close
Kulture

ÇMIMET “EMMY” NË KOHË PANDEMIE

etl_emmys_post_show

“TRASHËGIMIA”, “SCHITT`S CREEK” DHE “ROJTARËT” FITUAN EMMY-t KRYESOR”

Serialet “Trashëgimia”, “Schitt’s Creek” dhe “Rojtarët” kanë dominuar në ndarjen e sivjetshme të cmimeve Emmy, event ky që për shkak të koronavirusit u “shpërngul” në botën virtuale duke frymuar në atmosferë shtëpiake.

“Trashëgimia” e HBO-së, një rrëfim interesant rrerh ndarjeve në familjen e një manjati mediatik, ka marrë cmimin për serialin më të mirë dramatic, kurse Xheremi Strong u shpall aktori më I mirë. Ky serial mori cmimet edhe për skenarin dhe regjinë.

Surpriza më e madhe e gala-mbrëmjes ishte ndarja e cmimit për rolin e aktores më të mirë që shkoi në duart e 24 vjecares Zendaja që në serialin e HBO-së “Euforia” aktroi adoleshenten e varur nga droga. Favorite vlerësoheshin Lora Lini dhe Xhenifer Aniston.

Duke pranuar cmimin, Zendaja I shprehu respekt të thellë Gjykatëses së Gjyqit suprem amerikan Rut Rader Ginsburg, që ndërroi jetë javën e kaluar.

“Schitt’s Creek”, hiti i papritur I rrjetit televiziv POP TV, fitoi nëntë cmime, duke llogaritur edhe atë për serinë më të mirë komike si dhe për aktrimin që iu nda yjeve kanadeze Ketrin O`Hara, Juxhin Levi, Daniel Levi dhe Eni Marfi.

Për shkak të pandemisë mungoi “tapeti I kuq” kurse ndarja e cmimeve u transmetua LIVE në ABC. Producentët kishin dërguar ekipe në vendndodhjet e të gjithë të nominuarve, gjithandej botës, kiurse ata kishin zgjedhur se kur dhe ku do t`i shihte opinioni./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia