close
Sport

Cikalleshi udhëheq fitoren e Konyaspor

ccikaleshi

Goli i dhjetë në këtë kampionat në Turqi

Sokol Cikalleshi i hapi rrugën fitores 3 – 0 të Konyaspor ndaj Goztepe në javën e 31 të Superligës së Turqisë. Sulmuesi shqiptar realizoi vetëm pas 6 minutash lojë në sfidën e zhvilluar të dielën.

Cikalleshi shkoi në kuotën e 10 golave në kampionat dhe është në sezonin më të mirë qëkur luan në Turqi. Shënues në këtë sfidë ishte edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyqi. Një sukses që e mban Konyaspor në garën për një vend në kupat e Europës.

Në Ligën e Parë turke shënoi këtë fundjavë edhe Bekim Balaj, por skuadra e Boluspor u mund 2 – 1 në shtëpi Manisa. Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Balajn.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia