close
BotaShowbiz

ÇFARË I NDODHI? DUA LIPA ANULON KONCERTIN E SAJ TË DYTË PËR KËTË FUNDVIT

Dua-Lipa.png

Dua Lipa është detyruar nga mjekët që të anulojë një tjetër koncert pasi vazhdon të vuajë nga laringiti. 26-vjeçarja do të performonte në ngjarjen e mbushur me yje në New York City – ku do të ngjiten në skenë personazhe si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X, por për fat të keq problemet me shëndetin nuk e kanë bërë të mundur një gjë të tillë. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Dua ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj në lidhje me këtë lajm.

“Siç e dini shumica prej jush, unë jam duke vuajtur nga laringiti dhe jam detyruar që të rri pushim, sipas udhëzimeve të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende në të njëjtën gjendje dhe nuk mund të performoj në iHeartRadio Z100 Jingle Ball. Jam jashtëzakonisht e mërzitur, mezi po prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në Jingle Ball të këtij viti. Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar sezonin me të gjithë fansat e mi, por shpresoj të shijoni pjesën tjetër të formacionit të mrekullueshëm që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju. Ju dërgoj dashurinë time për të gjithë ju”, ka shkruar Dua në postimin e saj në “InstaStory”./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia