close
Bota

CIPRAS: PËR KATËR VITE NXJERRIM GREQINË NGA KRIZA

tsipras.mics_.ap_

Nëpërmjet një fjalimi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Parlament, kryeministri grek ka paralajmëruar se do të sigurojë daljen e vendit të tij nga kriza deri në vitin 2019. Ndërkohë, statistikat zyrtare konfirmojnë rritje të lehtë të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kryeministri grek Alexis Cipras ka përcaktuar prioritetet e tij politike në parlament e ndërsa Ministri i Financave Euklidi Tsakalotos u takua me kolegët e tij të eurozonës në Luksemburg për të diskutuar mbi reformat në mënyrë që vendi të marrë këstin e radhës.
Duke iu drejtuar parlamentit të ri, Cipras tha se objektivat kryesore të qeverisë së tij ishin për të rivendosur stabilitetin ekonomik, të sigurojë një rritje ekonomike, të ulin nivelin e borxhit publik si dhe një reformë kundër evazionit fiskal. Të dhënat e fundit zyrtare nga Athina flasin për një rritje të prodhimit grek me 1.3 për qind për gjithë 2016-ën, pas një rrënieje prej 2.3 për qind që ishte në 2015. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia