close

Top Lajme

Top LajmeVendi

TETOVË: AHMETI E THAÇI HARMONIZOJNË QËNDRIMET

taci-ahmeti

Të zbatohet Marrëveshja e Përzhinës


 

Mbrëmë  u zhvillua takimi në mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi.  Pas përfundimit të takimit krerët e dy partive politike thanë se kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që i prekin dhe shqetësojnë shqiptarët.

Dy partit politike duhet t’i harmonizojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojë për zbatimin sa më të shpejtë të marrëveshjes së Përzhinës, e cila është një nga kushtet për integrimin e vendit në NATO dhe BE, kështu u dakorduan mbrëmë pas takimit kryetarët e BDI-­së Ali Ahmeti dhe i PDSH-­së Menduh Thaçi. Ahmeti, tha se Marrëveshja e Përzhinës i bën shqiptarët të rëndësishëm në shtet dhe se për këtë nevojitet edhe mbështetja e PDSH-së.

Ndërkaq, Lideri i PDSH-­së, Menduh Thaçi tha se nga ky takim është me interes që të gjendet gjuhë e përbashkët për realizimin e marrëveshjes së Përzhinës, në të cilën të gjitha partitë e mëdha kanë vënë nënshkrimin e tyre.

I pyetur nga televizioni ynë rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, Ahmeti u përgjigj se do të ketë zhvillime pozitive, siç u shpreh ai, në këtë aleancë Maqedonia është dashur shumë më herët të jetë pjesë e saj.

Ndërkaq, Menduh Thaçi u shpreh optimist se do të fillojë zbatimi i reformave, të cilat kërkohen nga raporti i Pribesë, por edhe nga i gjithë faktori ndërkombëtarë.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi u shpreh se ka kërkuar që të realizoj takime të këtilla edhe me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, por ai theksoi se, nga Lëvizja Besa kanë kërkuar takime larg opinionit, ndërkaq, siç  u shpreh ai,  PDSH-ja do të realizojë vetëm takime të hapura dhe transparente. Ndërkaq, para takimit  PDSH-ja organizoi iftarin tradicional për anëtarët dhe mbështetësit e partisë. Thaçi duke iu drejtur të pranishmive theksoi se partitë politike maqedonase edhe tani po udhëheqin politka antishqiptare dhe siç tha, nëse kështu vazhdon, nuk do të mbijetojë gjatë. /XH. I. /

 

read more
Top LajmeVendi

ZIGZAG: KOSOVË – SFIDAT PASZGJEDHORE

unnamed

Rreth njëmilion e 900 mijë kosovarë me të drejtë vote, kanë zgjedhur dje legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa pritet çertifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Kosovës, u rendit i pari, por befasia e këtyre zgjedhjeve e ka emrin Vetëvendosje. Vëzhguesit vlerësojnë se zgjedhjet ishin të lira e të qeta, ndërkohë që tërheqin vërejtjen se fituesit do t’i duhet sigurimi i një partneri për formimin e një qeverie të qëndrueshme. Për shkak të diferencës së ngushtë, nuk përjashtohet mundësia që edhe Kosova të përballet me tensionet nëpër të cilat kaloi Maqedonia pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Për Kosovën e pas zgjedhjeve të djeshme të jashtëzakonshme dhe sfidat që e presin – sonte flasim me Subhi Jakupin, Arben Ratkocerin, Isak Sherifin e Xhelal Nezirin

Mos harroni në Zigzag, drejtpërdrejt, me fillim në orën 20.30

read more
Top Lajme

AHMETI DHE THAÇI TAKOHEN JO PËR BASHKËQEVERISJE POR PËR ÇËSHTJET E SHQIPTARËVE

ahmet-thaci-1_1497227367-906395
Pas përfundimit të takimit kokë më kokë, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSh-së Menduh Thaçi, thanë se kanë për qellim që të bashkëpunojnë për çështjet që i prekin dhe shqetësojnë shqiptarët.
“Mbetet që edhe në të ardhmen që këto takime në vazhdimësi të mbahen dhe të shohim se si t’i koordinojmë edhe më mirë punët që më me lehtësi të arrijmë te realizimi i pikave të kësaj marrëveshje”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Numri një i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se kjo bisedë ishte shumë e nevojshme, duke shtuar se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por thjeshtë bëhet fjalë për një komunikim të hapur dhe transparent mes pozitës dhe opozitës.
“Sigurisht se ne mbajmë përgjegjësi për qëllimet strategjike të shqiptarëve si integrimi në NATO dhe BE si dhe avancimi i pozitës shqiptarëve në një piadestal. I thash zotit Ahmeti se ne do të vazhdojmë ta kultivojmë opozitën shqiptare, ani pse s’kemi shumë vota por ne kemi mandat dhe këtë mandat nuk do ta tradhtojmë. Por kjo nuk do të thotë që ne mos t’i harmonizojmë qëndrimet me pozitën shqiptare”, tha pas takimin Thaçi.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë ofertë për t’u bërë pjesë e ekzekutivit, Thaçi tha se kjo nuk ka qenë pjesë e bisedimeve. Ndërsa në pyetjen se a do të ketë takime edhe me drejtuesit e tjerë të partive Thaçi tha se drejtuesit e Lëvizjes Besa kanë kërkesa të pakuptimta, ndonëse, sikundë dihet, ai e pat mbështet këtë subjekt politik menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve duke i ofruar votat e deputetëve të vet në favor të Lëvizjes Besa./ART CHANNEL
read more
Top Lajme

PARA 18 VITEVE NATO NDËRHYU NË KOSOVË

nato kosovo

Sot shënohen plot 18 vjet nga dita kur NATO u fut në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitaret serbë.Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike dhe që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.

Sot gjithashtu mbushen 18 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj.

Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999, është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga lejtnant-gjeneral, Mike Jackson, komandant i KFOR-it .

Më poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur më 21 qershor 1999, ditë e diele./ART CHANNEL

read more
Top Lajme

ZGJEDHJET NË KOSOVË, BEFASON VETËVENDOSJA

Kosovo

Pas numërimit të 91 % të votave, dhe publikimit të rezultateve është krijuar edhe një panoramë mbi shtrirjen gjeografike të partive politika në Kosovë.

Pavarësisht se në zgjedhje parlamentare, Kosova është një zone e vetme zgjedhore, ka një interesim të madh se si është shpërndarë vota nëpër komuna të ndryshme.

Duke bërë një krahasim me rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale, duket se ajo që ka përfituar më së shumti është Lëvizja Vetëvendosje, dhe kryesisht shtrirjen e ka bërë në “terren” të LDK-së.

VV ka “marrë” nga LDK-ja komuna të mëdha si Ferizaj, Gjilan, por edhe Viti, Fushë Kosovë, ndërsa PDK-së i ka marrë Vushtrrinë, Kamenicën, Kaçanikun.

PDK me koalicion tash kryeson në komuna si Peja e Suhareka që LDK-ja ka kryetarët e këtyre Komunave.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.

Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës (PDK) doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare  të së dielës në Kosovë, por asaj do t’i duhet  të gjejë një partner koalicioni për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV)  26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e DnV-së.Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.  Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008, me shumë kosovarë të frustruar mbi mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit.

Në vitin 2010 dhe 2014 pjesëmarrja  ishte 48 dhe 43 për qind.Surpriza më e madhe ishte partia Vetëvendosje e opozitës, e cila pothuajse ka dalur partia e dytë, shkruan tutje Reuters.”Vetëvendosja ka fituar  këtë numër votash për shkak se ata duan që të ndëshkojnë  partitë qeverisëse”, tha Ismet Kryeziu, kreu i Demokracisë në Veprim.

Qeveria e re do të duhet të merret me papunësinë  dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, sidomos  me Serbinë, një parakusht për të dy vendet për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ka shumë votime të pavlefshme

Si asnjëherë më parë nga zgjedhjet e kaluara, këto zgjedhje po karakterizohen me votime të pavlefshme, shkruan Indeksonline.

Kjo është shqetësuese pasi nga mbi 1 milion votues të rregjistruar, gjysma e tyre, rreth 50 mijë deri në këto momente nga KQZ janë shpallur të pavlefshme.

Vota e pavlefshme do të thotë që qytetarët kanë gabuar gjatë procesit të votimit ose nuk kanë dashur që vota ti shkojë asnjë partie, duke e bërë të pavlefshme.

Komentet e shtypit serb

Zgjedhjet në Kosovë janë pasqyruar edhe nga mediat në Serbi. Në momentin që ka dalë “Exit Poll”-i i parë për zgjedhjet, mediat serbe kanë shkruar se në Kosovë po fiton “Krahu i luftës”.

Duke mos e pasur dëshirën e një fitoreje të tillë, “Blici” serb thotë se “Terroristi i luftës” fiton zgjedhjet në Kosovë, duke nënkuptuar Ramush Haradinajn.

Për “Eexit poll”-in ka shkruar edhe Tanjug, B92, Telegraf.rs, Beta e të tjera.

Aktualisht me rreth 90% të votave të numëruara kryeson koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34.66%, ndërsa “Vetëvendosja” renditet e dyta me 26.75% të votave.

A do të ketë koalcion LDK-VV?

 

Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, mund ta ndalë të keqen duke shkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ose ta rrisë atë duke shkuar prapë me PDK-në, siç kishte bërë më 2014.

Pas këtij rezultati potencial, Molliqaj tha se janë hapur mundësi dhe horizonte të reja për Kosovën.

“Për herë të parë në Kosovë ka ndodhur një rritje e madhe e subjektit kështu”, tha ai.

“Besoj se LDK ka reflektuar”, shtoi ai, duke thënë më pas se do ta besojë një gjë të tillë, pasi që kështu do të ecnin tutje për një ndryshim në Kosovë.

Sipas Molliqajt, Albin Kurti është fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe se do të jetë kandidati më i votuar në këto zgjedhje.

Molliqaj e pranoi se kanë bërë veprime që i kanë kushtuar në elektorat porse i kanë bërë mirë Kosovës në procese.

Ai beson se nëse Vetëvendosja e bën qeverinë qendrore, ata i marrin mbi 40%, dhe se pozicioni i Vetëvendosjes është në të dyja anët i favorshëm.

Molliqaj vazhdoi të thoshte se nëse LDK merr bashkëpunimin me Vetëvendosjen, apo t’i japë infuzion këtij koalicioni dhe ta mbajtë atë në pushtet.

Ai tha se LDK nuk është në gjendje të vëjë kushte, por as Lëvizja Vetëvendosje nuk po vë kushte.

Një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, Molliqaj e konsideron si të madh dhe shumë stabil.

Në anën tjetër, ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i është drejtuar votuesve të tij me një mesazh duke thënë se LDK nuk do të bashkohet më me PDK-në për të qeverisur vendin.

Sipas votave të numëruara deri tani, PAN prin me rreth 35 për qind, ndërsa VV është e dyta me 25 për qind, pak para LAA-së që është e treta.

Ky është postimi i tij në Facebook:

”Të dashur qytetarë, votues te Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit LAA

– Veçanerisht Ju, të dashur veprimtarë të shumtë të LDK-së, udhëheqës Shtabesh, komisioner qe po ruajn voten tone – anë e kënd Kosovës – pra Ju veprimtar që s’latë guri pa lëvizur: Ju, meritoni një falenderim shumë shumë të madh, të sinqertë dhe meritoni që t’Ju perkulet çdo njeri që e donë me zemër këtë parti… Meritoni që t’Ju perkulet e falenderojë e gjithë Kryrsia e Partise, Shtabi, dhe Lidershipi – per punen, besnikerine e perkushtimin Tuaj… !

Ju, ishit dhe mbeteni garanca e vetme e djeshme, e sotme dhe e neserme e partise sone, e cila perkunder situatës, është dhe mbetet garancë dhe shtyllë Kryesore e Demokracisë, Pavarësisë dhe Lirisë e ndërtimit të vendit – sikur edhe të Qeverisë së ardhme – por me kushtin e Qeverisë – pa PDK, AAK e Nisma…!

Ditët e ardhshme, duhet të lëvizim, por bashkarisht me Ju, drejt vendimit per-

nën 1. Zgjedhje te reja, apo

Nën 2. Koalicion te Kondicionuar me VV…

Sidoqe te jete: Ajo çfare dua te them, vetem si Individ, si kandidat i Juaji per Deputet – se une s’mund të bëjë asnjë minute më shumë, pa Ju falenderuar nga Zemra – per rreth 200’000 vota qe mblodhet…

Me nderime e perhere falenderues

Bardhyl Meta”

/ART CHANNEL

read more
Top LajmeVendi

MANÇEVSKI: DO TË BËJMË RIORGANIZIMIN E ADMINISTRATËS

eeew-2-

Një ndër sfidat e qeveris së re është që të mos bëj renvashizëm por  të bëhet riorganizimi i punëve për efikasitet më të madh. Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski në një intervist për Makfax tha se nuk do të ketë shkarkim nga administrata shtetërore, por do të punohet për riorganizim e administratës.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski theksoi se numri i të papunëve në vend është rreth 120 mijë, ai premtoi se do të bëjnë riorganizim dhe zhvendosje të resurëseve me qëllim që të gjithë këta të punësuar të jenë efikas.

“Numri i të punësuarëve është rreth 120.000.  Punojmë në përpunimin e të dhënave dhe në një afat kohor të shpejt do të kemi numrin e sakt. Jemi të vetëdijshëm se ky numër është i lartë, por do të tentojmë të bëjmë riorganizim dhe zhvendosje të resurëseve me qëllim që të gjithë këta të punësuar të jenë efikas. Fillimisht për këtë që po mundohemi sic kemi paralajmëruar njerëzit duhet të lirohen nga kufizimet partiake. Nuk do të ketë presione mbi administratën, detyra e tyre është që të punojnë me ndërgjegje,transparent dhe në përputhje me ligjin. Duhet patjetër ndryshuar kjo marrëdhënie ndaj nënpunësve administrativë”

Ndërkaq, në intervistën e dhënë për Makfax  Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski në një intervist për Makfax ka thënë se   “Nuk do të ketë shkarkim nga administrata shtetërore, por do të bëhet riorganizim për efikasitet më të madh.

Mund të përsëris vetëm atë që thash : Nuk do të ketë shkarkime nga administrate shtetërore. Ky është premtimi që ua dham qytetarëve dhe duhet ta respektojmë. Pajtohem që administrate është në numër të madh por duhet ta riorganizojmë. Nuk duhet ta dëgjoj fjalën reform pasi gati se 25 vite e dëgjojë pasi pas gjithë atyre projekteve, rezultatet dhe efikasitetin qytetarët nuk e vërejn, prandaj neva na duhet riorganizim I brendshëm I administratës. Duke qenë pjesë e këtij sektori  të IT mund të them se ka munges të kuadrit”

Ai shtoi se po bëhen analiza që të vihet deri tek numri i saktë i të punësuarve në sektorin publik. Dhe në bazë të këtyre analizave theksoi se, do të bëhet edhe ndarja e 1600 administratorëve të cilët janë të angazhuar por rrinë në shtëpi.

read more
Top LajmeVendi

VAZHDOJNË PËRPLASJET MES VMRO–SË DHE LSDM-SË

VMRO-SDSM

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar përplasjet mes partive të kampit maqedon VMRO-DPMNE dhe LSDM. Sipas VMRO- DPMNE-së papunësia është ulur si rrjedhoj e politikave të kësaj partie, ndërsa nga  LSDM-ja thonë se do të ketë rënie reale të papunësisë dhe përgjegjësi për gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve.

Sipas VMRO-DPMNEsë shkalla e papunësisë në Maqedoni me 22.9% në tremujorin e parë të këtij viti është rezultat i politikave të tyre ekonomike që kanë ndërmarrë në dhjetë vitet e fundit.

“Përderisa VMRO-DPMNE  është e fokusuar në krijimin e një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët në vend, ministri Oliver Spasovski mban konferenca boshe me të cilat qytetarëve ju tregon paaftësinë për mirëmbajtjen e pronës shtetërore”.

Nga kjo parti thonë se, dallimi mes tyre dhe LSDM-së është në atë që prioritet për ta është përmirësimi i jetës së qytetarëve, ndërsa për LSDM-në është të defokusojë qytetarët nga premtimet e bëre në zgjedhje.  Ndërkaq, LSDM-ja i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së përmes një kumtese ku thonë se do të ketë rënie reale të papunësisë dhe përgjegjësi për gjitha keqpërdorimet e parave të qytetarëve. Nga kjo parit thonë se, transparenca dhe përgjegjësia në udhëheqjen e shtetit janë vlerat e reja të qeverisë së tyre.

 “Qytetarët do ta dijnë dhe do të shohin çfarë keqpërdorime janë bërë dhe në çfarë janë harxhuar paratë e tyre në 11 vitet e kaluar. Për gjithë keqpërdorimet do të ketë përgjegjësi”.

Ata shtojnë se ka përfunduar koha e shpërnguljes së të rinjve, largimi i të papunëve nga evidenca dhe numrat me porosi të institucioneve të kontrolluara nga VMRO-DPMNE.

read more
Top LajmeVendi

PLOMP: PRANIMI NË NATO MUND TË BËHET SHPEJTË

Plomp

Ka më shumë ndjena se duhet përshpëejtuar procesi kur bëhet fjal pë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Me zgjedhjen e qeverisë së, mendoj se duhet të hapën mundësit e reja. Sidoqoft, Maqedonia dhe Greqia janë ato që duhet të gjejnë zgjidhje për mosmarrëveshjen me emrin. Ndërkaq faktori ndërkombëtar ka interest ë ndihmoj, ka thënë ambasadori holandez, Vauter Plomp në intervistën javor për Radio Evropën e Lirë.

 Se cilët duhet të jenë prioritet e qeverisë së re në të cilën duhet të fokusohet qeveria e re  sipas ambasadorit të ambasadës holandez, Vauter Plomp ndër prioritet e  para duhet të jetë përsimisimi i jetës së gjithë qytetarëve në  shtetë.

“Në rast se më pyesni më konkrentisht për prioritet e qeverisë së re atëher do të thoja se duhet të ndodh sundimi i së drejtës, dhënie llogari , inkluzivitet dhe në mënyrë gjenerale zbatimi I reformave të cilët do ti mundësojnë Maqedonisë të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Mund të them gjatë takimeve të para me disa nga ministrat  e qeverisë së re, u informova se pikërisht reformat dhe integrimet euro-atlantike janë në maje të agjendës së qeverisë së re”

Kontestim me emrin sipas ambasadorit holandez Vauter Plomp mbetet problem i cili duhet të zgjidhet mes dy vendeve, por poashtu sheh dinamikë të mundhsme për zgjidhje për pengesën kryesore për antarësim në NATO.

“Fillimisht mendojë se është e rëndësihme të përmend, se ekziston një diferencë e caktuar kur flasim për antarësim në BE dhe NATO. Gjithsesi se edhe për në NATO sundimi i ligjit do të jetë shumë i rëndësishmë dhe gjithsesi se do të duhet ndonjë marrëveshje për çështjen e emrit ose zgjidhej pët të. Diferenca mes pranimit në NATO dhe BE është ajo që për NATO një pjesë e madhe e obligimeve kanë mbaruar. Maqedonia kohë të gjatë ishte në sportelin pritës të NATO-s, nëse mund ta shprehem kështu, por ajo kohë nuk u harxhua kotë. Shumë nga ato reforma u mbaruan dhe kur bëhet fjalë pët këto dy institucione, mendojë se pranimi në NATO mund të bëhet shpejtë dhe kjo është një inkurajim i rëndësishëm”, thotë ambasadoi Plomp.

Ambasadori Holandez, Plomp shprehet se vendi i tij e ka përkrahur Prokurorin Speciale Publike për shkak se është një institucion vital nga marrëveshja e Przhinos dhe është me rëndësi të vecant për suksesin e asaj marrëveshje për tejkalimin e krizës politike.  Njëherit Plomp është shprehur se vetëm sundimi I së drejtës dhe reformat në gjyqësor do të mund të kthejn maqedonin në rrugën euro-atlantike.

“Më lejoni të shtoj dicka se kur për herë të parë i dëgjova bisedat e përgjuara dhe përmbajtjen e tyre isha I shokuar dhe mendova se një gjë të till të kishte ndodhur në Holland, qytetarët me siguri do të kërkoni zbardhjen e tërsishme të punës dhe do të kërkonin përgjegjësi pë rata përesona që kanë qenë pjesmarrës për to pavarsisht nga cila parti dhe nga cila anë vijn”

Ndër të tjerash Ambasadori holandez  Vauter Plomp tha se është krenar që për 26 vite vendi I tij ka qenë partner solid I Maqedonia, pavarsisht se cila parti ka qenë në Qeveri dhe sic ka thënë ai do ti ndihmojnë Maqedonisë që të arrijë në Evrop fuqishëm dhe është i bindur se mënyra që maqedonia do ta bëjë gnjë gjë të till është në drejtim të BE-së dhe NATO-së.

read more
Top LajmeVendi

RASTI “TALIR”

NAK_0315-copy-sm

Avokati Nikola Dodevski do të thirret si dëshmitar në PSP për rastin “Talir” dhe ai nuk mund të jetë avokati mbrojtës i liderit të VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevskit për këtë rast, i cili është edhe i dyshuari i parë – kanë njoftuar disa media.

Nga PSP-ja kanë konfirmuar këtë informatë, por nuk kanë bërë të ditur se në cfarë cilësie do të thirret si dëshmitar. Ndryshe, dje për rastin Talir, në PSP u paraqitën sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri teknik Emil Dimitriev, ish-ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski, deputetja e VMRO-DPMNE-së DANIELA Rangelova si dhe deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska – Remenski.

Për të hënën priten i dyshuari i parë Nikola Gruevski, Ilija Dimovski dhe Kiril Bozhinovski. PSP-ja ka dërguar ftesa deri te 11 të dyshuar për këtë rast. Avokati Nikola Dodevski i përfaqëson numrin më të madh të të dyshuarve në rastet që i udhëheq PSP-ja.

read more
Top LajmeVendi

PËRPLASJE KOMUNIKATASH VMRO – LSDM

VMRO-SDSM

VMRO-DPMNE-ja përmes kumtesës së sotme për media, thekson se asnjë urdhër nga PSP-ja nuk do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të defokusojnë qytetarët nga realiteti, ku ata presin që LSDM-ja të fillojë të punojë dhe të realizojë premtimet e bëra.

“Zaevi nuk do të mund ta ulë papunësinë përmes fushatave të zeza ndaj VMRO-DPMNE-së, të cilat do t’ia udhëheq Katica Janeva. Do të vijë momenti kur Zaev do të pyetet se ku janë projektet e premtuara. LSDM gjatë fushatës premtoi se do ta dëgjon zërin e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Ata kanë mundësi ta bëjnë këtë tani me propozimin e sektorit qytetarë për rritjen e periudhës së pushimit për lehonat nga 9 në 18 muaj”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga LSDM tregon se punon në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i ndalojë debatet dhe reformat që sjellin jetë cilësore për të gjithë, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj kumtesës së VMRO-DPMNE-së të cilët kërkuan që të mos defokusohet opinioni, por LSDM-ja të punojë në realizimin e premtimeve.

 “Për vetëm disa ditë nga puna e qeverisë së re, qytetarët tanimë i ndjejnë ndryshimet që sjellin jetë cilësore për të gjithë. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë liruar nga stresi që ju shkaktonte testimi ekstern. Ka përfunduar koha kur pa konsultime me qytetarë, janë sjellur projekte të dëmshme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

read more
1 355 356 357 358 359 366
Page 357 of 366