close

Top Lajme

Top LajmeVendi

SELA: SULMI MË 27 PRILL, ATENTAT NDAJ KËRKESAVE SHQIPTARE

Screenshot_1

“Përgjegjësi për 27 Prillin, por edhe për rastet tjera”


Më 27 Prill në Kuvendin e Maqedonisë ndodhi atentat politik ndaj nevojave të shqiptarëve, e jo personalisht ndaj meje – ka theksuar deputeti dhe Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Në bisedimet me shumicën parlamentare për pjesëmarrje në qeverinë e re, Sela thotë se më të rëndësishme janë çështjet tematike, se sa vendet e ministrave.

Në konferencën e shtypit mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Arben Taravari i cili i ka cilësuar si dezinformata informacionet se do të jetë ministri i ri i shëndetësisë. Ndryshe, ishte kjo paraqitja e parë e deputetit Ziadin Sela pas dhunës në Kuvend, ku ai ishte më i lënduari dhe kaloi disa kohë nëpër spitale. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendi

FORMIMI I QEVERISË: NEGOCIATAT VAZHDOJNË EDHE GJATË FUNDJAVËS

screenshot-4_1495264581-8861984

Sot negociata LSDM-BESA


 

Bisedimet për formimin e qeverisë pritet të vazhdojnë edhe sot. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje pati takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ku u theksua se ai do të ulet në tavolinë edhe me udhëhehqësinë e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët. Nga LSDM-ja përmes një komunikate njoftuan se temat për të cilat është biseduar mes Zaevit e Ahmetit ishin parimet e bashkëpunimit, qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO.

“Në periudhën e ardhshme do të intensifikohen dinamika dhe bisedimet mes dy partive, duke llogaritur këtu edhe me partitë që kanë dhënë përkrahje për qeverinë e re të Maqedonisë, ku më pas do të kalohet në zgjidhjet konkrete për resoret në ministritë” – kanë njoftuar nga LSDM-ja.

Ndërkohë negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot në selinë e LSDM-së. Pasdite do të zhvillohet takimi me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa. Nuk dihet se ky takim a do të jetë i nivelit të lartë, respektivisht se bisedimet do të zhvillohen mes liderëve Zoran Zaev dhe Bilall Kasami ose do të jenë në nivel të grupeve të punës. Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në emisionin Në Fokus në TV tonë theksoi se nëse arrihet ndonjë marrëveshje kjo Lëvizje mund të jetë pjesë e qeverisë.

Siç merret vesh, këto janë takime të para ku nuk debatohet për resore ministrore, por bëhet fjalë për afrimin dhe harmonizimin e qëndrimeve partiake për programin e koalicionit të ri qeveritar.

Më 6 Qershor skadon afati kushtetues i njëzet ditëve deri ku mandatari Zoran Zaev duhet ta dakordojë koalicionin qeveritar. Paraprakisht ai paralajmëroi se pret që kjo të ndodh para skadimit të afatit kushtetues. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendi

 BROVINA- VIJNË DITË MË TË MIRA PËR SHQIPTARËT

Screenshot_1

“Nevojitet dialogu i brendshëm gjithëshqiptar”


 

Politikanja, aktivistja e të drejtave të njeriut, poetja Flora Brovina gjatë një prononcimi për TV tonë është shprehur rreth situatës së gjithmbarshme politike në rajon, duke shprehur optimizëm se po vijnë ditë të mira për shqiptarët. Ajo insiston që të ketë një dialog të brendshëm gjithëshqiptar për të çuar përpara projektet që kanë rëndësi jetike.

Aktivistja për të drejtat e njeriut, politikanja e poetja Flora Brovina konsideron se në hapësirat shqiptare po vijnë ditë të mira, pas gjithë ndodhive dhe ngërçeve politike që ndodhën viteve të fundit.

Ajo është shprehur edhe rreth avancimit të grave në të gjitha sferat e shoqërisë, duke potencuar se duhet bërë ende më shumë që gratë të jenë të kyçura edhe në vendimmarrje.

Flora Brovina është e mendimit se nevojitet një dialog i brendshëm për të avancuar projektet. Dialogu i brendshëm, sipas saj, është e një rëndësie jetike për popullin shqiptar.

Këto komente zonja Brovina i bëri gjatë një aktiviteti kulturor në Tetovë, ku së bashku me poetë nga Maqedonia, Shqipëria e Kosova u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendi

DHUNA NË KUVEND: SUSPENDOHEN TË PUNËSUAR NË MPB

Dhune-ne-Kuvendin-e-Maqedonise-27-Prill-780×439-730×439

Prezenca e tyre në vendet e punës negativisht do të reflektojë mbi punën e MPB-së


 

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standard profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër 11 nëpunësve policorë nga SPB ­ Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë vendosi procedure disiplinore dhe u ka dhënë vendime për largim të përkohshëm nga vendet e punës, ndërsa një eprori të lartë në Ministri i është dhënë vendim për largim të përkohshëm nga vendi i punës.

Vendimet, siç njoftuan nga MPB-­ja, janë sjellë lidhur me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti. Në bazë të materialit të kontrolluar të dëshmive, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se prezenca e tyre në vendet e punës negativisht do të reflektojë mbi punën e Ministrisë për çfarë arsye nevojitet largimi i tyre nga vendet e punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Nga video materiali është konstatuar se nëpunësit policorë në mënyrë pasive e kanë mbikëqyrur turmën e qytetarëve që ka tentuar të hyjë në numër më të madh në Kuvend dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë me të cilën do t’u ndihmonin nëpunësve të tjerë policorë.

Pas hyrjes së dhunshme të turmës në Kuvend këta nëpunës policorë kanë vazhduar në mënyrë pasive të sillen në hollin dhe shkallët dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim zyrtar me ç’rast i kanë mundësuar turmës që pa pengesë të lëvizë në Kuvend.  Në bazë të gjendjes së konstatuar, siç thuhet në kumtesë, Sektori për kontroll të brendshëm ka konfirmuar se në rastin konkret këta nëpunës policorë nuk kanë zbatuar masa nga autorizimet me ç’rast kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për polici, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së punëve policore, Udhëzimin për mënyrën e sjelljes dhe marrëdhënie të ndërsjella të nëpunësve policorë dhe në kundërshtim me Kodeksin e etikës policore. /Art Channel/

read more
Top Lajme

DIOGUARDI: SHBA TA FUSË VMRO-në NË “LISTËN E ZEZË”

Joe DioGuard

Ish-kongresmeni amerikan, Joe DioGuardi, gjatë fjalës së tij në Kongesin Amerikan, ka thënë se me anë të dhunës në Kuvendin e Maqedonisë, është planifikuar të për të futur frikën për qëllime politike, ndaj sipas dij, Departamenti i Shtetit duhet ta cilësojë VMRO-në si organizatë terroriste dhe ta fusë atë në listën e zezë.

Ai këtë kërkesë ia drejtoi kryetarit të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresitit Republikan Dana Rohabacher, anëtarëve të Nënkomitetit, demokratit të Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti republikan Jim Sensenbrenner, dhe ai i Rohad Island David Cicellini.

Dioguardi shtoi se “VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski përfaqëson një parti anti-shqiptare, një parti të dhunshme në Shkup, përcjell “Ina”.

“VMRO-DPMNE-ja është partia e cila ka shumë kriminelë të dënuar si anëtarë, duke përfshirë edhe deputetët të cilët u dënuan për krime të rënda, si Johan Tarçullovski i cili u dënua për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001”.

read more
Top LajmeVendi

ZAEV : PËR 10 DITËT DO TË FORMOJMË QEVERINË E RE

zoran-zaev-1

 

Marrëveshje me të gjithë partitë politike


 

Mandatari për përbërje të qeverisë së re, Zoran Zaev sot pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov deklaroi se në afat sa më të shkurtë do të tentojë ta formojë kabinetin qeveritar. Ai në deklaratë për mediat u obligua se qeveria e re do të jetë pro-evropiane dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë qytetarët me respektim të multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev tha se do të negociojë me BDI­-në, Aleancën për shqiptarët dhe BESËN dhe se dëshiron që të gjithë ata të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re.

“Do të bisedojmë me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe me Lëvizjen Besa. 67 nënshkrime morëm kur presidenti Ivanov kërkoj që të dëshmojmë se kemi shumicë parlamentare dhe unë dëshiroj që të gjitha këto parti dhe koalicione të jenë pjesëmarrëse në qeverinë e re. Do të mundohemi për 10 ditë apo për më pak t’i përfundojmë marrëveshjet për shkak se edhe vetë rregullorja e Kuvendit parasheh ditët të caktuara për debate të deputetëve dhe informim të tyre për sjelljen e vendimeve“- tha Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë, Zaev u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se ka marrëveshje në mes partive që zgjedhjet komunale të mbahen më 15 dhjetor.

“Ka marrëveshje me të gjitha partitë politike dhe shpresoj se kjo do të jetë përfundimtare në momentin kur do të bëhet proces i imi i dy komisioneve  të nevojshme Komisioni Legjislativ dhe Sistemi Politik me qëllim që me procedur të përshpejtuar të lëshohet Ligji për Zgjedhjet dhe në rast se ka nevojë edhe ligjin për pushtetin lokal me qëllim në afat më të shpejt të mundshëm  të ndryshohet ligjet dhe të definohet data 15 tetor si datë për zgjedhjet dhe në Kodin Zgjedhor ajo të jetë në gjysmën e parë të tetorit”- deklaroi Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Lidhur me heqjen e testimit ekstern me të cilin janë përfshirë nxënësit e arsimit të mesëm dhe fillor, Zaev tha se ai është premtim i dhënë para qytetarëve dhe se shpreson se para provimit të parë ekstern me vendim apo me ligj ky testim do të hiqet. /V. D. /

 

 

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: ZORAN ZAEV MORI MANDATIN PËR TË FORMUAR QEVERINË E RE

1C466631-E198-4523-BEE1-944C23AFEBDD_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Ivanov: Janë mënjanuar pengesat për dhënien e mandatit


Më në fund, Gjorge Ivanov u dorëzua përpara presioneve të brendshme e atyre ndërkombëtare dhe ia dorëzoi udhëheqësit të opozitës, Zoran Zaev, mandatin e formimit të qeverisë.

Ivanov theksoi se janë mënjanuar pengesat për ndarjen e mandatit. Lideri socialdemokrat Zaev potencoi se presidentit i ka dorëzuar deklaratë në formë të garancive ku shkruan se obligohet të mbrojë karakterin unitar, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Në deklaratë shkruan se asnjë dokument, akt apo veprim që është në kundërshtim me angazhimet e mësipërme nuk mund të jetë kusht apo bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë së Maqedonisë.

“Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së RM-së janë mënjanuar. Sot i qasemi plotësimit të nenit 84 paragrafi 1 të Kushtetutës së RM-së, për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së RM-së. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja që ka shumicë në Kuvendin e Maqedonisë ka propozuar z. Zaev të jetë kandidat që do t’i besohet mandati për të formuar qeverinë e re të RM-së.” – ka theksuar Presidenti Gjorge Ivanov.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se Dy pengesat që ishin shkas për dhënien e mandatit janë mënjanuar, ku siç tha, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka dërguar letrën, kurse siç ka premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov dërgoi një deklaratë në formën e garancive që sot e publikoi para qytetarëve të Maqedonisë

“E para, garantojmë mbrojtjen e karakterin unitar, sovranitetin dhe integritetin territorial, pavarësinë dhe karakterin multietnik të RM-së. Garantojmë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe tërësinë territoriale të RM-së. Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore dhe përparimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare e gjuhësore. Garantojmë që procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë konform parimeve themelore demokratike dhe sundimit të së drejtës, duke mos e sjellë Maqedoninë në pozitë të nënshtrimit apo varshmëri nga ndonjë shtet i huaj. Asnjë dokument, platform, deklaratë, akt apo veprim që do të jetë në kundërshtim me qëndrimet e mësipërme, nuk mund të jenë kushte as edhe bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë së RM-së”.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e mori mandatin në dyvjetorin  e protestës së 17 majit të vitit 2015, ku një ditë pas publikimit të “bombës 33”, qytetarët nga të gjithë qytetet e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë, turq, etj., të bashkuar i vërshuan rrugët e Shkupit për largimin e Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Në përkujtim të përvjetorit të dytë, Zaev në “Facebook” ka shkruar se “në këtë ditë përpara 2 viteve, qytetarët treguan se Maqedonia mundet dhe patjetër duhet të jetë më ndryshe. Maqedonia është një shoqëri për të gjithë!”. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendi

ZIGZAG: PRESIDENTI THAÇI PËR SFIDAT E KOSOVËS DHE RAJONIT

Screenshot_1

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – të enjten ekskluzivisht në Zigzag: Cilat ishin arsyet që e shtynë klasën politike kosovare ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe çfarë do të prodhojnë ato më 11 qershor; cilat janë problemet bosht të vendit më të ri në kontinent; çfarë është cilësia dhe cilat janë problemet e bashkëpunimit të Kosovës me fqinjët- Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi e Serbinë; Përse Ballkani Perendimor është larg procesit të integrimit euro-atlantik?

Për këto dhe shumë çështje të tjera, të enjten në Zigzag,  me të parin e Kosovës – Hashim Thaçi. Na ndiqni!

read more
Top LajmeVendiVideo

SULMET KIBERNETIKE: RAUFI-KËTO SULME TREND I SË ARDHMES

“Cloud” i sigurt për mbrojtjen e dokumenteve


 

Sulmi kibernetik, me emrin “Uana Kraj” që kishte filluar më 12 maj, i ka shkatërruar operacionet në spitale, banka, qendra tregtare, shkolla dhe agjenci qeveritare, duke i goditur versionet e vjetra të sistemeve operative kompjuterike të kompanisë Majkrosoft. Sipas agjencisë policore evropiane, Europol, ky sulm, që konsiderohet se ishte më i madhi në Internet deri tash, u ka shkaktuar dëme të mëdha më se 200 mijë shfrytëzuesve në 100 mijë organizata në gjithë botën. 

Duke pasur parasysh se jemi të lidhur globalisht në rrjetin që e quajmë internet, potenciali për të qenë të prekur nga këto sulme kibernetike është i madh, tha për televizionin tonë inxhinieri i informatikës, Bujar Raufi. Rreziku më i madh, siç tha ai, ekziston te softverët më të vjetër, si Mikrosoft-XP, për të cilët vet Majkrosofti nuk i përmban.

Por si ta detektojë kompjuteri ynë që është prekur nga ky virus dhe nga ana tjetër, si të mbrohemi nga këto sulme, çfarë masash mund të ndërrmarin individë, por edhe kompanitë.

Nga të paktën 75 mijë kompjutera, në 99 vende të botës kanë bërë kërkesa për pagesë, në këmbim të lejimit të aksesit dhe riparimit të shërbimeve.  Edhe pse përhapja e virusit, i njohur si “Uana Kraj” dhe variante të tjera me këto fjalë, duket se është ngadalësuar, kërcënimi nuk ka kaluar ende. Europol deklaron se njësia kundër krimit elektronik EC3 po punon ngushtë me vendet e prekura, me qëllim reduktimin e kërcënimit dhe asistimin e tyre. /L. Ameti /

 

 

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: AVOKATI I POPULLIT PËRBALLET ME BUXHET TË VOGËL

13707_1459164965-6238713

Avokati i Popullit i Maqedonisë me ndryshimet e reja ligjore ka marrë më shumë kompetenca dhe funksione, por nuk ka mjete të mjaftueshme financiare dhe kapacitete njerëzore për realizimin e tyre. Këto janë përfundimet nga raporti prej monitorimit qytetarë të punës së Avokatit të Popullit që është realizuar në kuadër të projektit “Ombdusmani në mes mandatit dhe kapacitetit.

Avokati i popullit, Ixhet Mexhiti u shprehë se misioni i institucionit që përfaqëson dhe Sektorit jo Qeveritar  është që të kemi sundim të së drejtës, funksionim të sistemit pa probleme,  mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sipas tij ky raport nxjerrë në pah se gjendja në Republikën e Maqedonisë  në bazë të kornizës ligjore apo vendosjes së sistemit është shumë lartë i vlerësuar dhe shumë mirë i vendosur.

Ndërkaq, Biljana Bejlova nga Organizata jo Qeveritare  “Infoqendra”  tha se organizata e tyre dhe Komiteti i Helsinkut një kohë të gjatë janë duke e monitoruar punën e  Avokatit të Popullit pasi ata vlerësojnë se është institucioni më i pavarur që duhet t’i vlerësojë dhe t’i mbrojë të drejtat e njeriut.

“Në mënyrë formale në Republikën e Maqedonisë, Avokati i Popullit ka mandat të zgjeruar dhe kompetenca me ndryshimet e reja ligjore, por nga ana tjetër vullneti politik i qeverisë së deritanishme tregon se deri më tani ajo nuk ka qenë e përgatitur që deri më tani institucioni Avokati i Popullit t’i siguroj pavarësi dhe efikasitet. Një gjë të tillë e tregon buxheti i cili është i vogël dhe që varet nga Qeveria si dhe punësimet të cilat nuk i plotësojnë kërkesat e Avokatit të Popullit”– tha  Biljana Bejlova – OJQ – “Infoqendra”

Sipas, drejtoreshës ekzekutive të Komitetit të Helsinkut, Uranija Pirovska  institucioni Avokat i Popullit, çdo kund në botë është menduar që të veproj në shtetet të cilat investojnë në proceset demokratike me qëllim që të ndjehet efekti.

“Avokati i Popullit që nga koha e themelimit deri më sot edhe përkundër shumë mundimeve nuk mund ta merr atë që ka nevojë, me qëllim që të ndjehet efekti i punës së tij dhe ai të mund të vetëkrijojë politikat, punësimet dhe në këtë mënyrë t’i përmirëson kapacitet e institucionit të tij” –deklaroi  Uranija Pirovska- Drejtoresha e Komitetit të Helsinkut

Raporti ka ardhur në përfundim se shteti në përgjithësi ka treguar vullnet për promovimin e këtij institucioni, por përvoja ka treguar se vullneti juridik i shtetit është në kundërshtim me vullnetin politik . /V. D. /

 

read more
1 119 120 121 122 123 125
Page 121 of 125