SMARTFONËVE

Screenshot_1

Përdorimi i smartfonëve nga këmbësorët dhe çiklistët është një problem i madh. Tramvajet në Holandë shumë shpesh bëjnë ndalesë emergjente për shkak se dikush ka qenë duke shikuar smartfonin e tij në vend të trafikut. Por, edhe për këtë do të ketë një zgjidhje. Se cila është ajo, ta ndjekim kronikën në vazhdim…

Një komunë në Holandë ka prezantuar një semaforë të ri për këmbësorët i dizajnuar në mënyrë specifike për të parandaluar përdoruesit e smartfonëve që të hynë në trafik, duke i shfaqur një vijë drite në trotuar.

I ndërtuar nga Sistemet e Trafikut në Holandë HIG, drita e re +LightLine vjen me një shirit LED i cili ndriçon në tretuar horizontalisht, para kalimit të rrugës.

Përdoruesit e smartfonit duke shikuar telefonin e tyre, me kokë teposhtë, do të shohin këtë shirit me drita LED me ngjyra, i cili gjendet poshtë këmbëve të tyre, para se të kalojnë rrugën, për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, për shkak të shpërqendrimit të tyre.

Këto drita janë duke u testuar në komunën e Bodegraven-Reeuwijk të Holandës, e cila ndërron ngjyrat në tokë, të kuqen dhe të gjelbrën.

Kur semafori është duke ndërruar ngjyrë, shiriti LED do të bëjë dritë si pulsi i shpejtë për të njoftuar këmbësorët. /Agjencitë/

 

read more
Teknologji

RISI TEKNOLOGJIKE: FILLOI PRODHIMI I AUTOMJETEVE FLUTURUESE PAL-V

Screenshot_1

Si duket njerëzimi po hyn në një faze të re zhvillimi, kurse njerëzit gradualisht po e ndryshojnë edhe mënyrën e të jetuarit. Ekspertët e teknologjisë këto ndyrshime i kanë filluar t’i zbatojnë edhe në industrinë e automobilizmit.

Prodhuesi i automjeteve fluturuese PAL-V filloi zyrtarisht shitjen e modeleve tregtare, “Liberty Pioneer” dhe “Liberty Sport”. Makina e parë fluturuese në botë, e tregtuar tashmë është një realitet.

Menaxherët e kompanisë PAL-V u deklaruan gazetarëve se ekipi i tyre arriti të krijojë një veturë fluturuese inovative, konform me normat e sigurisë ekzistuese të përcaktuara nga organet rregulluese në botë.

Në përfundim me sukses të programeve testuese të mjeteve të tyre konceptuale nga në viti 2009 dhe 2012, PAL-V filloi krijimin e produkteve tregtare që dalin sot në treg. /Agjencitë/

 

read more
Teknologji

FACEBOOK FESTON DITËLINDJEN E 13-TË

20150821155725-gifs-coming-facebook-posts-1

Facebook rikthehet në festimet e “Friends Day”, ditës së miqve. Festa fillon për 4 shkurtin, ditëlindjen e rrjetit social që këtë vit fik plot 13 qirinj.

Për këtë rast 1.86 miliardë përdorues të Facebook janë duke parë videot e tyre të personalizuara për t’u shpërndarë në platformë. Në këtë filmim pamjet e profilit të miqve dhe fotove të bëra bashkë shfaqen në formën e një njeriu që kërcen.

Mes të rejave të #friendsday janë dhe pamjet e animuara ad hoc. “Për të filluar një bisedë me miqtë në mënyrë të thjeshtë dhe zbavitëse, Messenger do të prezantojë Gif me temën e Friend Day”, bën të ditur rrjeti social.

Facebook, që tashmë bëhet një adoleshent, u lançua më 4 shkurt të 2004 nga Mark Zuckerberg dhe shokët e tij të universitetit, Eduard Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. U nis si një rrjet për studentët e Harvardit, por shumë shpejt u mor dhe nga shkollat e tjera të zonës për të arritur një shpërndarje botërore./TV ART

read more
TeknologjiVideo

TEKNOLOGJI: ZVICRA ME POSTIERË ROBOTË 

2016-09-09_163346

Posta Zvicerane tani po teston shërbimin e shpërndarjes postare me anë të robotëve. Shërbimi zyrtar do të fillojë që në Shtator dhe do të funksionojë në një sipërfaqe rrethore me rreze 5 km.

“Roboti me 6 rrota do të shpërndajë paketa për disa muaj për të testuar nëse një shërbim i tillë është më i frytshëm se ai aktual,” thotë Claudia Pletscher, drejtuese e projektit.

“Objektivi kryesor gjatë testimeve të para do të jetë monitorimi dhe analizimi i reagimeve të këmbësorëve dhe konsumatorëve që do të përfitojnë nga ky shërbim. Nëse vlerësimi është pozitiv atëherë Posta Zvicerane do të vazhdojë të përdorë robotët si të punësuarit zyrtarë të ndërmarrjes”, thekson Pletscher.

Konsumatorët mund të zgjedhin vendin dhe kohën kur duan që paketa e tyre të shpërndahet. Roboti është programuar që të shmangë ose të ndalojë para këmbësorëve, kafshëve apo automjeteve.

Një GPS i instaluar e monitoron atë gjatë gjithë trajektores dhe kur roboti ndodhet para derës ku duhet të dorëzojë paketën një fjalëkalim i përcaktuar çkyç bagazhin e tij.

Postieri metalik mund të punojë ditën dhe natën falë dritave LED që paralajmërojnë për prezencën e tij dhe e orientojnë të ‘shohë’ në hapësirën përreth. Kjo teknologji po testohet gjithashtu në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani.

read more
Teknologji

AUTOMOBILIZËM: ‘’BISHA’’ E RE TESTOHET NË SHTEGUN E USHTRISË

2016-09-07_162443

Një atraksion automobilistik, kësaj radhe janë përdorur shtigjet e ushtrisë për demonstruar forcën dhe elegancën e një automobili, i cili pritet së shpejt të lançohet në treg.

Kompania e njohur automobilistike, Rimak, ka shfrytëzuar një shteg të ushtrisë së vendit për të provuar shpejtësinë e lartë me veturën e re.

Në një video të re të publikuar nga kompania, Rimak falënderon Forcat e Armatosura kroate për ndihmën dhe tregon manovrat me modelin e ri.

Së fundmi kompania prezanton konceptin “ Concept_One” që ka 1088 kuaj fuqi dhe përdor dy motora eletrikë. Kompania thotë se shpejtësia maksimale e këtij modeli është 354 kilometra për orë.

Projekti i ardhshëm i Rimacit është “Concept_S” që pritet të ketë 1384 kuaj fuqi. /Agjencitë/

 

 

read more
TeknologjiVideo

BUGATTI: MODELI REMBRANT DEL NË SHITJE-TRE MILIONË DOLLARË

2016-09-06_120422

Në Geneva Motor Show më 2014, Bugatti e ka prezantuar modelin e ri Rembrant.

Kjo makinë luksoze, që është një nga tri të tillat të prodhuara – si pjesë e edicionit të vogël – ka dalë në shitje dhe kushton tre milionë dollarë. Nuk bëhet e ditur se pse pronari i veturës 8.0-litra W16 ka vendosur ta shesë këtë ekzemplar unik.

Automobili me ngjyrë kafe dhe bronz që peshon dy tonelata, është ekspozuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, që të tërheq më shumë klientë.

Në videon e postuar më poshtë shihet si duket nga afër dhe në detaje, kjo makinë me dy dyer dhe tavan të hapur. /Agjencitë/

read more