close

Top Lajme

Top LajmeVendi

RASTI GRUEVSKI: MEDIA MALAZEZE PËR ARRATISJEN E GRUEVSKIT

screenshot-9_1542354053-7902964

Të përfshirë edhe diplomatë hungarez nga Mali i Zi?


Ish-Kryeministri Nikola Gruevski ka arritur në Hungari me ndihmën e diplomatëve hungarez dhe me makina zyrtare diplomatike të ambasadave të Hungarisë në Shqipëri dhe Mal të Zi-shkruan portali malazez ‘Vijesti”. Siç thuhet në këtë shkrim i cili thirret në burime të besueshme, Gruevski në Mal të Zi ka hyrë më 11 nëntor në ora 19:19, në vendkalimin kufitar “Bozhaj” dhe ai ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij.

Gjatë kësaj, siç shkruan media malazeze, Gruevski ka qenë në automjetin “Folksvagen Xheta” me tabela të regjistrimit CD 1023, së bashku me personat Kulsar Antal dhe Vrasalvaj Shab, që kanë qenë bartës të pasaportës diplomatike në Hungari.

Sipas portalit, territorin e Malit të Zi e ka lëshuar ditën e njëjtë përmes vendkalimit kufitar ‘Dobrakovë’ në ora 22:16, kurse në Serbi ka hyrë me veturë me targa të regjistrimit 55A05. Gruevski ka qenë së bashku me Çasar Jozef Zoltan dhe Felexhaz Shaba, prej të cilëve i pari është zv/ambasador i Hungarisë në Mal të Zi kurse i dyti konsull.

Deri më tani nga Shqipëria dhe Mali i Zi zyrtarisht kanë konfirmuar se Gruevski ka kaluar përmes këtyre vendeve, por nuk ka ende informata zyrtare për tranzitimin e tij përmes territorit serb, prej nga është futur në Hungari.

Në valën e teorive të konspiracionit që janë duke e ndjekur këtë rast, është bashkuar edhe radikali kontraverz serb Vojislav Sheshelj. Ai për median serbe ka thënë se Gruevski përmes Serbisë është arratisur në Hungari dhe se siç ka thënë ai, pjesëtarët e partisë së tij e kanë siguruar deri në kufirin hungarez.

“Vëllai ynë Nikola Gruevski, është larguar nga Maqedonia përmes Serbisë në Hungari. Kur është paraqitur në vendkalimin kufitar në Serbi e kanë pranuar çetnikët serb dhe bajonetat çetnike e kanë siguruar deri në vendkalimin kufitar Horgosh, kurse atje në orën 5:00 të mëngjesit më 12 nëntor ka kaluar në Hungari” – shprehet radikali kontravers serb Vojislav Sheshelj.

Ministria e Brendshme e Serbisë paraprakisht për mediat serbe ka sqaruar se Gruevski nuk ka pasaportë serbe, e as shtetësi. Por nuk ka përgjigje nëse Gruevski rrugës për në Hungari ka kaluar edhe në territorin serb. /Klan Maqedoni/

 

read more
Top LajmeVendi

DHUNA NË KOMUNËN QENDËR: GJYKATA E PRANOI KËRKESËN E FETAIT

4071214

Gruevski do të gjykohet në mungesë


Pasi që tani më disa ditë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari, ai sot nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”. Në seancë, policia e burgut i ka sjellë të akuzuarin Mile Janakieski.

Në seancën e sotme prokurorja Fatime Fetai kërkoi që Gruevski të gjykohet veçmas nga shkaku se nuk dihet se kur mund të jetë i qasshëm. Avokati Dimitar Dangov tha se, dihet cila është adresa ku ka ndenjur Nikolla Gruevski dhe për atë ai nuk mund të quhet emigrant, por e ka shfrytëzuar të drejtën të kërkojë azil.

Prokurorja Fatime Fetai reagoi duke thënë se Dangov po flet për rrethanë tjetër, për azil, dhe i propozoi të shkojë në Hungari dhe atje t’i jep këshilla juridike për azil.

Fatime Fetai kërkoi që t’i përcaktohet edhe masë për paraburgim në këtë rast. Gjykata solli vendim që Gruevski të gjykohet në mungesë, ndërsa për masën e paraburgimit do të vendosin pasi nga Kuvendi të marrin njoftim se për deputetin kërkohet paraburgim. /Klan Maqedoni/

read more
Top LajmeVendi

KOCIJANÇIÇ PËR KLAN MACEDONIA: PROCEDURAT LIGJORE TË MOS POLITIZOHEN

auto_wqr-1500×7501523952217

Të respektohet shteti ligjor


Zëdhënësja e Federika Mogerinit, Maja Kocijançiç në një pronocim ekskluziv për Klan Maqedoni është shprehur rreth rastit Gruevski. Ajo në bashkëbisedim me korrespodenten tonë në Bruksel, Erisa Zykaj ka shfaqur shpresën se procedurat ligjore nuk do të politizohen dhe se do të respketohet shteti ligjor.

Në një prononcim për Klan Macedonia, zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini është shprehur mbi çështjen Gruevski, që tashmë ngre pikëpyetjen mbi qëndrimin e një shteti anëtar të Bashkimit Europian lidhur me një ish-kryeministër që duhet tê përballet me drejtësinë në një vend kandidat të BE-së

Pyetje: Pas vendimit të dhënë për dy vjet burgim të konfirmuara nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë, ish-kryeministri Nikola Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari. Cili ështê qëndrimi i BE-së për këtë ?

“Sigurisht që ne jemi në dijeni të rastit të zotit Gruevski. Si rregull, ne nuk komentojmë procedurat gjyqêsore, por shteti ligjor është një nga parimet bazë dhe thelbësore të Bashkimit Europian. Ky parim nuk vlen vetëm për shtetet anëtare, por edhe për shtetet kandidate. Në këtë kutpim, ne presim që të gjitha palët e pêrfshira në këtë çështje t’i përmbahen dhe tê respektohe nrregullave që aplikohen në këtë rast. Dhe shpresojmë që proçedurat ligjore të mos politizohen” -tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së.

Pyetje: Për të qenë të qartë. Ky aplikim për azil mund të shërbejë si një shembull i keq ish-ministrave apo ish-kryeministrave në rajon që duhet të përballen me drejtësinë. Nuk mendoni, se kjo duhet trajtohet mê gjerë në BE, pêr shembull midis Mogherinit dhe Hahn nga njëra anë dhe autoriteteve hungareze nga ana tjetër?

“Nëse ju i referoheni ekzaktësisht aplikimit të azilit, kjo është një kompetencë nacionale dhe po trajtohet nga autoritetet hungareze. Por mesazhi që po tentoj të përcjell është i qartë. Shteti ligjor për ne është kyç dhe duhet trajtuar shumë seriozisht jo vetëm nga shtetet anëtare, por edhe ato kandidate” deklaron Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së.

Pas prononcimit për Klan Macedonia, Kocijançiç është përballur me disa pyetje për rastin Gruevski në konferencên e mesditës së Komisionit Europian. Kocijançiç ka sqaruar se me respektim të shtetit ligjor nënkuptohet se Gruevski duhet të përballet me drejtësinë në vendin e tij. /Erisa Zykaj, Bruksel/

read more
Top LajmeVendi

CIPRAS: MARRËVESHJA E PRESPËS MODEL PËR TËRË RAJONIN

zaev-cipras-2

Marrëveshja e Prespës do të sjellë edhe përfitime ekonomike


Kryeministri Grek, Aleksis Cipras në Samitin e tretë në Selanik ka folur edhe për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar i kontesteve bilaterale dhe për perspektivat dhe mundësitë që i hap në planin ekonomik.

Kryeministri Grek, Aleksis Cipras thekson se marrëveshja e Prespës paraqet model për tërë rrajonin e Ballkanit se si të zgjidhen mosëmarrëveshjet.

“Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve me pranim nga të dy palët. Një model për rajonin e Ballkanit. Është marrëveshje që e ngre Greqinë, që i mbron të drejtat dhe interesat e saj, pa u fshehur, i sheh në sy të ardhmen dhe mundësitë që i ka para saj”, tha Cipras.

Kryeministri grek u ndal edhe te mundësitë që Marrëveshja e Prespës i hap mundësitë në lidhje me ekonominë.

“Për shembull, vendimin që sa më shpejtë që do ta sjellim dhe do të mund ta miratojmë menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin grek, ka të bëjë me linjën hekurudhore të Athinës, gjegjësisht Pire – Selanik –Shkup –Beograd, një tren modern dhe i shpejt që do të bart mallra dhe do të lëvizin njerëz.”deklaroi kryeministri grek, në fjalimin e tij në samit. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Top LajmeVendi

GRUEVSKI PËRMES SHQIPËRISË ARRATISET NË HUNGARI

GRUEVSKI

Nikola Gruevski kaloi nga pika kufitare e Hanit të Hotit drejt Malit të Zi si pasagjer në një makinë të ambasadës hungareze në Tiranë. Automjeti drejtohej nga shoferi i ambasadës dhe sëbashku me ish-Kryeministrin maqedonas aktualisht në kërkim ndërkombëtar, udhëtonte edhe një punonjës i ambasadës hungareze. Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti  i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit shqiptar.

“Departamenti  i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen  dhe daljen nga territori i Republikës së  Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski,  ju informon se: Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin  me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.  Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.  Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës  19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”. – thuhet në komunikatë.

read more
Top LajmeVendi

KOMUNIKACIONI RRUGOR: NGA SOT NË FUQI PAJISJET DIMËRORE

Screenshot_2

Autoritetet apelojnë respektimin e rregullave


Detyrimi për posedimin e pajisjeve dimërore në makina, hyn në fuqi prej sot dhe do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor në Maqedoni duhet patjetër t’i kenë pajisjet dimërore. Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë, u bëri thirrje vozitësve të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjorë.

Edhe pse kushtet e motit vazhdojnë të jenë stabile, nga sot 15 nëntori hyn në fuqi rregullorja për pajisjet dimërore, e cila do të zgjasë deri më 15 Mars. Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë shoferët të cilët nuk e respektojnë këtë obligim do të gjobiten me 45 euro, në kundërvlerë të denarit dhe do t’ju regjistrohen 25 pikë negative.

Autobusët dhe automjetet ngarkuese të cilët për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse, nevojitet të kenë pneumatikë dimërorë në rrotat lëvizëse dhe lopatë. /Lindita Aliu

 

 

read more
Top LajmeVendi

ARRATISJA E GRUEVSKIT: QEVERIA-MPB HETON MËNYRËN E ARRATISJES

1f4c24b886

Përplasje LSDM-VMRO DPMNE


Për momentin dy hetime janë duke u zhvilluar në MPB për t’u vërtetuar organizimi i arratisjes s ëish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe kush i ka ndihmuar. Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski ka informuar se në kuadër të Ministrisë së Brendshme vijon procedura për vërtetimin e mënyrës se si Gruevski ka braktisur territorin e Maqedonisë. Lidhur me këtë cështje janë përplasur dy partitë më të mëdha në vend LSDM-ja dhe VMRO-ja.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot ka informuar se kontrolli i Brendshëm i MPB-së tashmë ka filluar të hetojë cështjen e kycjes eventuale të përfaqësuesve të policisë në planin e arratisjes së ish-Kryeministrit Gruevski. MPB-ja është duke hetuar se në cfarë mënyre Gruevski ka braktisur Maqedoninë, dhe nëse ka patur ndihmë nga jashtë.

“Në kuadër të MPB-së në vazhdë e sipër është procedura e vërtetimit se si ish-Kryeministri Gruevski ka braktisur Maqedoninë. Departamenti i kontrollit të brendshëm është duke zbatuar procedurë për involvim të mundshëm të zyrtarëve policor se i kanë ndihmuar kurse në mënyrë plotësuese SPB-Shkup është duke e vërtetuar mënyrën e arratisjes si dhe ndihmën eventuale nga jashtë.” – tha Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Ndërkaq nga LSDM-ja kanë kërkuar përgjigje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, siç thonë për dyshimet rreth rolit të tij në arratisjen e Gruevskit.

“Cili ka qenë qëllimi i vizitës së Mickovskit në Budapest dhe Beograd në gjysmën e dytë të tetorit të këtij viti? A kanë lidhje këto vizita me përgatitjen për arratisje të Nikola Gruevskit? Me cilin është takuar ai gjatë vizitave në Budapest dhe Beograd dhe çka ka dakorduar? A thua bashkë me Gruevskin është bërë plani i arratisjes? –deklaron Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Nga opozita thonë se përgjegjësia për arratisjen e Gruevskit qëndron tek qeveria, duke kërkuar dorëheqje të Kryeministrit Zaev dhe Ministrit të brendshëm Spasovski.

“Përgjegjësia për lëvzijen, për metodat dhe për mënyrën e arratisjes së Nikola Gruevskit është tek qeveria. Tek krimineli i falur Zoran Zaev dhe ministri I tij përgjegjës për terror dhe përndjekje Oliver Spasovski. Me këtë rast dhe me menaxhimin e përndjekjes politike Zaevi dhe Spasovski prekën fundin. Të dytë duhet të japin dorëheqje të parevokueshme për shkak të mosfunksionimit të institucioneve në Maqedoni” –thonë nga VMRO-ja.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë është duke grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria. Sic u than ë konferencën e shtypit në Qeveri, pas kësaj dokumentacioni do të përkthehet në gjuhën hungareze dhe do ti dorëzohet institucioneve relevante në Hungari. /Klan Maqedoni/

 

 

read more
Top LajmeVendi

DHUNA NË KUVEND: MUKOSKI ËSHTË KOORDINUAR ME TRAJKO VELJANOSKIN

kuvensd

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.Në seancën e sotme janë lexuar mesazhet nga celulari i deputetit Krsto Mukoski, i cili sipas porosive që ka dërguar është koordinuar me Trajko Veljanoskin ditën e 27 prillit.

Ekspertiza e celularit të deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukoski, i akuzuar për 27 prillin, tregon koordinimin që e ka patur me ish kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për ngjarjet e 27 prillit. Por edhe koordinimin e komunikimin me bashkëpunëtorët e tjerë të partisë, Anëtarët e VMRO-DPMNE-së përfshirë edhe disa deputetë në rrjetin “Viber” kanë pasur një grup, në të cilin kanë komunikuar për ngjarjet e atëhershme.

Në orën 18:49 në grup është shkruar “hyri populli. U futëm, shkojmë deputetë”. Ndërsa në orën 18:53 personi “Kolegu Çair” shkruan “Hapni dyert e pasme”. Një minutë më vonë i njëjti person në grup shkruan “Sheqerkën ma leni mua, hapni dyert djema”. /Klan Maqedoni/

read more
Top LajmeVendi

ARRATISJA E GRUEVSKIT: DASH-TË BALLAFAQOHET ME DREJTËSINË NË MAQEDONI  

1467837737198

SHBA-të vlerësojnë se ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski i cili kërkon azil politik në Hungari duhet ta vuajë dënimin në Maqedoni – ka deklaruar një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit për “Politiko.eu”

“Në një proces juridik dhe transparent Nikola Gruevski është dënuar nga gjykata e Maqedonisë për keqpërdorime të detyrës zyrtare me dy vite burg. Aktvendimi është konfirmuar dhe nga instance tjera gjyqësore. Në mënyrë plotësuese Gruevski është i akuzuar në katër lëndë penale. Ne vlerësojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, kurse Nikola Gruevski të përgjigjet para sisitemit të drejtësisë në Maqedoni  – ka theksuar përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit. /Klan Maqedoni/

read more
Top LajmeVendi

ARRATISJA E GRUEVSKIT: BISEDË TELEFONIKE DIMITROV – SIJARTO

Screenshot_4

Paradoksale që të kërkohet azil në një vend anëtar të BE-së


Është paradoksale që personi, nën sundimin e të cilit Maqedonia ishte karakterizuar si “shtet i robëruar” pikërisht nga Komisioni Evropian, të kërkojë azil nga vendi anëtar i BE-së. Kështu i ka thënë ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Dimitrov kolegut të tij hungarez Peter Sijarto gjatë një bisede telefonike – kanë njoftuar nga MPJ.

Dimitrov ka potencuar rëndësinë e parimit të sundimit të së drejtës, që paraqet parim themelor evropian. Siç thuhet, Sijarto ka konfirmuar se ish-Kryeministri Gruevski ka kërkuar azil në Hungari dhe se procedura është në vazhdë e sipër. Ai e ka potencuar përkrahjen hungareze për integrimet europiane të Maqedonisë – thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Klan Maqedoni/

 

read more
1 128 129 130 131 132 223
Page 130 of 223