close

Top Lajme

Top LajmeVendi

ZGJEDHJET LOKALE: RAPORTET FINANCIARE TË PARTIVE

Fushat-Maqedoni-850×478

VMRO-DPMNE me fushatë më të shtrenjtë


 

Fushatë më të shtrenjtë zgjedhore për zgjedhjet lokale ka VMRO-DPMNE-ja opozitare, kanë treguar raportet financiare në 10 ditët e para të dorëzuar në KSHZ.

Sipas raporteve, VMRO-DPMNE nga 207 donatorë ka grumbulluar gjithsejt rreth 47 mijë euro, kurse nga anëtarësimi 30 milionë denarë apo 488 mijë euro. Për këtë parti donacione kanë dhënë edhe emra të kandidatëve për krerë komunash si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie. TV Sitel mbetet media që do të fitojë më shumë para nga fushata – rreth 68 mijë euro. Dic më pak janë parashikuar edhe për media tjera. Kjo parti opozitare reklamohet edhe në Facebook, ku kanë parashikuar 230 mijë denarë apo 3700 euro.

76 persona për LSDM-në kanë dhënë donacione prej gjithsejt 36 mijë euro. Edhe në këtë parti ka donacione për kandidatë për kreun e komunave. Anëtarësimi në partinë në pushtet ka qenë paksa më modeste në krahasim me pagesat e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së, kështu që LSDM-ja për fushatën zgjedhore ka paraqitur 13 milionë denarë apo përafërsisht 211 mijë euro. LSDM-ja për reklamim medial ka paraqitur rreth 12.500 euro, kurse ka paraqitur edhe të dhëna për transport dhe material reklamues.

BDI-ja ka paraqitur të ardhura vetëm nga anëtarësimi në vlerë prej 6500 euro. Nuk ka donacione.

Për Lëvizjen BESA gjashtë persona kanë dhënë donacione 5800 euro, kurse nga anëtarësimi kanë grumbulluar 13.300 euro.

Aleanca për Shqiptarët ka grumbulluar 19.200 euro nga donacionet.

Fushatë më modeste është duke zhvilluar “E Majta” me vetëm 2000 euro nga donacionet. Këto raporte financiare janë nga dita e hapjeve të llogarive të transaksionit deri në fundin e ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore. /Art Channel/

 

 

 

read more
Top LajmeVendi

DEBAT ZGJEDHOR: PROBLEMET E KOMUNËS SË KËRÇOVËS

Screenshot_4

Dehari premton kyçjen e ujësjellsit


Në debatin Jeta në Maqedoni të moderatorës Jeta Xharrës që u transmetua në Art Channel ishte kandidati i vetëm shqiptar për kryetar komune të Kërçovës, Fatmir Dehari, krahas asaj që u shpalosën problemet e shumta që përballen kërçovarët u dhanë edhe premtime të shumta për zgjidhjen e të njëjtave.

Kandidati për kryetar komune të Kërçoves Fatmir Deari theksoi se Komuna e Kërçovës ka bërë tashmë sigurimin e lokacionit sa i përket deponisë dhe se do të ndërtohet transfer-stacioni ku bëhet selektimi i plastikës dhe i kartoni.

Kurse sa i përket kyçjes në ujësjellës, Dehari premtoi se “deri në fund të vitit të dytë të mandatit e gjithë Kërçova do të ketë ujë të pijshëm”.

Dehari premtoi se do të zgjidhet problemi me emigrimi e të rinjve, ulja e nxënësve në shkolla fillore, hapja e vendeve të reja të punës, mungesa e zonave të lira ekonomike si dhe moszhvillimi i kulturës do të jenë brenga të kaluara, sepse me ardhjen e tij në pushtet, këto probleme do të zgjidhen. Përndryshe, këto premtime u dhanë mbrëmë  në debatin “Jeta në Maqedoni” që u transmetua në Art Channel.

 

read more
Top LajmeVendiVideo

SHKUP: ANGELOV DEKLAROHET FAJTOR

Kërkon dënim më të ulët


 

Pançe Angelov i cili e sulmoj deputeten Radmila Shekerinska gjatë  dhunës në Kuvend me 27 prill të këtij viti në Gjykatën Penale, Shkupi 1  para trupit gjykues u deklarua fajtor. Për shkak të pranimit të veprës së bërë, prokurorja bëri të ditur se të akuzuarit rreth 70 për qind mund ti lehtësohet dënimi.

I akuzuari, Pance Angelov kërkoj ndjesë ndaj opinionit në radhë të parë dhe me pas edhe ndaj deputetes Radmila Shekerinska ku siç tha   atë vepër  që ai ke bërë ka qenë një akt i tmerrshëm.

“Unë mendoj se gjykata duhet të ketë mirëkuptim për mua që të vendos një dënim më të ulët. Në rast se shkoj në burg nuk ka kush të kujdeset për mua. Me vjen keq për veprën e bërë, nuk kisha për qëllim të lëndoj askënd. Dëshiroja ta tërheqja zonjën Sheqerinska nga turma për shkak se dikush nga anësh tha “ mos i prekni gratë” dhe unë desha vetëm ta tërheq nga ai vend. Pasi e kam hequr nga flokët nuk bëra asgjë tjetër, nuk kisha për qëllim të lëndoj askënd.  Ndoshta kam përdorur fuqi pak ma shumë”

Pas daljes nga gjykata, deputetja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska deklaroi se ende i kujtohet ai akt i tmerrshëm dhe sa i përket pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, ajo u shprehë se kjo është një dëshmi se dhunë ka patur dhe ngadalë ka filluar të pranohet.

“Ngjarjet e sotshme në gjykatë treguan një akt qyqar ku për çdo ditë bëhet më evident. Personat të cilët i kanë organizuar të akuzuarit, personat të cilët ua hapën dyert të akuzuarve, ata të cilët e motivuan dhunën sot nuk gjenden askund . Ata sot fshihen dhe lejojnë që kryerësit e veprës ta marrin  edhe këtë faj mbi mbarën e tyre”

Në aktakuzë theksohet se Angellov ka qenë në grupin e parë i cili ka hyrë në Kuvend dhe fillimisht i ka dërguar kanosje liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndërsa më pas e ka sulmuar Shekerinskën. Seanca paraprake, më 19 shtator, u anulua me kërkesë të avokatit të të akuzuarit i cili kërkoi kohë që të përgatitet procedura gjyqësore. /V. D. /

 

read more
Top LajmeVendi

KSHZ: NUK KA ANKESA PËR KOMISIONET ZGJEDHORE KOMUNALE

KSHZ-480×267

Çiçakovski: Është respektuar rregullativa ligjore


 

Deri tani nuk ka ankesa zyrtare për zgjedhje të anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale, thotë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, prej se opozita akuzoi se anëtarë të komisioneve komunale po kryejnë aktivitete partiake.

Zgjedhja dhe emërimi i administratës zgjedhore në komisionet zgjedhore komunale bëhet në bazë të metodologjisë së vërtetuar dhe në bazë të të dhënave që i marrim nga Ministria për Shoqëri Informatike – thotë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski pas akuzave të VMRO-DPMNE-së opozitare se ka patur kryetar të komisioneve komunale zgjedhore që kanë kryer aktivitete partiake në terren. Ai ka nënvizuar se komisioni ka implementuar metodologjinë si dhe ka kryer plotësimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, ku në baza të ndryshme iu është ndërprerë mandati.

“Mund të them se plotësisht ishin respektuar rregullativa ligjore lidhur me këtë pjesë. Nëse ka vërejtje të caktuara lidhur me anime në procedura, të njëjta duhet të dokumentohen dhe të dorëzohen në KSHZ. Deri më tani nuk kanë arritur vërejtje dhe ankesa të llojit të këtillë – ka deklaruar Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Komenti i tij erdhi pas akuzave të VMRO-DPMNE-së opozitare se një pjesë e Komisionit punon në interes të partisë në pushtet, duke shtuar se ka kryetarë të komisioneve komunale zgjedhore që kanë qenë në radhët e para të tubimeve të LSDM-së. /Art Channel/

 

 

read more
Top LajmeVendi

DEBAT ZGJEDHOR: PROBLEMET E KOMUNËS SË GOSTIVARIT

Screenshot_6

Kandidatët premtojnë realizimin e projektve


 

Në debatin me kandidatët për kryetar komunash në Gostivar u premtua se të gjitha problemet me të cilat përballen gostivarasit do të zgjidhen brenda mandatit katërvjeçar të tyre.

U premtua se problemi me deponinë Rusino, deponi kjo që po helmon banorët e Gostivarit do të standardizohet, gjithashtu se problemet infrastrukturore do të zgjidhen, do të zgjerohet edhe bulevardi Braqa Gjinovci. Kandidatët premtuan poashtu se të rinjtë në vend se në kazino, do të vizitojnë leximoren dhe teatrin që do të ndërtohen në Gostivar në kuadër të shtëpisë së kulturës.

Gjitashtu u premtua se edhe qentë endacak, që shqetësojnë banorët e Gostivarit do të kenë zgjidhje përfundimtare. Përndryshe, këto premtime u dhanë mbrëmë në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra, që u transmetua në TV Art Channel. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendiVideo

ZAEV VIZITON REÇICËN E VOGËL

Në kuadër të takimeve me qytetarët gjatë fushatave zgjedhore kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me qytetarët e Reçicës së Vogël në Tetovë në kuadër të kësaj vizite ai premtoi ndërtimin e shkollës. Ndërkaq, disa nga banorët e këtij vendbanimi dolën në protesta.

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga  kandidatja për kryetare e komunës së tetovës Teuta Arifi premtuan sërish ndërtimin e shkollës.

Ndërkaq nga ana tjetër, banorë të revoltuar të Reçicës së Vogël shprehin revoltën e tyre në kundërshtim të vizitës së kryeministri Zoran Zaev dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ndërkaq, përmes një press-konference  VMRO-DPMNE Tetovë ka akuzuar LSDM-në se do ta përkrah kandidaten e BDI-së dhe për këtë shkak, sic thonë, nuk kanë kandidat në Tetovë.

“Udhëheqësia e LSDM-së vendosi ta përkrah Teuta Arifin, kandidate e BDI-së, e cila katër vitet e kaluara ka dështuar si kryetare komune dhe nuk arriti që t’i zgjidh problemet më të rënda në qytet, në vecanti, në pjesët e banuara me maqedonas”. /Art Channel/

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: VAZHDON GJYKIMI NDAJ SULEJMAN OSMANIT

Gjykohet ndaras nga pjesa tjetër e grupit


 

Sot pati fjalën e tij përfundimtare, para prokurorisë  tek objekti i gjykatës ‘Shkupi 1’  i akuzuari Sulejman Osmani, i njohur përndryshe në opinion Komandant Sula. Lënda e të akuzuarit nuk është bashkuar me lëndën tjetër në të cilën akuzohen 37 persona për vepër terroriste dhe organizim terrorist për rastin “Lagjja e Trimave” të 9 dhe 10 maj.

Sipas avokatit  Naser Raufi, ndarja e lëndës së Sulejman Osmanit nga pjesa tjetër e grupit është për shkak intervalit kohor që të mos kalojnë dy vite nga aktakuza deri tek gjykimi dhe se paraburgimi duhet të ndërpritet.

Avokati, Raufi u shprehë se trupi gjyqësorë nuk dëshiron të zbardhet ky rast pasi siç tha ai në këto prova ishin të propozuar që të dëshmojnë edhe strukturat e sigurimit, politikan dhe njerëz të tjerë të cilët kanë njohuri për këtë rast.

Ndërkohë  më  17 tetor është paraparë të kumtohet aktvendimi për ngjarjet e Kumanovës ku humbën jetën tetë pjestarë të policisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.  Ditë më parë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski paralajmëroi edhe hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës ku janë të akuzuar 37 persona për terrorizëm dhe organizatë terroriste. /V. D. /

 

read more
Top LajmeVendi

DEBAT ZGJEDHOR: PROBLEMET E KOMUNËS SË SARAJIT

Screenshot_1

Kandidatët premtojnë realizimin e projektve


 Mbeturinat e shumta në Matkë, në Liqenin Treska dhe Lumin Vardar dhe mungesa e investimeve në këto qendra turistike të komunës së Sarajit, janë disa nga problemet me të cilat përballen banorët e Sarajit. Gjatë deatit ‘Jeta në Maqedoni’ i cili po transmetohet në Art Channel kandidatët premtuan zgjidhjen e këtyre problemeve.

Sipas kandidatëve për kryetarë komunash në komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu nga BESA, Blerim Bexheti nga BDI, Ekrem Alija nga ASH dhe Sefedin Aliu nga PDSH-ja, promblemet e rrugëve janë probleme të pushtetit të kaluar dhe se me ardhjen e tyre në pushtet do të ndodh e kundërta e asaj që ka ndodhur deri më sot.

Kandidatët premtuan, do të ketë qendër reciklimi ku mbeturinat të mos shkojnë në Drislla, por do të lehtësohet pjesa e ngarkesës së mbeturinave duke theksuar se pastërtia do të jetë në nivel dhe se aktiviteti turistike do të jenë të pandalshme.

Përndryshe, këto premtime u dhanë mbrëmë në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Kallxo.mk dhe TV Art Channel.

 

read more
Top LajmeVendi

ZGJEDHJET LOKALE: EKSPERTËT DËNOJNË INCIDENTET

alajdin-demiri

Demiri: Aktivistët më të emancipuar


Edhe përkundër nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike nga të gjithë kandidatët për kryetarë komunash, sipas nenit 8-b të rregullores zgjedhore edhe kjo fushatë nuk ka kaluar e qetë dhe pa incidente. 

Ditë më parë ka pasur thyerje të shtabeve zgjedhore dhe poashtu edhe rrahje të njërit nga kandidatët për kryetar komune Elvis Bajramit, për Shuto Orizare.

Sipas njohësit të çështjeve politike Alajdin Demiri, incidentet në Maqedoni janë rralluar, dhe kjo tregon për emancipim të aktivistëve.

Incidentet në Maqedoni kanë traditë, por fati i mirë është që kanë filluar të rrallohen dhe në një mënyrë të emancipohen aktivistët partiakë se incidentet i kriojnë aktivistët herë me urdhër të liderëve, herë me urdhër të vetvetes. Incidentet kanë për qëllim që të krijojnë një epërsi sipas tyre dhe duket se rrallohen, duket se zhduken, mirëpo edhe kësaj radhe partitë treguan se kush janë dhe prej nga i kanë rrënjët, detyrimisht duhej ta manifestonin edhe atë primitivizëm në formë të incidenteve, me thyerje të shtabeve, ndjekja e kandidatëve, rrahja e tyre etj. Mirëpo është një gjë e mirë që eliminohen ato variantet primitive të marketingut, posteret, flamujt etj, dhe ajo i ulë mundësitë për incidente- tha Alajdin Demiri – Njohës i çështjeve politike.

Poashtu, ndaj sulmit të bërë kundrejt kryetarit të komunës së Shuto Orizares ka reaguar edhe qendra për liri – CIVIL nga cila thonë se pa dallim nëse hetimet vërtetojnë prapavijë politike ose kriminale, dhuna është e papranueshme.

Edhe pse ekipet monitoruese të Civil jozyrtarisht mësojnë se bëhet fjalë për llogari kriminale edhe në rastin e Kërçovës dhe në rastin e Shuto Orizares, simptomatike është fakti pasi bëhet fjalë për kandidat për kryetar dhe këshilltar komunal.

“Dhuna në kohën e zgjedhjeve, pa marrë parasysh motivet, e rrënon karakterin demokratik në proceset zgjedhore dhe vendos në pikëpyetje themelet e shoqërisë dhe shtetit. Asnjëherë diçka e mirë nuk mund të dalë nga dhuna, përveç humbjeve tragjike të jetës, frikës dhe kaosit”, thuhet në njoftimin e Civil.

Përndryshe, ditë më parë u sulmua fizikisht kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, i cili është edhe kandidat i koalicionit të VMRO-DPMNE-së. Bajram i cili është djali i Amdi Bajramit u dërgua menjëherë në Klinikën e qytetit “8 Shtatori” ku u konstatua se kishte edhe lëndime në kokë. /B. J. /

 

read more
Top LajmeVendi

ASELBORN: ZGJEDHJET ME RËNDËSI TË VEÇANTË

Screenshot_4

Luksemburg mbështet vendin tuaj në proceset integruese


 

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë shumë të rëndësishme për vendin. Këto janë zgjedhjet e para pas zgjedhjeve parlamentare të cilat OSBE do t’i vëzhgojë. Shumë me rëndësi është që ato të jenë të organizuara në mënyrë adekuate dhe të japin rezultat i cili do të jetë reflektim i demokracisë në vend, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Principatës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Asalborn në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me nikoqirin e tij, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se pas disa viteve të rënda në politikën e brendshme në vend po ndjehen ndryshime të mëdha, për të cilat dinë edhe në Evropë dhe ato janë të rëndësishme, thotë, jo vetëm për ne, por edhe për tërë rajonin. Shprehi bindje se për demokracinë nevojitet ndryshim demokratik në mënyrë që demokracia të mbetet efikase dhe e realizueshme, ndërsa kjo Qeveri, konsideron se e ka vullnetin dhe energjinë të vendosë dhe ta mundësojë demokracinë në këtë vend.

“Luksemburgu është në anën tuaj dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Në vitin 2005 në Bruksel thamë se Maqedonia do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prej atëherë kaluan 12 vite. E dimë se bisedimet me Bullgarinë dhe mënyra në të cilën gjetët zgjidhje me Bullgarinë është e mirë. Shpresoj se kjo do të mund të arrihet edhe me miqtë tanë në Greqi. I mbështes negociatat me vendin tuaj. Methju Nimic është negociues i shkathtë dhe mendoj dhe shpresoj se do të ketë ndjenjë t’i afrojë dy vendet në gjetjen e zgjidhjes. Shpresoj se edhe për anëtarësimin në BE dhe në NATO do të arrihet përparim shumë shpejtë”, tha Aselborn.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërkaq, theksoi se vizita e kolegut të tij nga Luksemburgu vjen në një periudhë shumë të rëndësishme për Maqedoninë si në pikëpamje të reformave të brendshme, ashtu edhe lidhur me politikën tonë të re të jashtme dhe theksoi se vendi do të bëjë gjithçka për të hapëruar përpara lidhur me BE-në dhe NATO-n.

“Ia prezantova rrëfimin tonë pozitiv dhe e binda se do të bëjmë gjithçka deri në fund të këtij viti, të bëjmë mjaftueshëm për ta bindur KE-në të na japë rekomandim të pastër dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për t’i bindur fqinjët tanë dhe miqtë tanë evropianë se Maqedonia duhet të fillojë negociata inkuadruese me BE-në vitin e ardhshëm. Folëm edhe për NATO-n dhe për atë sa ndikim pozitiv do të ketë anëtarësimi i RM-së në Aleancë lidhur me stabilitetin tonë dhe stabilitetin e rajonit”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Luskemburgut sot, në suaza të vizitës së tij në Maqedoni u takua edhe me  kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivnaov dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. /V. D. /

 

read more
1 104 105 106 107 108 133
Page 106 of 133