close
Sport

CEREMONIA E LAMTUMIRËS SË KOBE BRYANT ME BILETA

Kobe Brayantttttt ceremnia

Ceremonia e lamtumirës së ish-basketbollistit të Lakers, Kobe Bryant, që do të zhvillohet më 24 shkurt në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit do të jetë me bileta. Kjo bëhet për shkak të numrit të madh të personave që duan të jenë të pranishëm në këtë event dhe kapaciteti është i pamjaftueshëm për të gjithë.

Është vendosur që biletat të kushtojnë nga 24 dollarë deri në 224 dollarë, ndërkohë që të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë, për bamirësi, për shoqatën e Bryant “Mamba and Mambacita Sports Foundation”.

Për personat që nuk do të kenë mundësi të sigurojnë një biletë jashtë stadiumit do të vendosen ekranë të mëdhenj, por ato do të montohen edhe në disa zona pranë stadiumit. Shitja e bilateve do të nisë sot. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia