close
Të ndryshme

CHAMPIONS  LEAGUE: BARCELONA KA SIGURUAR KUALIFIKIM NË 1/16 E FINALES

Foto Champions

Fati i 15-të skuadrave tjera do mësohet në dy ndeshjete fundit


Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në tetë grupet e UEFA Champions League është Barcelona skuadra e vetme që ka të garanatur vendin në të gjashtëmbëdhjetën e finales. Ndërsa në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve shpresojnë të jenë të tjera skuadra të mëdha, të cilat sot për sot e kanë ende të komplikuar rrugën e mbetur.

Dy ndeshjet e mbetura pritet një garë e ashpër e të gjitha ekipeve që akoma kanë shpresa për kualifikim pos ekipeve Monaco, Lokomotiv, PSV, AEK Athens, Viktoria Plzen dhe Young Boys që tani më nuk kanë asnjë gjasë për t’u kualifikuar në ransin tjetër. Sa i përket grupeve duke filluar nga Grupi A, gjasa reale për kualifikim në raundin e tjetër kanë Dortmund dhe Atletiko Madridi me nga 9 pikë. Në Grupin B ekipi Barcelonës e ka të sigurt kauliufikimin, ndërsa ekipe i dytë dihet pas ndeshjeve të radhës edhe pse Interi me 7 pikë, është në përparësi ndaj Tottenhamit që ka 4 pikë.

Situata më e paqartë është në Grupin C, pasi Liverpool dhe Napoli me nga 6 pikë, PSG me 5 dhe Crvena Zvezda me 4 pikë. Sipas kësaj që shihet në tabelë çdo gjë do të vendoset në dy ndeshjet e fundit

Në grupin D, Porto me 10 pkë dhe Schalke me 8  janë më afër qëllimit për  të vazhduar garimin. Në Grpin E duke u bazuar në rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme fatin e vendit të parë do ta vendosë xhiroja e fundit. Për këtë pozitë përparësi kanë Bajerini dhe Ajaksi, ndërsa teoritikusht akoma shpreson edhe Benfika. Në Grupin F situata është pak sa e ndërlikuar. Manchester City me 9 pikë është e favoriziuuar. Por ndeshja e fundit, Lyon-Manchester City, mund të “ndezë zjarrin”.

GRUPI G vazhdon të kryesohet nga Reali dhe Roma që do të thotë se dy përballjet e fundit do të vendosin se cili ekip do të jetë i pari e cili i dyti.

GRUPI H, me fitorene Manchester United në Torino e ka vënë grupin me “kokë poshtë”… dhe lë shumë të ekspozuar Valencian. Nëse nuk fitojnë në shtëpinë e Juventusin në xhiron e radhës, ka shumë të ngjarë që spanjollët të eliminohen, sepse Manchester United e pret Young Boys në “Old Trafford”. Bardhezinjtë e Allegrit nuk janë kualifikuar ende, çka përbën një tjetër lajm të keq për Valencian. Kampionët e Italisë kanë nevojë edhe për shumë pak, që të sigurojnë vendin e parë, sepse tani e kanë prishur kolonën zero të golave të pësuar deri më tani ndaj Manchester United. /Klan Maqedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia