close
Top LajmeVendi

ÇMIMI NOBEL PËR PAQE: EDHE NJË NOMINIM PËR ZAEVIN DHE TSIPRASIN  

auto_29nobel1548763084

Kryetari i partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq ka dorëzuar deri të instituti norvegjez nominim formal për këtë vit për çmimin Nobel për paqe, që t’u ndahet dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, për shkak të arritjes së Marrëveshjes së Prespës me të cilën u arrit që të mënjanohet pengesa midis dy vendeve. Ky është nominimi i tretë i Zaevit dhe Ciprasit për çmimin Nobel të Paqes.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Malin e Zi, Ranko Krivokapiq, në Institutin Norvegjez për Nobel ka dërguar nominimin, me të cilin propozon që Çmimin e sivjetshëm Nobel për paqe t’u ndahet Kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, siç thuhet për shkak të arritjes së marrëveshjes historike mes dy vendeve.

“Në këtë mënyrë dy kryeministrat treguan gatishmëri politike të marrin vendime të jashtme politike që kanë të bëjnë vetëm me ardhmërinë e marrëdhënieve të tyre ndërfqinjësore, por edhe për Evropën në përgjithësi. Përpjekjet e tyre personale dhe gatishmëria për kompromis për të mirën e qytetarëve të dy vendeve, janë një shembull për vizion të mençur afatgjatë politikë, që është parakusht i domosdoshëm për secilin lider të vërtetë” thuhet në nominimin e dorëzuar të Ranko Krivokapiqit.

Kjo është iniciativa e tretë për nominimin e Zaevit dhe Ciprasit për këtë çmim të rëndësishëm. E para ishte dorëzuar nga nobelistja nga Tunizia, Uided Bushamaui, e cila në Dhjetor të vitit të kaluar nominimin e shpalli në Shkup dhe Athinë, për të cilin personalisht i njoftoi dy kryeministrat. Nominimin zyrtarsiht e dorëzoi në fund të janarit, kurse në letrën drejtuar Komitetit Nobel ajo ka shprehur bindjen e saj se Marrëveshja e Prespës, paraqet model për zgjidhjen paqësore të çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Përkrahje për këtë nominim ka arritur edhe nga Kryetari i Grupit të socialdemokratëve të Parlamentit Evropian, Udo Bullman, nga Ska Keller nga Grupi i të Gjelbërve dhe nga Gabi Cimer nga e Majta e Bashkuar Evropiane. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia