close
Vendi

CËRVENKOVSKI: LSDM-ja TË DISTANCOHET NGA QËNDRIMET E ZAEVIT

0563A30D-0846-4CE6-BE96-F323027B6C80

VMRO-DPMNE: ZAEVI TË DORËHIQET


Ish-Kryetari I LSDM-së Branko Cërvenkovski vlerëson se qëndrimet dhe tezat e Kryeministrit Zaev të bërë publike në intervistën për BGNES kanë shkaktuar dhe do të shkaktojnë pasoja të rënda dhe afatgjate për popullin dhe shtetin maqedonas. Në një deklaratë dërguar mediave, ai thotë se nëse partia nuk distancohet nga këto qëndrime, ngrin anëtarësimin në LSDM

BRANKO CËRVENKOVSKI – ISH LIDER I LSDM-së

“Të riafirmohen edhe një herë qëndrimet e LSDM-së për identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën maqedonase, historinë maqedonase, karakteri i luftës antifashiste dhe ASNOM-it. Deri në mbajtjen e një séance të këtillë të KQ-SË, unë, Branko Cërvenkosvki e ngrij anëtarësimin tim në LSDM”

Qëndrimet e Kryeministrit dhe liderit partiak Zoran Zaev janë edhe qëndrime të LSDM-së, janë kundërpërgjigjur socialdemokratët.

LSDM

“Prononcimin e ish-Kryetarit Branko Crvenkovski, pas shumë vitesh heshtje dhe mospasje të qëndrimit për çështje të rëndësishme shtetërore e kombëtare, le ta interpretojnë qytetarët. Nëse kjo është sjellje parimore ndaj partisë së tij dhe ndaj anëtarësisë do ta vlerësojnë anëtarët e LSDM-së dhe qytetarët”

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja opozitare ka kërkuar një takim urgjent me Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe Zv/Kryeministrin Nikola Dimitrov. Nga opozita kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, sic thonë, për shkak të qëndrimeve antishtetërore të Zaevit gjatë intervistës për median bullgare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia