close
Bota

Çifti padit të birin, kërkojnë kompensim £500,000 sepse nuk i ka bërë gjyshër

0_Couple-sue-their-son-for-500k-as-they-havent-had-a-grandchild

Një çift i moshuar në Indi kanë paditur djalin dhe kërkojnë kompensim £500,000 sepse ai dhe gruaja e tij nuk kanë arritur që t’i bëjnë gjyshër.

Sanjiv Ranjan Prasad dhe bashkëshortja e tij Sadhana Prasad po e çojnë të birin në gjykatë duke kërkuar kompensim prej £500,000 nëse ai nuk do të ketë një fëmijë vitin e ardhshëm.

Ata thanë për agjencinë e lajme “ANI” se nuk u interesonte gjinia e fëmijës, por theksuan se donin të bëheshin gjyshër.

“Djali im është i martuar për gjashtë vjet, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë. Të paktën nëse kemi një fëmijë me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e përballueshme,” tha çifti në kërkesën e tyre të paraqitur në një gjykatë në Haridwar.

Prasad tha se ai kishte vështirësi financiare, gjë që e bëri atë të padiste djalin e tij, i cili u martua në vitin 2016. Po ashtu, ai pretendon se nusja e tij dhe familja e saj kontrollojnë paratë e djalit të tij dhe i kanë ndaluar ata të kenë një fëmijë.

“The Mirror” shkruan se babai ka pohuar me hidhërim se ka shpenzuar paratë për arsimimin e të birit në SHBA dhe se po kalonte një krizë financiare. Kërkesa për kompensim përfshin koston e një dasme në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze dhe pagesën e muajit të mjaltit të çiftit jashtë vendit.

“I dhashë djalit tim të gjitha paratë dhe e trajnova në Amerikë. Nuk kam para tani. Ne kemi marrë një kredi nga banka për të ndërtuar një shtëpi. Jemi të shqetësuar”, është shprehur i atit i djalit.

Në një peticion të paraqitur përpara gjykatës të shtunën e kaluar, Prasad pretendoi se kishte shpenzuar mbi 250,000 £ për të rritur djalin e tij, një total më shumë se sa mund të përballonte.

AK Srivastava i cili përfaqëson Prasad dhe bashkëshorten e tij, ka pohuar se çifti i moshuar po kërkon kompensim për humbjen financiare dhe emocionale./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia