close
Showbiz

Çfarë ndodhi? Izraeli tërhiqet nga Eurovision 2022

israel-1-750×430

Israeli mund të tërhiqet nga Eurovisioni. Transmetuesi izraelit, KAN, përmes një deklarate njoftoi se për shkak të grevës së vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në festivalin që do të mbahet në Torino.

Ministria e Punëve të Jashtme brenda Izraelit është në grevë prej disa muajsh, për shkak të mosmarrëveshjeve sindikaliste për kushtet e punës. Kjo ka vonuar shërbime të ndryshme të Ministrisë së Jashtme, duke përfshirë sigurinë, dhe këtu qëndron çështja tek Eurovizioni.

Aktualisht është e pakonfirmuar nëse ata do të jenë në gjendje të performojnë në distancë, apo nëse do të tërhiqen plotësisht nga konkursi. Michael Ben David do të performonte për Izraelin me këngën IM në konkursin e këtij viti, i cili do të zhvillohet midis 10 dhe 14 majit.

Nëse Izraeli tërhiqet, do të jetë vendi i dytë që nuk do të performojë siç ishte planifikuar këtë vit në Torino, pasi Rusia nuk do të konkurrojë për shkak të luftës në Ukrainë. Ky vendim erdhi pas kritikave nga vende të tjera, të cilët kërkuan që të mos marrë pjesë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia