close
Sport

CHL: FITOJNË PORTO, REAL M, AJAX, PSG, MANCHESTER CITY

LK (1)

SONTE  ZHVILLOHEN  NDESHJET  NË GRUPIN F, E, G, H

 

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e raundit të tretë të Ligës së Kampionëve në grupet  A, B, C dhe D. 

Në Grupin A,  fitore   ashtu  siç edhe  prietj  shënuan  mançester Siti  në transfertë kundër Club Brugge  1:5 dhe PSZH  ndaj  Leipzig 3:2. Takimi në Paris u zhvillua me  kthesa  të  të  shumta  por  në fund  ishte Lionell Messi i cili vendosi fituesi duke shënuar 2 gola, ndërsa Mbape shënoi një.  Pas tre ndeshjeve  të zhvilluara  PSZH  kryeson grupin me  7 pikë, e ndjekur  nga Mançester  Siti me  6, Club Brugge me 4   dhe RB Leipzig  me  0 pik.

 

Në grupin B, Liverpooli shënon fitore të madhe, me rezultat 3:2 ndaj Atletico Madridit. Ndeshje me rivalitet të madh që u zhvillua në “Wanda Metropolitano” në Madrid, me pesë gola dhe një karton të kuq. Me lojë të shkëlqyeshme dhe efikase spikati Mohamed Salah autor i 2  golave, për vendasit Antoine Griezmann shënoi  dy  gola por u ndëshkua me te  kuq. Në ndeshjen tjrtër të grupit B, Porto mundi Milanin  1:0. Tabelën e kryeson Liverpool me 9 pikë, para  Atletiko Madrid dhe Porto me nga  4 , ndërsa Milan  nuk ka  fituar asnjë pike.

 

Në Grupin  C, Ajaxi mundi Borusia Dortmundin me rezultat të thellë 4:0, ndërsa Beshiktash pësoi nga Sportingu 1:4. Tabelën  në Grupin C e kryeson Ajax me 9 pikë, Borusia  Dortmund me 6, Sportingu 3 dhe Beshiktash 0 pikë.

Garë interesante  zhvillohet në Grupin  D, ku  u  shënuan këto rezultate: Inter – Sheriff 3:1 dhe Shakhtar – Real Madrid 0:5. Tabelën e kryesojn Sheriff Tiraspol  dhe Real Madrid  me nga 6 pikë, Interi me 3 dhe Shakhtar Donetsk   me 1 pikë

Sonte  në program janë tetë takimet  tjera  të grupeve  F, E, G dhe  H. Në orën 18:45, takohen:  Barcelona – Dinamo Kiev, Salzburg – Wolfsburg,

Në orën  21:00, takohen:  Benfika – Bayern M, Chelsea- Malme, Lille – Sevilla, Mançester United – Atalanta , Young Boys – Villareal  dhe  Zenit – Juventus./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia