close
Top LajmeVendi

“Çfarë duan të rinjtë” – Debat publik për të rinjtë

Screenshot_20220705-201729_YouTube

Shpresa dhe Aurora: Shkencat kompjuterike më të preferuarat tëk të rinjtë

Aurora dhe Shpresa, dy studente të IT-së, ishin pjesë e debatit të organizuar në oden publike në kuadër të projektit Evropian “Çfarë duan të rinjtë” Profesionistët e së ardhmes kërkojnë njohuri dhe aftësi në ditët e sotme.”
Aurora kishte zgjedhur të studionte IT-në sepse i ofron më shumë mundësi punësimi dhe me pagë më të lartë jo vetëm në vendin tonë por edhe në kompanitë botërore.

“Kryesisht debati ishte rreth temave për të rinjtë, si mund t'i motivojmë ata të punojnë dhe tëvazhdojnë punën këtu në vendin tonë, pati mendime të ndryshme, morën pjesë studentë, praktikantë si dhe pjesëmarrës të ndryshëm nga kompani të ndryshme që dhanë ide se si të rinjtë të motivohen për të qëndruar në vendin tonë. Unë jam studente dhe në vitin e tretë, jam në drejtimin e informatikës dhe ky është një nga profesionet që kërkohet dhe që paguhet mirë. Unë dua të vazhdoj dhe të punoj në vendin tim sepse vendi ynë ka nevojë për ne dhe për të rinjtë sepse e ardhmja e vendit është në duart tona,”deklaroi Aurora studente

Shpresa, poashtu studente e IT-së, perveç që studionte, ishte angazhuar edhe si praktikant në një kompani për të vënë në praktikë teorinë dhe njohuritë e fakultetit por tha se në vendin tonë

mungon motivimi I të rinjve.

“Mendoj se nuk është më rëndësi se sa paguhesh në fillim, por dikush të na motivon në fillim, të na meson në hapat e para në punën tonë,” deklaroi Shpresa studente

Qellimi i këtij debati publik ishte ndërgjegjësimi i publikut për problemin e papunësisë së të rinjve, sensibilizim dhe mobilizim më të madh të të gjithë të interesuarve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia