close
Sport

CHL: 23 GOLA TË SHËNUAR NË TETË NDESHJET E MBRËMSHME

9C620851-B2BF-4088-80B9-F80B136212EE

FITOJNË MANÇESTER SITI, REALI, AJAKSI, LIVERPOOL, SHERIF


Mbrëmë  në program ishin  tetë ndeshje   të  raundit të parë të  Grupit A,B,C dhe D, në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ndeshja  më tërheqëse ishte dueli Liverpulli – Milan që u mbyll 3-2 në favor të anglezëve. Kjo ndeshje kaloi me kthesa  të shumta , ndësa  autor  të golave  pë Liverpullin ishin  Arnold, Mohamed Salah deh Henderson, ndërsa për Milanin shënuan Rebiq dhe Brahim Diaz.

Në ndeshjen tjetër të grupit Atletiko Madrid bëri një hap fals ndaj Portos në shtëpi, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0:0.

Vëmendje mori dhe superndeshja Inter-Real Madrid në të cilën gjithçka u vendos nga një gol i Rodrigo vetëm në minutën e fundit të ndeshjes që i dha fitoren spanjollëve . Në sfidën tjetër, të grupit Sherif Tiraspol mundi 2-0 Shaktar Donjeck.

Festival golash kishte në takimin Manchester City Lajpzig, e cila u mbyll me rezultatin final 6-3, ndërsa Klub Bruzh -PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Edhe grupi C u mbyll me fitoren e dy favoritëve Dortmund dhe Ajaks . Gjermanët mundën 2-1 Beshiktashin në transfertë, ndërsa Ajaks mori një fitore të pastër 5-1 ndaj Sportingut.

Ndeshjet e raundit të dytë do të zhvillohen më  28 shtator .

Beshiktash – Borusia Dortmund  1:2,

Sherif Tiraspol – Shahkter 2:0

Atletiko Madrid – Porto 0:0

Club Brugge – PSZH 1:1

 Interi – Real Madridi  0:1

 Mançester Siti – RB Leipzig  6:3

 Sporting – Ajaksi  1:5. / KLanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia