close

Vendi

VendiVideo

ELIOT ENGEL:KRIZA ZGJIDHET SË SHPEJTI?!

403

Kongresisti amerikan, Eliot Engël ka qëndruar sot në Shkup me çfrast është pritur nga personalitete të larta të vendit. Pas takimit me kryeministrin Gruevski, ai tha se është optimist sa i përket zgjidhjes së krizës politike shumëmujore. Ndërkaq, zhvillimet e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe të bisedimeve me kryetarët e dy partive kryesore shqiptare dhe atë të opozitës socialdemokrate maqedonase.

 

“Kryetari Ahmeti foli për krizën politike aktuale në vend dhe tha që liderët duhet ta tejkalojnë vetën dhe të mendojnë për shtetin. Reformat që nevojiten për ta bërë shtetin më të fuqishëm dhe institucionet më me integritet dhe më të besueshme tashmë janë pranuar nga të gjitha palët dhe duhet të zbatohet me konsensus shoqëror. Pjesë e agjendës së dakorduar midis liderëve gjithashtu janë edhe marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi EuroAtlantik. Ndërsa kjo situatë që ka mbetur ako ma pa zgjidhur në lidhje me ndarjen e pushtetit midis dy partive politike maqedonase duhet të tejkalohet nga dy liderët maqedonas sa më shpejtë në interes të vendit dhe të qytetarëve”, thuhet në një njoftim të BDI-së.

Kongresisti amerikan Eliot Engel është takuar edhe me Kryetarin e PDSH-së,Menduh Thacin.Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe aspekte të alternativës – programit për daljen nga kriza politike e socio-ekonomike dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, andaj është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë, shumë më të fuqishëm, të cilët do të kontribuonin deri sa të arrihet zgjidhje e këtij problem – thuhet mes tjerash në një komunikatë të PDSH-së.

SHBA gjithmonë kanë qenë miq të mirë të këtij shteti dhe do të vazhdojmë me përkrahjen tonë – ka deklaruar kongresisti amerikan Eliot Engle pas takimit me Kryeministrin Nikolla Gruevski.Engel deklaroi se Maqedonia mund të bëhet shembull për bashkëjetesë në një shoqëri multietnike.Ai gjithashtu deklaroi se është optimist se kriza politike në vend së shpejti do të zgjidhet.

“Unë gjithmonë jam optimist dhe zakonisht  jep rezultate.Nuk kam ndonjë këshillë për Kryeministrin ose për këdo tjetër,por shpresoj se kjo krizë do të zgjidhet sa më shpejt,sepse sa më shumë të zgjatet do të jetë vështirë ballafaqimi me problemet e vërteta.Për këtë shkak shpresoj se kjo do të bëhet sa më shpejt”-ka thënë Eliot Engel.

Kongresisti amerikan Eliot Engel realizoi edhe një takim me pronarin e Kompanisë “Ecolog” z.Lazim Destani.Marrëdhaniet shqiptaro-amerikane dhe zhvillimi ekonomik rajonal kanë qenë temë e bisedimeve.

Kongresisti amerikan Eliot Engel gjatë pasditës është takuar edhe liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev.

read more
VendiVideo

USHT:SHËNOHET DITA E PAVARËSISË SË AMERIKËS

405

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot, në Universitetin Shtetëror të Tetovës u organizuan një sërë aktivitetesh.

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur miq dhe përkrahës më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Me këto fjalë në Universitetin e Tetovës u shënua katër korriku, dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

“Veteranët shqiptarë e kanë kuptuar herët se pa mbështetjen e një shteti mik si SHBA-ja, shqiptarët nuk e kanë të sigurt as të tashmen as të ardhmen. Ata ndërtuan dhe ndërtojnë me shumë mund miqësinë me aleatët tanë, pa kursyer asgjë të vetme”.- Dekani i Fakultetit Filologjik të USHT-së, Doc. dr. Fatmir Sulejmani.

Këto komente Sulejmani i bëri në tribunën shkencore  “Diplomacia Amerikane, mbështetje e çështjes shqiptare”, organizuar për nder të  239 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Po për këtë rast në Fakultetin e  Arteve  të këtij universiteti  u çelë edhe një ekspozitë tematike me vepra të pedagogëve të këtushëm të artit.

“Sot, jemi këtu për të ekspozuar disa piktura të punuara nga profesorët e Fakultetit të Arteve të USHT-së. Me këtë ekspozitë edhe fakulteti ynë u bashkëngjitet aktiviteteve festive që organizohen për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve”, tha Prof. dr. Miftar Memeti Dekan i Fakultetit të Arteve

Katër korriku është ndër festat më rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, në këtë ditë  amerikanët shënojnë Pavarësinë nga Britania, pikërisht në këtë ditë të vitit  të largët ,1776.

read more
Vendi

TETOVË: UJI I PIJSHËM GJITHNJË E MË I SIGURT!

511

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, Ministri i Mjedisit dhe Palnifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi,  dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kanë vizituar sot lokalitetin ku po zhvillohet faza e dytë e ndërtimit të sistemit të ri të ujësjellësit në Tetovë.Ky sistem kap një gjatësi prej rreth 9 km nga burimi i ujit në Leshnicë e deri në pikën e grrumbullimit te uji i ftohtë.

Projekti i shumëdebatueshëm për sigurimin e ujit të pijshëm për tetovarët duket se po bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi tha se me këtë po vëndohen në jetë zotimet parazgjedhore:

 “Këtu jemi për të pa në vend punimet, praktikisht te ujësjellësit, shtrimit të gypave, hapjes drejt te burimi për furnizimin rritjen e kapacitetit për Komunen e Tetovës dhe për te dëshmuar në praktik se projektet që kemi premtuar vazhdojmë ti realizojmë.” – Zv/Kryeministëri, Musa Xhaferi.

Ndërkaq, Ministri Nurhan Izari bëri të ditur se deri në  fund të vitit tetovarët do ta heqin përfundimisht  nga rendi i ditës problemin e ujit të pijshëm

Deri më tani është diku afër 50 % e punës e realizuar, praktikisht diku 4.5 kilometër e punës së realizuar. Pritet deri në fund të përfundimit të projektit edhe 4 kilometra, praktikisht kjo punë pritet të përfundojë sipas asaj që është thënë dhe duke parë intensitetin e punës diku nga fillimi i muajt shtator” –Ministëri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.

E pranishme në këtë inspektim të zbatimit të punimeve për ujësjellësin e ri, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi  dha më shumë hollësi për atë që është bërë e që pritet të bëhet:

 “Ajo që për ne është shumë e rëndësishme dhe shumë optimist është  fakti që e njejta planifikohet të bëhet edhe brenda këtij viti ashtu që ngjarja tani më dekatëshe e sasisë së ujit në qytetin e Tetovës të jetë një çështje e mbyllur dhe me këtë rast dëshiroj ti falenderohem ministrit së ambientit dhe përkrahjes që kemi pas nga qeveria  për të përmbushur këtë projekt, pasi Komuna e Tetoves atë buxhet prej dy miljon euro nuk e posedonte për të arritur ta realizonte këtë projekt” – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Projekti i ujit të pijshëm në Tetovë kap shumën prej  rreth dy milionë eurosh, mjete këto të siguruara kryesisht nga buxheti shtetëror.

 

 

read more
SportVendi

KUPA E UEFA-së:SHKËNDIJA BARAZON ME ABERDEEN

_84020543_kirovski

Në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Kupës së UEFA-së,në Shkup,Shkëndija e Tetovës luajti me shifra të barabarta 1 m 1 me skuadrën skoceze Aberdin.Të parët në avantazh kaluan mysafirët në minutën e 79 nëpërmjet sulmuesit MekGin,kurse vetëm pesë minuta më vonë për Shkëndinë barazoi Hristijan Kirovski,I cili sapo inkuadrohet në fushë.

read more
RajoniVendi

VLORË: NËNSHKRUHEN MARRËVESHJE PËR ARSIMIN

vlore nenshkrimi i marr

Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur marrëveshje bashkëpunimi në lëmin e arsimit. Ceremonia e nënshkrimit u bë në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe në kuadër të takimit ministror në Vlorë. Në këtë takim morën pjesë ministrat e Arsimit të vendeve të rajonit.

 

Sipas ministrit Ademi, marrëveshja e sapo nënshkruar  pritet të thellojë bashkëpunimin mes Shkupit, Prishtinës e Tiranës në fusha të ndryshme të arsimit, përfshirë këtu dhe pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta, si dhe shkëmbim të përvojave me qëllim të vendosjes së standardeve  dhe cilësive sa më të larta në procedin e edukimit dhe të shkollimit.

 

“Është shumë e rëndësishme nënshkrimi i Marrëveshjes më Republikën e Kosovës në sferën e arsimit për faktin se është e para e këtij lloji edhe hap mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjithashtu është e rëndësishme se kjo marrëveshje nënshkruhet në kuadër të takimit ministror të vendeve të rajonit ku ne si dy shtete dëshmojmë interesimin dhe vullnetin për bashkëpunim. Marrëveshja përmban konkretisht bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës, duke filluar nga këmbimi i përvojave të të dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit në këmbimin e literaturës, por edhe mundësin e aplikimit të përbashkët të institucioneve të vendeve tona  në shfrytëzimin e projekteve evropiane që janë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit dhe hulumtimeve shkencore”, tha me tjerash ministri Ademi pas nënshkrimit më ministrin kosovar të arsimit.

“Marrëveshja që u nënshkrua sot me Republikën e Shqipërisë është e një rëndësi tepër e veçante për qytetarët e Maqedonisë sepse thellon bashkëpunim me shtetin shqiptarë në të gjitha segmente e arsimit”, tha Ademi pas nënshkrimit të Marrëveshjes me ministren shqiptare Lindita Nikolla.

Ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj në hapjen e kësaj konference nënvizoi rëndësinë e ndërthurjes, shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimin e politikave arsimore midis 3 vendeve si një mënyrë mjaf e mirë që rrit cilësinë e arsimit.
Eksperiencat e vendeve tona duhet të ndërthuren në shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkërendimin e politikave. Dua të vendos theksin në rëndësinë e kësaj konference në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Reformimi vjen me integrimin e plotë të vendit tonë në BE. Dija nuk është biznes, por dija më e mirë sociale, ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye sot na kërkohet të jemi më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar” theksoi Nikolla.

 

Ndërkohë, ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami theksoi se me këtë marrëveshje do të intensifikohet bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe Republikën e Maqedonisë. Për Kosovën tha ai, është në interes sepse së pari herë nënshkruan një marrëveshje të tillë me Republikën e Maqedonisë.

Ministri Bajrami, me këtë rast, theksoi se pas marrëveshjes që është nënshkruar me Republikën e Shqipërisë, është ky një tjetër moment shumë i rëndësishëm, pasi që për herë të parë po nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë për të intensifikuar bashkëpunimin në fokus të ndërtimit të standardeve të larta të cilësisë.

“Vendet tona janë në proces të reformimit të sistemit arsimor dhe padyshim që Kosova dhe Maqedonia janë dy shtete fqinje dhe që mund të bashkëpunojnë shumë në sferën e arsimit”, tha ministri Bajrami.

Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të takimit të katërt  ministror:  “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim” që mbahet në qytetin e Vlorës së Republikës së Shqipërisë ndërsa organizohet nga Komisioni Evropian ku marrin pjesë ministrat e arsimit të vendeve të rajonit. Me këtë rast ministri Ademi është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian  për Arsim dhe Kulturë, Xaviet Prats Monne.

read more
Vendi

ANALIZË E RE PËR MARRËVESHJEN E OHRIT

ANALIZE PER MARVESHJEN E OHRIT

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajtë seancë e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni Ligjdhënës juridik.

Anëtarët e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive shqyrtuan Propozim programin për punën e këtij Komiteti dhe Informatën për zbatimin dhe realizimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, të përgatitur nga Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Zëvendës Kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi sot ka paralajmëruar një analizë me qasje të re për implementimin e kësaj marrëveshje.

Deputetët pritën që Xhaferi të kumtojë më shumë informacione për përfaqësimin e shqiptarëve dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera etnike në institucione,për përdorimin e gjuhëve etj.Sipas deputetëve të PDSH-së,MO aspak nuk ka filluar që të realizohet.

Deputeti I BDI Rafiz Aliti ka kritikuar punën e sekretariatit duke vlerësuar se edhe pas 14 viteve nga miratimi I kësaj marrëveshje ajo nuk është plotësisht e implementuar.

Për shkak të debateve që në momente ishin edhe me tone të larta,mbledhja ishte ndërprerë kurse më vonë nuk filloi për shkak të mungesës së kuorumit.Për 15 Korrik është paralajmëruar takim ku përfaqësues të më shumë institucioneve do të japin vlerësimin e tyre lidhur me implementimin e MO.

read more
Vendi

ZAEV: NUK E NJOH KËTË GJYQ!

zaev

Lideri i opozitës  Zoran Zaev deklaroi sot se nuk njeh gjykatat. Në një konferencë shtypi, kreu i socialdemokratëve maqedonas sqaroi se në të ardhmen nuk do të paraqitet as në seancat dëgjimore duke lënë të kuptohet se nuk përjashton as mundësinë e arrestimit. Në të njëjtën kohë, Zaev bëri të ditur se nuk heq dorë nga takimet e liderëve për t’i dhënë fund krizës.

Pas vendimit të djeshëm të Këshilli gjyqësor republikan, që të vendos  në favor të prokurorisë lidhur me rastin “puç“, ku akuzohet edhe kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev,Lideri i LSDM-së  ka deklaruar se nuk e njeh Gjykatën dhe nuk do të paraqitet në seancat dëgjimore për rastin “Puç”.

”Nuk e njoh gjyqin,si pushtet I pavarur sipas Kushtetutës dhe ligjeve.Gjykatat janë nën kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit dhe pushtetit të tij.Nuk do të marr pjesë në seancat e caktuara dëgjimore.Nuk do të vazhdoj ta respektoj masën e caktuar,që të paraqitem në Gjykatë çdo të hënë në ora 09.00 si dhe masat tjera.

Me këtë komunikatë publike,gjykata është e detyruar,në pajtim me Ligjin për procedurë penale menjëherë të shqiptojë masën e paraburgimit dhe të më privojë nga liria.Prej sot e pres këtë vendim të gjykatës.Unë gjendem në hapësirat e LSDM-së ose në Kampin e Lirisë para Qeverisë bashkë me qytetarët”u shpreh lideri I opozitës maqedonase Zoran Zaev

Sipas tij, vendimi i Gjykatës tregon varshmërinë nga pushteti ekzekutiv.Gjykata nuk ka dhënë shpjegime për faktet e mbrojtjes.

Sipas Zaevit, e akuzojnë për veprimtari spiunimi,por nuk tregojnë se për cilin shërbim të huaj e ka bërë këtë.

”Gjykata nuk ka dhënë asnjë shpjegim për refuzimin e ankesave të arsyeshme të akuzës.Jo vetëm për mua dhe ekipt tim të avokatëve,por edhe për opinionin e brendshëm,të jashtëm para së gjithash opinionin e jurisprudencës.Situata faktike është se njerëz janë nëpër burgje për shkak të spiunimit,por nuk ka informacione se për cilin vend të huaj,cilin shërbim të huaj apo institucion të huaj kanë spiunuar”-theksoi Zoran Zaev.

Sipas liderit të opozitës,përgjimet e publikuara,proceset e montuara politike,mos sundimi i së drejtës janë konfirmuar në Raportin e Pribes. Zaev  thotë se megjithatë do të marrë pjesë në takimet e liderëve që pritet të merren vesh për t’I dhënë fund krizës.

read more
Vendi

QEVERIA: MORATORIUM PËR REKLAMAT KOMERCIALE!

SHGM

Qeveria ka vënë moratorium për fushatat komerciale nëpër televizione, radio, portale apo bilborde. Masa është e përkohshme dhe nuk përfshinë fushatat publike, pa pagesë dhe do të jetë në fuqi deri në përcaktimin e kritereve për ndarjen e mjeteve buxhetore. Një vendim të këtillë e ka bërë publik të mërkurën, ministri Ivo Ivanovski në një debat të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Me këtë rast u tha se gjatë vitit 2012 Qeveria ka harxhuar 6,6 milionë euro për fushata, ndërsa vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, kjo shumë ishte  katër milionë euro!.

Qeveria ka ndërperë përkohësisht financimin e fushatave nëpërmjet mediave. Këtë e bëri të ditur minstri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Ivo Ivanovski në debatin e organizuar nga SHGM-ja mbi financimin e mediave nga ana e pushtetit. Ivanovski tha se këtë vendim Qeveria e ka ndërmarrë si, sikurse u shpreh ai,  gjest të vullnetit të mire:

 “Qeveria e RM si gjest të vullnetit të mirë, mori vendim  përkohësisht të vendosë moratorium për të gjitha promocionet komerciale. Domethënë, të gjitha institucionet shtetërore, menjëherë t’i japin fund informimit të publikut, përmes mediumeve komerciale”- ka theksuar Ivanovski.

Ekspertja në lëmin e mediumeve Snezhana Tërpevska thotë se çdo herë që shfrytëzohen shuma të mëdha të parave nëpër mediume, mund të ketë edhe probleme. Ajo u angazhua që ky vendim i Qeverisë të mos mbetet vetëm në letër:

 Problemi qëndron në faktin se e gjithë kjo po zhvillohet masovikisht me paratë e buxhetit. Sipas meje, edhe procedurat nuk janë në rregull, nuk janë transparente, por duhet të jemi të vetëdijshëm se gjithmonë kur shpenzohen shuma të mëdha parash shtetërore për mediumet, qoftë publike apo private, gjithnjë ekziston rreziku të institucionalizohet ndikimi shtetëror mbi mediumet,” – u shpreh Tërpevska.

Ndërkaq, Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele hedh poshtë se me para të Qeverisë është bërë propagandë politike:

“Unë dua të reagoj vetëm proceduralisht për titullin e debatit, interesi publik ose propaganda politike, abrogimi ose vendosja e kritereve për shpërndarje mjetes. Në asnjë rrethanë nuk mund të bëhet fjalë për propagandë politike, sepse nuk është fjala për këtë, por mund të thuhet se bëhet fjalë për interes politik, sepse këto janë dy gjëra të kundërta. Reklamimin qeveritar dhe atë me pagesë mund ta bëjnë vetëm partitë politike, nuk ekziston asnjë rast në RM që qeveria e RM-së  me reklama të bëjë reklamim politik, këto janë dy gjëra të kundërta!– thotë Trajçevski.

Naser Selmani, kryetar i SHGM-së, thotë se në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian për vitin 2014, thuhet se Qeveria  ka kontroll indirekt mbi mediat, përmes reklamave qeveritare dhe favorizimit të disa prej tyre:

“Në raportin për përparimin e Maqedonisë në vitin 2014,  thuhet se ekziston kontroll i drejtpërdrejtë shtetëror mbi mediume përmes reklamave qeveritare si dhe favorizim i mediave proqeveritare. Për këtë arsye Qeveria menjëherë duhet të ndërpresë fushatat politike qeveritare në mediat private, duhet t’u ndalohet institucioneve publike të shpenzojnë para për propagandë politike në mediume. Nëse qeveria dëshiron tu ndihmojë mediumeve duhet të ndjek shembullin e vendeve demokratike perëndimore, ku ka lehtësime tatimore ose subvencione për media që ti përshtaten epokës digjitale, të nxisin pluralizmin politik dhe pluralizmin e mediave, ta sigurojnë të drejtën e informimit për të gjitha bashkësitë dhe pakicat kombëtare lokale, por assesi nuk duhet të shpenzojë shuma marramendëse për promovimin e aktiviteteve të veta në mediumin më të fuqishëm, siç janë televizionet nacionale” –shprehet Selmani.

Krejtësisht në fund, shënojmë edhe atë që ndodhi në fillim të debatit: Të pakënaqur me vendimin e organizatorit që mos t’u jepet fjala, kur e kërkuan, përfaqësues të disa mediumeve elektronike të cilat deri tani kanë marrë mjete të konsiderueshme-reklama të Qeverisë, demonstrativisht braktisën debatin!

read more
RajoniVendi

PATRULLA POLICORE SERBE,HUNGAREZE E AUSTRIAKE NË KUFI ME MAQEDONINË

makedonija-migranti-reuters-main_1

Vazhdon të rritet numri i emigrantëve në Maqedoni.Nga Ministria për Punë të Brendshme thonë që numri i atyre që kanë kërkuar leje qëndrimi është afro 6000.Ndërkohë në kufi me Maqedoninë do të fillojnë në patrullojnë ekipe të përziera policore nga Serbia,Hungaria dhe Austria.

Ministrat e PB të Serbisë,Austrisë dhe Hungarisë në Budapest kanë nënshkruar Memorandum mirëkuptimi,me të cilin tri palët kanë arrritur marrëveshje për zbatimin e masave konkrete me qëllim të parandalimit të emigrantëve illegal.Me këtë memorandum të nënshkruar në bazë të Konventës rreth bashkëpunimit policor në Evropën Juglindore është paraparë që të formohen ekipe hetuese me qëllim të zbulimit të trafikimit me njerëz si dhe forcimin e patrullimeve të përbashkëta në kufijtë e Serbisë.Ministri serb I PB,ka theksuar se në këtë takim është arritur marrëevshje që njëra prej masave konkrete të jetë edhe patrullimi i përbashkët i policisë serbe,hungareze dhe austriake në kuririn mes Serbisë dhe Maqedonisë.Ndryshe mbrëmë 11 emigrantë kanë përfunduar në spitalin e Gjevgjelisë pas rrëshqitjes së dheut.Të lënduarve u kanë ndihmuar edhe ekipe të Kryqit të Kuq dhe UNHCR.Ndërkohë asnjë organizatë nuk ka shkuar për të marrë nga kufiri të birin 25 vjecar të sirianit i cili para dy ditëve ndërroi jetë në Gjevgjeli.I riu i cili ka poseduar pasaportë gjermane natën e ka kaluar në kufi duke pritur që ta dërgojë dikush tek vëllai i tij I mitur.Ai në Maqedoni ka ardhur për të marrë të vëllain dhe të marrë pjesë në varrimin e babit të tij.OJQ po përpiqen që të gjejnë vend ku do të varroset siriani nëse i biri vendos që ai të varroset në Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme, MPB dha 657 leje qëndrime për nënshtetasit të huaj që kanë shprehur dëshirë për të kërkuar azil në Republikën e Maqedonisë.
Duke i përfshirë edhe ato, në periudhën nga 19 qershori e deri me 1 korrik të këtij viti, janë dhënë 5915 leje qëndrimi për nënshtetasit e huaj.
Sipas nënshtetësive të personave që kanë marr lejet e qëndrimit, më të shumtë janë ata nga Siria, 3765, pastaj Afganistani, 548, Iraku, 350, Pakistani, 275, Somalia, 246, Kongo, 237, Palestina, 162, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

read more
Vendi

TETOVË: DIPLOMATËT – SHTYTJE PËR KAPËRCIMIN E KRIZËS

bdi

17 Ambasadorët e shteteve Evropiane të akredituar në Shkup gjatë qëndrimit të tyre në Tetovë kanë kërkuar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ai I Partisë Demokratike Shqiptare, Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, që t’i jepet fund sa më pare tejkalimit të krizës shumë- mujore politike.

Kreu u Bashkimit Demokratik për Integrim, tha pas takimit se  pret që të gjitha forcat politike t’i tejkalojnë interesat e ngushta partiake dhe të vendosin për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.Duke folur një ditë pas takimit të radhës I cili rezultoi pa ndonjë lëvizja përpara, zoti Ahmeti u shpreh se shpreson se marrëveshja  do të mund të arrihet deri në fund të javës.

Duke folur për vazhdimin e takimit të të katër liderëve, kryetari i BDI-së, shpjegoi se kryeministri Gruevski dhe lideri i opozitës, Zaev, në bisedimet e djeshme kishin kërkuar një afat shtesë për konsultime lidhur me çështjet për të cilat diskutohen e për çka rrugëzgjidhjet janë ofruar nga Komisioni Evropian dhe grupi i ekspertëve të të gjitha palëve, në ballë me diplomatin Pribe.

Ndërkaq, në njoftimin e Partisë Demokratike Shqiptare, për takimin e sotëm me grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, thuhet në këtë kontekst, Kryetari Menduh Thaçi ka theksuar se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendës euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike qe e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

read more
1 686 687 688 689 690 691
Page 688 of 691