close
Ekonomi

ÇMIMET E NAFTËS BIEN NËN 45 DOLLARË PËR FUÇI

naf12-587×396

Çmimet e naftës sot kanë rënë në minimum të ri tremujor, pasi sërish u përforcuan druajtjet nga tejngopja e ofertës në prag të raportit për nivelin e rezervave amerikane.

Çmimi i naftës së lehtë amerikane u zvogëlua për 22 centë në 42,7 dollarë për fuçi, përderisa “brent” nafta e Detit Evropian u lirua për 25 centë në 44,62 dollarë.

Ulja e çmimeve vijoi pas konsumit të rritur treditor të energjisë. Drejtoria amerikane për informacione energjetike duhet sot ta publikojë raportin e saj për nivelin e rezervave. Analistët në parashikimet e tyre theksojnë se rezervat e benzinës javën e kaluar janë rritur, derisa rezervat e naftës kanë vazhduar të zvogëlohen tani për të dhjetën javë me radhë. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia