close
Kulture

ÇMIMI “22 NËNTORI” U NDAHET XHEVAT LOSHIT DHE ALI ALIUT

LLOSHI-Xhevat_A-copy

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror ,,22 Nëntori” konform rregullativës ligjore në seancën e fundit ka miratuar vendimin

për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

  1. Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi u ndahet:

     – prof.Dr. Xhevat Loshi; albanolog

     – akademik. Ali Aliu; kritik letrar

Çmimi fituesve do t’i dorëzohet më 22 Nëntor viti 2020 (e diel) në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë – thuhet në një njoftim të nënshkruar në Kryetarja e Këshillit Prof.Dr. Gëzime Starova..KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia