Christian Horner: “Ne nuk duam një kampionat të vendosur në gjykatë”

GEPA-0706074457 – MONTREAL,CANADA,07.JUN.07 – FORMULA 1, MOTORSPORT – Formula One Grand Prix of Canada, Thursday, preview. Image shows team principal Christian Horner (Red Bull Racing) taking a look at the car of Kimi Raikkoenen (FIN/ Ferrari). Photo: GEPA pictures/ Mathias Kniepeiss

Shefi i Red Bull, Christian Horner, i trembet faktit se këtë vit, titulli kampion në Formula 1 do të vendoset në dyert e gjykatës si pasojë e vendimit që kë marrë FIA për shpenzimet tavan që duhet të kryejnë skuadrat. Këtë vit, të gjitha ekipet kanë një limit prej 120 milionë dollarësh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjithsesi, rritja e inflacionit ka bërë që shumë skuadra, kryesisht Mercedes, Red Bull e Ferrari, të shprehen se ruajtja e këtij tavani shpenzimesh të jetë e pamundur. “Ne mund të kemi nën kontroll mënyrën se si të ndërtojmë makinën tonë, por s’jemi në kontroll të kostove të inflacionit që po prek botën”, tha Horner.

Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë te stafi, te lëndët e para, eneergjia elektrike, te mallrat, te furnizimi etj. Mendoj se FIA duhet të rishohë këtë vendim, por s’ka dhënë përgjigje. Mendoj se më shumë 50% e skuadrave do ta shkelin këtë kufi deri në fund të vitit nëse situata vijon kështu”, tha Horner.

 

Kjo situatë mund të sjellë penalitete: “Ne nuk duam një kampionat të vendosur në gjykatë, Paris apo apo në FIA. Kemi ende edhe 6 muaj për ta zgjidhur këtë problem. Nuk mund të heqim nga puna 200 apo 300 persona. Duhet gjetur një zgjidhje, pasi askush nuk e kishte parashikuar këtë gjë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share