close
Vendi

ÇERDHET NË KUMANOVË: 5 TË PUNËSUAR ME COVID-19, KURSE 8 FËMIJË NË VETIZOLIM

teuta-4

Vijnë shqetësimet e para nga Çerdhja e fëmijëve “Angell Shajçe” në Kumanovë prej nga mësohet se 5 të punësuar kanë rezultuar pozitivisht me Virusin Korona, kurse 8 fëmijë të çerdhes janë dërguar në vetëizolim shtëpiak. Dy nga të punësuarit janë përkëledhëse, një kontabilist dhe dy punëtorë teknik. Për këtë arsye janë mbyllur njëra nga kuzhinat dhe dy grupe të çerdhes.

“Fillimisht, më 30 shtator, me Covid-19 ka rezultuar një i punësuar në ngrohjen qëndrore të Çerdhes i cili prej atë ditë nuk ka ardhur më në punë, kurse nga 2 tetori kemi edhe rastin e dytë me Covid-19 tek një i punësuar në kuzhinë. Menjëher kemi alarmuar ministrinë dhe pushtetin lokal, kurse në konsultim me QSHP, kuzhinën e kemi mbyllur. Ndërkohë me Covid-19 kanë rezultuar edhe dy përkëledhëse si dhe kontabilisti i Çerdhes, që çon në 5 numrin e të punësuarve të prekur me Covid-19”-tha mes tjerash Aleksovska.

Ndërkohë që për shkak të sigurisë së fëmijëve me rekomandim të QSHP, dy grupe të çerdhes janë mbyllur kurse 8 fëmijë gjenden në vetëizolim shtëpiak.

“Pas udhëzimeve nga QSHP janë mbyllur për pune grupi i pare dhe i dytë i çerdhes, kurse 6 të punësuara përkledhëse janë në vetizolim, nga të cilat ditëve të fundit 2 prej tyre kan rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjithashtu nga të dy grupet e çerdheve edhe 8 fëmijë gjenden në vetizolim shtëpiak – tha mes tjerash Aleksovska.

Ndërkohë mësohet se kuzhina në objektin tjetër është në funksion si dhe objektet tjera të çerdhes ku janë të vendosur 314 fëmijë në këtë ent për fëmijë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mire. / TV FESTA – KUMANOVË /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia