close
Sport

CEFERIN: LK DHE LE PATJETËR TË PËRFUNDOJNË DERI MË 3 GUSHT

ceferin

Shkaku i pandemisë së koronavirusit shumë prej ligave kryesore janë pezulluar për kohë të papërcaktuar dhe kjo ndalesë e ka detyruar UEFA-n ta shtyjë Kampionatin Evropian 2020 për një vjet, duke i dhënë pak më shumë kohë sezonit të klubeve për t’u kompletuar.

Synimi është që sezoni 2019/20 të përmbyllet para përfundimit të muajit korrik, por kjo duket vështirë e arritshme, duke nxitur debat se çfarë do të ndodhë nëse pandemia nuk ndalet.

Ceferin është përpjekur të ofrojë qartësi rreth Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, të cilat do të anulohen plotësisht nëse nuk përmbyllen deri në fillim të gushtit.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës duhet të përfundojnë deri më 3 gusht”, tha Ceferin për transmetuesin gjerman ZDF.

Jemi në situatë të jashtëzakonshme, prandaj jemi fleksibil rreth datave dhe orëve të ndeshjeve. Nëse kriza zbutet më herët, atëherë mund t’ia nisim më herët. Mund të luajmë me sistemin aktual, apo me nga një ndeshje në terren neutral. Tani për tani është vetëm opsion”, theksoi ai./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia