close
Sport

CH.L: Fitore e ekipeve spanjolle Real Madrid dhe Viljarealit

Benzemaaa

KARIM BENZAMA SHËNOI HAT TRIK


Në ndeshjen e parë të çerekfinales të Ligës së Kampionëve përfundoi pozitiv pë dy skuadrat spanjolle Real Madridin dhe Viljarealin.

Skuadra mbretërore Real Madridi, në transfertë mundi Çelzin në “Stemford Brixh”  me  rezultatin  3:1. Hero i kësaj fitoreje të madhe pë skuadrën miadriliane ishte  po Karim Benzame i cili shënoi  hat trik  ashu si në neshjen kundër PSZH-së. Sulmuesi Karim Benzema shkëlqeu me petkun e Realit, duke shënuar “hat-trik” dhe duke mundur i vetëm skuadrën gjigande angleze, për të cilët golin e vetëm e realizoi Havertz 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

Në takim tjetër që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “El Madrigal” skuadra e Viljarealit shënoi fitore 1-0 përball gjigantit gjerman Bajern Munih. Skuadra spanjolle e cila të tetën e finales eliminoi Juventusin kërkon të bëjë edhe një senzacion tjetër.

Ndeshjet  kthyese Real Madrid – Çellzi dhe Bayern Munih – Viljareali  do të zhvillohen më 12 prill në orën 21:00. / KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia