Çmimet e Ilindenit për merita dhe trimëri në luftën e dytë botërore

PENDAROVSKI: PO PËRMIRËSOJMË DISA PADREJTËSI HISTORIKE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me rastin e festës së Ilindenit urdhëra për merita dhe trimëri në Luftën e Dytë Botërore u ndanë për disa partizanë dhe politikanë, të cilët në ish Jugosllavi për arsye të ndryshme mbetën të panderuar me mirënjohje të këtilla. Me këtë akt bëjmë përpjekje për rregullimin e disa padrejtësive historike, theksoi Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Sipas tij, gjuha e fakteve historike, përkundër insistimit të Sofjes dhe kushteve që ia cakton vendit në rrugën drejt BE-së – nuk është dhe nuk mund të konsiderohet gjuhë e urrejtjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nevena Georgievska Dunjës, partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila asnjëherë nuk ka marrë çmimin “Heroi i Popullit”, pas vdekjes i është ndarë Urdhëri për merita ushtarake për shtetin. Urdhër për merita i është ndarë edhe ishpolitikanit, Kërste Cërvenkovski, për angazhimet e tij për themelimin e institucioneve kombëtare maqedonase dhe afirmimin e bashkësive joshumicë në korniza të ishRepublikës Jugosllave dhe i cili për shkak të këndvështirmeve të tij liberale është përjashtuar nga jeta publike dhe politike. Me medalje për trimëri u nderuan luftëtarët kundër fashizmit: Nikolla Stojanovski, Jovan Veliçkovski, Jovanka Avstramovska, Kadrija Xhaferi dhe Dafinka Bogoeva. Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se me ndarjen e këtyre çmimeve do të përmirësohen disa gabime historike.

“Gjenerata e njohur antifashiste ngadalë largohet nga skena historike. Gjithnjë e më pak në mes nesh janë pjesëmarrësit e gjallë në ato ngjarje. Për fat të keq, gjatë viteve të pavarësisë kemi qenë dëshmitarë edhe të përpjekjeve për relativizim të rëndësisë së Luftës Nacional-Çlirimtare, me këtë edhe të veprës së partizanëve tanë. Me ndarjen e këtyre çmimeve, ne sot në mënyrë simbolike bëjmë përpjekje për përmirësimin e disa padrejtësive historike.” – deklaroi Pendarovski.

“E vërteta historike nuk mund të ndryshojë as me marrëveshje, as me protokoll”, theksoi Pendarovski në kontekst të kushtëzimeve nga Bullgaria fqinje dhe të frikës te maqedonasit se në rrugën drejt Bashkimit Evropian “do të cenzurohet memoria jonë historike”.

“Se gjoja nuk do të mund të përmendim më kundër kujt kanë luftuar heronjtë tanë, ose se do të duhet t’i mbyllim sytë para fakteve për deportim të hebrenjve maqedonas në Treblinka dhe masakrën e të rinjve në Vatasha. Se do t’i mbyllim veshët që të mos i dëgjojmë dëshmitë e luftëtarëve tanë të fundit të gjallë të gjeneratës e cila në lëkurën e saj e ka përjetuar okupimin në periudhën nga viti 1941 deri në vitin 1944, e zbatuar nga qeveria profashiste në Sofje. Kur nuk do ta flasim të vërtetën historike ne do të bëhemi bashkëpjesëmarrës në krijimin e padrejtësisë tjetër historike.” – deklaroi Pendarovski.

Projekti i Evropës së Bashkuar, sipas Pendarovskit, dëshmon se rruga deri te paqja e përhershme në mes popujve, ec në rrugën e drejtësisë dhe të vërtetës dhe për këtë arsye askush në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të frikësohet nga humbja potenciale e veçantive të veta. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share