close
Të ndryshme

ÇËSHTJA E EMRIT: MË 25 PRILL TAKIM I RI ME NIMICIN NË VJENË

dimitroviii

Vucis: Në interes të Greqisë është të gjendet zgjidhje


Javën e ardhshme, më 25 prill do të mbahet takim i ri në Vjenë i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin Nimic, publikuan një pjesë e mediave greke. Ndërkaq, kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis konsideron se gjetja e zgjidhjes së ndërsjelltë të pranueshme për emrin, që do të futej në Kushtetutë dhe për përdorim të përgjithshëm, është në interes edhe të Greqisë.

Lidhur me takimin e ri që  pritet të mbahet në Vjenë në mes të të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin Nimic informojnë qarqet e gazetarëve në Greqi, por pa pasur konfirmim zyrtar apo përgënjeshtrim. Portali informativ grek In, shkruan se takimi i ri planifikohet nën sekret të madh, por në mënyrë indirekte e lidh edhe me deklaratën e Koxiasit për radion 247 se nuk mund të arrihet marrëveshje deri në Samitin e NATO-s në korrik.

“Është shumë e mundshme bisedat e reja t’i referohen periudhës kohore, diçka që u përmend edhe pas takimit në Ohër” shkruan In.

Nikolla Dimitros dhe Nikos Koxias, siç veçmë është kumtuar pas takimit të tyre në Ohër të enjten e kaluar, do të takohen edhe në të dy konferencat te fqinji jugor, njëra më datën 3 dhe 4 maj në Selanik, tjetra një javë më vonë në Sunio.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis konsideron se gjetja e zgjidhjes së ndërsjelltë të pranueshme për emrin, që do të futej në Kushtetutë dhe për përdorim të përgjithshëm, është në interes edhe të Greqisë.

“Në interes të vendit tonë është të zgjidhet çështja në bazë të zgjidhjes së përbashkët dhe të pranuar të ndërsjelltë për përdorim të përgjithshëm, me regjistrim kushtetues të emrit dhe me një marrëveshje të gjerë që do të konfirmojë, do të garantojë dhe do të inkurajojë një erë të re në marrëdhëniet e popujve, jo vetëm në ekonominë, por edhe në të gjitha çështjet që i prekin”, tha Vucis.

Kryetari i Parlamentit grek konsideron se gjetja e zgjidhjes është me rëndësi jo vetëm për Shkupin, por edhe për Athinën, por për arsye të ndryshme, ndërkaq shtoi se tashmë të gjithëve u është e qartë se është humbur kohë e vlefshme në të kaluarën.

“Në fillim, pala greke nuk punonte në emër të përbërë, ndërsa më vonë. pushteti i atëhershëm në IRJM filloi me veprime me dimension të qartë nacionalist që me këmbëngulje kishin për qëllim regjistrimin e emrit të vendit si Maqedoni”, theksoi kryetari i Parlamentit të Greqisë.

Nikos Vucis shfaqi bindje se nëse zgjidhja është në suaza të pozicioneve greke, atëherë do të mbështetet nga shumica e forcave politike në Parlamentin grek. /Art Channel/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia