close
Sport

CHAMPIONS LEAGUE: LIVERPOOL HUMB NË BEOGRAD

zvezda 2

Në “San Paolo” Napoli barazon me Paris Saint Germain


Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e raundit të katërt në grupin A, B, C dhe D në UEFA Campions League. Në ndeshjet e Grupi A, Atletiko Madridi shënoi fitore të sigurt në përballjen me Borusija Dortmund 2-0, ndërsa Club Brugge në transfertë shkatërroi Monacon 4-0. Pas raundit të katërt tabelën e kryesojnë Borusija Dortmund dhe Atletiko Madridi me nga 9 pikë, Club Brugge me 4 dhe Monaco me 1 pikë.

Në grupin B, Inter dhe Barcelona ndanë nga një pikë duke luajtiur me shifrat 1-1, ndërsa Tottenhami arriti të fitojë me përmbysje, 2-1 ndaj holandezëve të PSV-së. Tabelën e kryeson Barcelona me 10 pikë para Interit që ka 7, Tottenham me 4 dhe PSV me 12 pikë.

Grupi C, që me të drejtë u konsiderua si grup i vdekjes. Në Beograd Crvena Zvezda me një lojë të shkëlqyer dhe dy gola të Pavkov mundi Liverpoolin 2-0, ndërsa ndeshja tjetër që u zhvillua në “Sao Paolo” mes Napolit dhe PSG-së përfundoi me shifrat 1-1. Tabelën në këtë grup e kryesojnë Liverpool dhe Napoli me nga 6 pikë, PSG me 5 dhe Crvena Zvezda me 4 pikë.

Në grupin D, Porto shkatërroi Lokomotivën e Moskës 4-1, ndërsa Schalke iste më e suksesshme se Galatasaray duke fituar 2-0. Tabelën e kryeson Porto me 10 pikë, para Schalke me 8, Galatasaray 4 dhe Lokomotiva Moskë 0 pikë.

Rezultatet:

Grupi A: Atletiko M-Bor. Dortmund 2-0 dhe Monaco-Club Brugge 0-4.

Grupi B: Interi-Barcelona 1-1 dhe Tottenham – PSV 2-1.

Grupi D: Porto-Lokomotiva M 4-1 dhe Schalke-Galatasaray2-0

Grupi C: takohen: Napoli – PSZH 1-1dhe Crvena Zvezda – Liverpulli 2-0. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia