close
Sport

CHAMPIONS: PSZH TURPËRON REALIN

pszh

Bayerni dhe City e nisin me fitore të lehta


Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Grupin  A,B,C dhe D . Në ndeshjet e grupit  A, kampioni i Francës PSZH edhe pse pa treshen Cavani-Mbappe-Neymar i dha një shuplakë të fuqishme 13 herë kampionit europian Real Madridit duke e mundur me rezultatin bindës 3-0.  Për Real Madridin ishte kjo humbja e parë e Championsit pas 14 vjetëve

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Club Brizhe dhe Galatasaray luajtë me barazim pa gola 0-0.

Ndeshje mjaft interesnate janë zhvilluar edhe në Grpin B. Bajerni i Mynihut mundi kampionin e Serbisë Crvena Zvezdën 3-0, ndërsa Olimpiakosi dhe Tottenhami barazuan 2-2 edhe pse skuadra angleze në pjesën e parë ishte në epërsi.

Në ndeshjet e Grupit C, Dinamo e Zagrebit shpartalloi skuadrën italiane Atalalantan 4-0, ku heroi i ndeshjes ishte Orshiq i cili shënoi hat-trik. Po në të njëjtin grup Mançester Siti në transfertë kundër Shakhterit shënoi fitore të sigurt 3-0 me çka mbetet pretendenti kryesor për të fituar në këtë grup.

Në  Grupin D, ndeshaj më tërheqëse ishte ajo mes Atletico e Madridit dhe Juventusit e cila përfundoi me barazim 2-2 edhe pse kampionët e Italisë ishin në epërsi 0-2. Të gjithë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Në ndeshjen tjetër të grupit Bayer Leverkuseni “ra” në shtëpi ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia