close
Top LajmeVendi

CIPRASI: MAQEDONIA E VERIUT PARTNER I BESUESHËM I BE-SË, DUHET TË FILLOJË NEGOCIATA

ciprasi-maqedonia-e-veriut-tregoi-se-eshte-partner-i-besueshem-i-be-se-dhe-duhet-te-filloje-negociata_5d931e52bde8a

Ish-kryeministri grek Aleksis Cipras vlerëson se Marrëveshja e Prespës është fitore e diplomacisë mbi nacionalizmin, mundësi për bashkëpunim më të afërt mes të dy vendeve, kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon, gjë për të cilën angazhohet edhe Bashkimi Evropian. Me këtë tha ai, Maqedonia e Veriut tregoi se është partner i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe duhet të caktojë datë për fillimin e negociatave inkuadruese në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian.

“Kjo marrëveshje tregon vlerën për të cilën lufton BE. Pjesë e saj është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Me këtë marrëveshje konfirmohet edhe ambicia e BE-së të vendos paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Maqedonia e Veriut është vend i cili e promovon procesin e zgjerimit në kuadër të legjislacionit evropian. Ai tregon se vendi është partner i besueshëm për BE dhe ai duhet të caktojë datë për negociata në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian”, tha Ciprasi gjatë fjalimit në hapjen e Samitit të “Ekonomist” , që mbahet sot në Shkup.

Ciprasi tha se kur marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të gjithë kanë ndjerë se e ndërtojnë historinë. Kjo marrëveshje e ndërlikuar, shton ai, me të gjitha termet, nenet, dispozitat, mundëson të ecim përpara në marrëdhëniet bilaterale dhe të ndërmerren hapa konkret për bashkëpunim.

“Të gjithë e dimë se hapi më i rëndësishëm është ndërmarrë sepse shtetet tona më nuk janë kundërshtarë. Popujt tonë do të fillojnë shumë shpejtë ta shohin përfitimin në këtë marrëveshje. Unë besoj se qëllimi prej tani do të ndërtohet në besim të përbashkët. Unë besoj se qëllimi që tani e tutje do të jetë ndërtimi i besimit të përbashkët”, tha Ciprasi.

Ai thotë se marrëveshja mundëson bashkëpunim në shumë sfera, ekonomi, turizëm madje edhe në mbrojtje, që siç thekson e tregon besimin mes të dy shteteve dhe popujve.

“Kjo marrëveshje është sinjal pozitiv dhe do të thotë ndryshim pozitiv edhe për Rajonin edhe për Evropën edhe atë për shkaqe të ndryshme, sepse e simbolizon fitoren e diplomacisë dhe bashkëpunimit mbi nacionalizimin dhe mbylljen në vete. Kjo marrëveshje do të thotë frymë e një bashkëpunimi të përbashkët ballkanik, që nuk do të bazohet në fuqi e një apo mbi humbjen e një shteti tjetër”, tha Aleksis Ciprasi gjatë fjalimit në Samitin e “Ekonomist”.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia