close
Bota

“CIGARE PËR LAKRA”: BANORËT E IZOLUAR NË KINË KËMBEJNË USHQIMET

9EAC6B94-DAF0-4C14-BE0B-F8D5964BF2C0_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s

Disa banorë të provincës kineze, Xi’an kanë nisur të këmbejnë ushqime, pas izolimit që u është bërë me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit.

Në disa postime në rrjetet sociale, banorët janë parë duke ofruar edhe pajisje teknologjike në këmbim të ushqimit.

Rreth 13 milionë banorë janë mbyllur nëpër shtëpi prej 23 dhjetorit, dhe sipas rregullave, ata nuk guxojnë as të dalin jashtë shtëpive për të blerë ushqim.

Në ditët e fundit ata kanë shprehur shumë ankesa nëpër rrjetet sociale.

Autoritetet kanë thënë se kanë furnizuar banorët me ushqime, mirëpo disa kanë thënë se furnizimet e tyre po harxhohen dhe nuk kanë marrë ende ndihmë./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia