close

Top Lajme

Top LajmeVendiVideo

SULMET KIBERNETIKE: RAUFI-KËTO SULME TREND I SË ARDHMES

“Cloud” i sigurt për mbrojtjen e dokumenteve


 

Sulmi kibernetik, me emrin “Uana Kraj” që kishte filluar më 12 maj, i ka shkatërruar operacionet në spitale, banka, qendra tregtare, shkolla dhe agjenci qeveritare, duke i goditur versionet e vjetra të sistemeve operative kompjuterike të kompanisë Majkrosoft. Sipas agjencisë policore evropiane, Europol, ky sulm, që konsiderohet se ishte më i madhi në Internet deri tash, u ka shkaktuar dëme të mëdha më se 200 mijë shfrytëzuesve në 100 mijë organizata në gjithë botën. 

Duke pasur parasysh se jemi të lidhur globalisht në rrjetin që e quajmë internet, potenciali për të qenë të prekur nga këto sulme kibernetike është i madh, tha për televizionin tonë inxhinieri i informatikës, Bujar Raufi. Rreziku më i madh, siç tha ai, ekziston te softverët më të vjetër, si Mikrosoft-XP, për të cilët vet Majkrosofti nuk i përmban.

Por si ta detektojë kompjuteri ynë që është prekur nga ky virus dhe nga ana tjetër, si të mbrohemi nga këto sulme, çfarë masash mund të ndërrmarin individë, por edhe kompanitë.

Nga të paktën 75 mijë kompjutera, në 99 vende të botës kanë bërë kërkesa për pagesë, në këmbim të lejimit të aksesit dhe riparimit të shërbimeve.  Edhe pse përhapja e virusit, i njohur si “Uana Kraj” dhe variante të tjera me këto fjalë, duket se është ngadalësuar, kërcënimi nuk ka kaluar ende. Europol deklaron se njësia kundër krimit elektronik EC3 po punon ngushtë me vendet e prekura, me qëllim reduktimin e kërcënimit dhe asistimin e tyre. /L. Ameti /

 

 

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: AVOKATI I POPULLIT PËRBALLET ME BUXHET TË VOGËL

13707_1459164965-6238713

Avokati i Popullit i Maqedonisë me ndryshimet e reja ligjore ka marrë më shumë kompetenca dhe funksione, por nuk ka mjete të mjaftueshme financiare dhe kapacitete njerëzore për realizimin e tyre. Këto janë përfundimet nga raporti prej monitorimit qytetarë të punës së Avokatit të Popullit që është realizuar në kuadër të projektit “Ombdusmani në mes mandatit dhe kapacitetit.

Avokati i popullit, Ixhet Mexhiti u shprehë se misioni i institucionit që përfaqëson dhe Sektorit jo Qeveritar  është që të kemi sundim të së drejtës, funksionim të sistemit pa probleme,  mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sipas tij ky raport nxjerrë në pah se gjendja në Republikën e Maqedonisë  në bazë të kornizës ligjore apo vendosjes së sistemit është shumë lartë i vlerësuar dhe shumë mirë i vendosur.

Ndërkaq, Biljana Bejlova nga Organizata jo Qeveritare  “Infoqendra”  tha se organizata e tyre dhe Komiteti i Helsinkut një kohë të gjatë janë duke e monitoruar punën e  Avokatit të Popullit pasi ata vlerësojnë se është institucioni më i pavarur që duhet t’i vlerësojë dhe t’i mbrojë të drejtat e njeriut.

“Në mënyrë formale në Republikën e Maqedonisë, Avokati i Popullit ka mandat të zgjeruar dhe kompetenca me ndryshimet e reja ligjore, por nga ana tjetër vullneti politik i qeverisë së deritanishme tregon se deri më tani ajo nuk ka qenë e përgatitur që deri më tani institucioni Avokati i Popullit t’i siguroj pavarësi dhe efikasitet. Një gjë të tillë e tregon buxheti i cili është i vogël dhe që varet nga Qeveria si dhe punësimet të cilat nuk i plotësojnë kërkesat e Avokatit të Popullit”– tha  Biljana Bejlova – OJQ – “Infoqendra”

Sipas, drejtoreshës ekzekutive të Komitetit të Helsinkut, Uranija Pirovska  institucioni Avokat i Popullit, çdo kund në botë është menduar që të veproj në shtetet të cilat investojnë në proceset demokratike me qëllim që të ndjehet efekti.

“Avokati i Popullit që nga koha e themelimit deri më sot edhe përkundër shumë mundimeve nuk mund ta merr atë që ka nevojë, me qëllim që të ndjehet efekti i punës së tij dhe ai të mund të vetëkrijojë politikat, punësimet dhe në këtë mënyrë t’i përmirëson kapacitet e institucionit të tij” –deklaroi  Uranija Pirovska- Drejtoresha e Komitetit të Helsinkut

Raporti ka ardhur në përfundim se shteti në përgjithësi ka treguar vullnet për promovimin e këtij institucioni, por përvoja ka treguar se vullneti juridik i shtetit është në kundërshtim me vullnetin politik . /V. D. /

 

read more
Top Lajme

BRIAN YEE: NDIKIMI RUS NË BALLKAN PO RRITET

yee-640×358
Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s nuk e kanë përjashtur mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ata kanë vënë në dukje se çelësi për stabilitet në rajon është punë e secilit shtet në bazë të reformave që realizohen.

Zëvendësndihmës sekretari i shteti amerikan, Hoyt Brian Yee në takimin në Budva ka thënë se politika amerikane ndaj Ballkanit është jo e paragjykuar.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe rolin e Rusisë në rajon, ku tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO përforcon qëndrueshmërinë e politikës së kësaj organizate ndaj Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net

Kjo sipas tij, shtë shenjë që po synohet minimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Yee gjithashtu tha se Rusia mund të kishte gisht në zgjedhjet e Malit të Zi, dhe kishte synime ta pengonte këtë të fundit të hynte në NATO.

Ai e përmendi edhe Kosovën, ku tha se po bëhet përpjekje për ta izoluar shtetin kosovar.

“Ne duhet të kemi guximin politik për të kryer reforma të nevojshme, dhe të vlerësohen interesat e qytetarëve”, ka thënë Yee.

Njejtë mendon edhe zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej i cili tha se ndikimi i Moskës në rajon është i qartë.

“Incidentet e fundit tregojnë se me të vërtetë Rusia është e gatshme të shkojë larg dhe të shkaktojë shqetësim. Prandaj duhet t’i mbajmë sytë hapur”, tha Apatrej.

Forumi vazhdon edhe nesër ku do të flasin presidentët e Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi./ART CHANNEL

read more
Top LajmeVendi

“LAGJA E TRIMAVE”; SEANCA E MBYLLUR PËR OPINIONIN

kumanova-seanca-gjyqesore-1_1494502048-6913006

Dëgjohen biseda të përgjuara Procesi gjyqësor për rastin “Lagjja e Trimave”


 

Sot ka  vazhduar me prezantimin e dëshmive të prokurorisë të cilat janë siguruar me masa të veçanta hetuese për ndjekjen e komunikimit të të akuzuarve. Në këtë seancë është prezantuar një video e xhiruar që nga fillimi i aksionit policorë ndaj grupit të armatosur dhe deri tek dorëzimi i tyre.

Sipas Avokates Artene Ademi ky video incizim nuk qartëson dilemat e ngritura as nga ana e mbrojtjes as nga ana e të akuzuarve  përkundrazi shton dyshimin e mëtutjeshëm se kjo video është e shkurtuar dhe nuk i mbanë elementet kryesore për të vërtetuar gjendjen faktike për rastin e Kumanovës.

Familjarët e të akuzuarve prej fillimit janë duke ndjekur procesin ndaj të afërmve të tyre. Ata nuk deshën të prononcohen para kamerave televizive duke thënë se një gjë e tillë mund të ju bëjë dëm familjarëve dhe se kërkojnë nga ana e partive politike shqiptare që gjyqësori të jetë i pa anshëm. Në rastin “Lagjja e Trimave” 37 persona dyshohen për “terrorizëm”.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2017 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin e kanë humbur jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur, tetë policë nga njësitet speciale dhe të veçanta të MPB­së, ndërsa rreth dyzet u plagosën më rëndë. /Art Cahnnel/

 

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: IVANOV NUK E JEP MANDATIN?

SRBIJA MAKEDONIJA PREDSEDNIK POSETA

Kabineti i Presidentit: Ivanov do të veprojë konform kushtetutës


 

Letra nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka arritur në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqdonisë, Gjorge Ivanov, më 9 maj kanë konfirmuar nga ky cabinet duke potencuar se presidenti do të veprojë në pajtim me Kushtetutën.

Nga Kabineti thonë se presidenti Ivanov, pret nga lideri i LSDM-së që ta plotësojë fjalën e dhënë publike se “bashkë me partnerët e koalicionit të sigurojnë garanci për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Presidenti Ivanov ngelet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, por as tjetër dokument, akt ose veprim kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, nuk mundet që të jetë kusht, por as bazë për formimin dhe veprimtarinë e Qeverisë së Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë, në lidhje me ndarjen e mandatit, do të veprojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe deri me praktikën e vendosur deri më tani”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Ndryshe, në numrin e ri të Gazetës Zyrtare të Maqedonisë, dje është publikuar vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. VMRO-DPMNE nuk e pranon Xhaferin për kryetar të Kuvendit, ata ka qëndrim të prerë – zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendi

GRUBI : PROKURORIA TË MOS DORËZOHET PARA PRESIONEVE 

Artan_Grubi8

Dëshmi kanë dhënë në Prokurorinë Publike deputetët e sulmuar më 27 prill


 

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi sot dha dëshmi në Prokurorin Publike si dëshmitar për ngjarjet në parlament më 27 prill kur protestuesit hynë dhunshëm dhe goditën gazetarët, deputetët, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Para prokurorisë Publike dëshmi ka dhënë edhe deputetja Shpresa Hadri gjithashtu nga radhët e BDI-së.

Pas daljes nga Prokuroria Publike, Grubi u shprehë se është përgjigjur ndaj të gjitha pyetjeve dhe u bëri ftesë edhe deputetëve tjerë të cilët kanë qenë të sulmuar që të bëjnë të njëjtin veprim duke dhënë kontribut në zbardhjen e rastit.

Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve se në disa video shihet se si përshëndetet me protestuesit, deputeti i BDI-së, Grubi tha se është një marrëzi dhe e turpshme që të bëhet një koment i tillë.

Grubi edhe njëherë përsëriti se ishte një vlerësim i mirë që Ali Ahmeti  të mos ishte në Kuvend pasi me këtë gjë parandaluam një konflikt ndër-etnik. Sipas Grubit ata kanë pasur informacione se do ta sulmonin kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe shërbimet e sigurisë.  /V. D. /

 

 

read more
Top LajmeVendi

MPB: ARRESTOHET SULMUESI I SELËS

Screenshot_1

Vazhdojnë bisedat informative në MPB


 

Sot herët në mëngjes është arrestuar Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ndaj deputetit Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij. Në disa video-filmime nga kamerat e sigurisë të Parlamentit shihet ku Gjeorgjievski dhe babai i tij duke e goditur deputetin Sela në fytyrë.

MPB ka noftuar se Kire Gjorgjievski dhe babi i tij 68 vjeçar janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në sulmin ndaj deputetit të Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela. 39 vjeçari Gjorgjievski në disa xhirime shihet se si e tërheq zvarrë deputetin Sela në korridoret e Kuvendit më 27 Prill gjatë sulmit në Parlament. Me të në këtë xhirim shihet edhe babai i tij. MPB-ja thekson se të dy, paraprakisht e kanë sulmuar Selën. Bastisja në shtëpinë e tij është bërë gjatë mëngjesit të sotëm, kurse të dy janë të dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë marrë këpucë sportive me gjurmë gjaku, veshje dhe tre celularë, të cilët me vërtetim edhe janë marrë. Sipas MPB-së të dy kanë marrë pjesë në dhunën në Kuvend.

“Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është vërtetuar se në sallën numër 3, ku është mbajtur konferenca për shtyp, C.GJ fillimisht ka hedhur një tavolinë, kurse K.GJ ka hedhur gjësende të ndryshme ndaj deputetëve të pranishëm, pas çka të dy bashkërisht fizikisht kanë sulmuar deputetit Z.S. SPB-Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, për momentin po ndërmerr masa dhe aktivitete lidhur me personat e lartëpërmendur, në drejtim të vërtetimit dhe dokumentimit të veprimeve, për çka në mënyrë plotësuese do të njoftoheni” – thuhet në një komunikatë nga MPB-ja.

Ndërkohë, në bisedë informative është ftuar edhe I.K 37 vjeçar nga Shkupi, i cili ka konfrimuar se ka hyrë në sallën e press-konferencave, dhe me përdorimin e forcës ka sulmuar deputetin Zoran Zaev dhe ka hedhur karrige në drejtim të sigurimit. Pas bisedës informative, personi në fjalë është liruar dhe kundër do të ngritet kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Nga SPB-Shkup kanë njoftuar se lidhur me ngjarjet në Kuvend, ende po punohet dhe ftohen persona për bisedë informative. /Art Channel/

 

read more
Top LajmeVendi

SHKUP: PËR KOMUNAT VENDOS PARLAMENTI

USTAVEN-SUD-1

Selmani: Ivanov shkaktar i krizës


 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë ka vendosur të mos shqyrtojë iniciativën për shfuqizimin e mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal. Në seancë e sotme nga kjo gjykatë është vlerësuar se ajo nuk ka kompetenca të tilla dhe se i vetmi institucion që mund të shqyrtoj një iniciativë të këtillë është Kuvendi. Mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal skadon më 15 maj.

Zgjedhjet lokale do të duhej të mbahen në fillim të muajit maj, por për shkak të mos zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit skaduan afatet për shpalljen e tyre në kohën e paraparë.  Ndërkaq sot Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos sillet procedurë për vlerësim të iniciativave për pezullim të dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nga Kodi zgjedhor, me ç’rast do të mundësohej që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbeten në funksionet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Sipas gjykatëses Elena Gosheva kjo gjykatë nuk mund të krijojë situatë të re juridike, nëse këtë gjë nuk e ka bërë ligjvënësi gjegjësisht Kuvendi i Maqedonisë.

“Me iniciativat kërkohet që Gjykata Kushtetuese të krijojë situatë të re juridike, për çka është kompetent Kuvendi. Në pajtueshmëri me kompetencat e konfirmuara, në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese është të vlerësojë se nëse përmbajtja e një ligji është në pajtueshmëri me Kushtetutën ose nuk është, e jo të krijojë ligje”, është shprehur Elena Gosheva.

Edhe ekspertët juridik kanë vlerësuar se Gjykata kushtetuese në bazë të kompetecave të saj nuk është ajo e cila mund të jep, analizojë apo ndryshojë kompetencat e komunave. Nëse me kohë presidenti Ivanov do vepronte në suaza të kushtetutës nuk do t’u përballeshim me një situatë të këtillë.

Sipas Selmanit kjo situatë do të mund të zgjidhet vetëm atëherë kur të vihet në funksion Kuvendi dhe Qeveria me ç’rast edhe mund të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të reja lokale. Ndërkaq mandate i kryetarëve dhe këshillave komunal skadon më datë 15 maj. /L. Ameti/

 

 

 

read more
Top Lajme

ARRESTOHET SULMUESI I SELËS, KIRE GJEORGJIEVSKI

lANEC

Është arrestuar sot herët në mëngjes Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij, burri me mustaqe në moshë i parë në filmimet që i publikuan mediat. Gjeorgjievski dhe babai i tij, merr vesh gazeta KOHA nga burime policore, në më shumë video-filmime nga kamerat e sigurisë të Parlamentit shihen duke e goditur deputetin Sela në fytyrë. Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheqin zvarrë Ziadin Selën, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar nga mediat. Bëhet fjalë për një person nga Gostivari, por që banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

read more
Top Lajme

GJENDET E VDEKUR MJEKJA, DYSHOHET SE BASHKËSHORTI E KISHTE VRA

mkd-320770

Mbrëmë rreth orës 21,  me plagë thike në trup, është gjetur  e vdekur një afërsi të Qendrës Klinike ”Nënë Tereza” në Shkup.
MPB e ka konfirmuar këtë informacion, kurse viktima është identifikuar si J.S, specialiste e nefrologjisë dhe profesore universiteti.

Policia dyshon se bashkëshorti i vikitimës e ka kryer vrasjen.
Detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje  pritet që policia  të jep brenda ditës.
read more
1 86 87 88 89 90 91
Page 88 of 91