close
Sport

CHAMPIONSI: ZBULOHET ORARI I NDESHJEVE TË SË TETËS SË FINALES

Liga e Kampionëve (1)

 PARIS SAINT-GERMAIN – REAL MADRID  TAKOHEN MË  15 SHKURT

 

Mësohet orari i ndeshjeve  për fazën e 1/8 së finales  të Ligës së Kampionëve.

Tri ndeshjet që pretendohet se janë më tërheqëse në këtë faze të garave   janë sfidat mes PSG-së dhe Real Madridit, Interit me Liverpoolin dhe Atletico Madridit me Manchester Unitedin,

Më 15 shkurt do të luhet ndeshja mes Sporting Lisbon dhe Manchester Cityt si dhe derbi mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid. Ndeshjet e kthimit luhen më 9 mars.

Më 16 shkurt përballen Salzburg-Bayern dhe Inter Liverpool, kurse ndeshjet e kthimit luhen më 8 mars.

Më 22 shkurt luhen ndeshjet: Chelsea-Lille dhe Villarreal-Juventus, kurse ndeshjet e kthimit zhvillohen më 16 mars.

Më 23 shkurt përballen Benfica-Ajax dhe Atletico Madrid-Manchester United, kurse ndeshjet e kthimit luhen më 15 mars./ KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia