close
Screenshot_6

“Ju që e kundërshtuat tani e respektoni”


Në një seancë në parlamentin grek, lideri i SIRIZA-s dhe ish-Kryeministri Aleksis Cipras duke adresuar kritika nda Qeverisë aktuale në Athinë, ka theksuar se është krenar me Marrëveshjen e Prespës. Sipas tij, edhe kundërshtarët e rreptë të kësaj marrëveshjeje tashmë po vetdijësohen.

Ish-kryeministri i Greqisë, tani lider i opozitares SIRIZA, Aleksis Cipras, në seancën për ligjin e ri për azil në Parlamentin grek, duke folur për çështjet kombëtare, i kushtoi vëmendje edhe Marrëveshjes së Prespës, tha se janë krenarë për “Prespën”, duke adresuar edhe kritika ndaj Kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis, lidhur me këtë marrëveshje.

“-Po, jemi krenarë për këtë marrëveshje, sepse sot avionët ushtarakë grekë kontrollojnë hapësirën ajrore të Maqedonsië së Veriut, jo avionët ushtarakë turk, siç do të ishte nëse nuk do ta bënim këtë hap historik. Jemi krenarë sepse e mbrojtëm interesin patriotik, ashtu siç vlerësoi në atë kohë shumica në Parlament. Jemi krenarë që edhe sot, kur vendi fqinj është në një situatë të vështirë, ne jemi ata që marrim iniciativa në dobi të stabilitetit në vendin fqinj, derisa qeveria greke në Samit i mbikëqyrte Danimarkën dhe Holandën të cilat merren me Ballkanin Perëndimor.” theksoi Cipras.

Ish-Kryeministri Cipras  gjithashtu tha se janë krenarë  që tani shohin se deputetët e partisë në pushtet një nga një përpiqen të vetëdijësohen për këtë Marrëveshje.” Ju që e ofenduat, stigmatizuat dhe ndatë popullin grek për cështjen e emrit, tani pas zgjedhjeve thoni se do ta respektoni Marrëveshjen e Prespës” – ka deklaruar ish-Kryeministri Cipras në foltoren e parlamentit grek. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia