close
Top LajmeVendi

ÇËSHTJA E ZGJERIMIT NË AGJENDË MË 19 NËNTOR

Screenshot_7

Zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë temë formale në agjendën e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme dhe evropiane të BE-së, që do të mbahet më 19 nëntor në Bruksel, pohojnë për agjencinë e lajmeve MIA nga Këshilli Evropian.

Ministrat e vendeve anëtare të BE-së, që mbështesin zgjerimin, kanë insistuar që tema të kthehet në agjendë sa më shpejt, por, siç thuhet, nuk duhet pritur konkluzione. Ministrat do të bisedojnë për gjendjen në të cilën ndodhet çështja për momentin, ndërsa burime diplomatike për MIA-n shtojnë se Franca duhet të ketë kërkesa më të detajuara për propozimet e reformave të metodologjisë në procesin e zgjerimit.

Zgjerimi dhe bllokimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë kanë qenë temë diskutimi në takimin e djeshëm joformal të ambasadorëve në Bruksel.

Diplomatët këtë e interpretojnë si përpjekje për t’u mbajtur në jetë tema e zgjerimit të BE-së dhe sinjali politik se BE-ja nuk heq dorë nga kjo politikë.

Maqedonia e Veriut u bllokua në Këshillin e fundit Evropian nga ana e Francës, ndërsa fillimin e negociatave aderuese me Shqipërinë e kundërshtuan edhe Holanda dhe Danimarka.

Franca kërkon që të reformohet procesi i negociatave dhe metodologjia e tij, por tani për tani Parisi nuk ka propozime konkrete për këtë reformë. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia