close
Top LajmeVendi

ÇFARË PËRMBAN DEKLARATA E MIRATUAR NË OHËR?

Screenshot_6

Ftesë liderëve tjerë të kyçen në këtë iniciativë


Me titull “Nxitja e implementimit në Ballkanin Perëndimor të katër lirive sipas BE-së”, Deklarata që në Ohër e kanë arritur Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, jep hapa konkret në fushat e lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitallit, përcakton takimin e ardhshëm më 21 dhjetor në Durrës dhe fton të gjithë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të kyçen në këtë iniciativë për bashkëpunim më të madh, me qëllim të integrimin më të shpejtë të rajonit në BE.

Liria e lëvizjes, siç thuhet, do të ketë më shumë efekte dhe do ta risë konkurentshmërinë e gjithë rajonit, që ka potencialin e 12 milionë banorëve. Është dakorduar që të vendoset sistemi që do të mundësojë udhëtime vetëm me letërnjoftime, leje e përbashkët e punës që do t`u mundësojë njerëzve të punojnë në të tri vendet pa procedura plotësuese.

Kompanitë e këtyre tri vendeve nuk do të duhet të shqetësohen për fuqinë punëtore, për shkak se do të kenë mundësi që t’i kyçin në të tri vendet, pa procedura shtesë.

Lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave do të inkurajohet përmes vendosjes së orarit të punë 24 orë për të gjithë shërbimet inspektuese me fokus të inspeksionit fotosanitar dhe veteriner.

Gjithashtu parashihet njohja e ndërjeslltë e kualifikimeve profesionale në kuadër të vendeve anëtare të iniciativës, si dhe nxitja e këmbimit të studentëve dhe fillimi i projekteve të përbashkëta për hulumtime dhe zhvillim.

Para përfundimit të vitit, siç planifikohet Serbia dhe Shqipëria do të vendosin mundësinë që qytetarët të udhëtojnë vetëm me letënjoftime.

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, planifikojë ta përforcojnë bashkëpunimin në fushën e krimit transnacional dhe terrorizmit përmes bashkëpunimit në fushë e migrimit dhe ndihmës së shpejtë.

Tre vendet do të miratojnë rregulla vetanake në shumë fusha dhe me këtë do ta përmirësojnë bashkëpunimin me qëllim që kjo iniciativë mund të shndërrohet në iniciativë më të rëndësishme politike në shekullin 21.

Në takimin e Ohrit të katër liritë do të hyjnë në planin aksional që duhet të jep rezultate konkrete deri në takimin e ardhshëm më 21 dhjetor në Shqipëri.

Një pikë e rëndësishme, siç thuhet është se, prej se BE-ja ndërpreu procesin e zgjerimit, SHBA-të kanë përkrahur iniciativën për bashkëpunim më të afërt të rajonit, që mbetet e hapur të për të gjitha vendet. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia