close
Kulture

ÇMIMI NOBEL: SIVJET PA LAUREAT PËR LETËRSI

n_1507445776-6155577-633×336

Shpallja e fituesve nis nga e hëna


Të hënën fillon java e shpalljes së laureatëve të çmimit Nobel për arrirtje në fusha të caktuara. Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se megjithatë ky akt sivjet karakterizohet nga një boshllëk.  Akademia e Shkencave kësaj here nuk do të japë çmimin për letërsi. Kjo për shkak se sikurse dihet, pati një skandal seksual që në fakt zbuloi ndasi të thella mes këshillit për ndarjen e çmimit që çoi në uljen e prestigjit të këtij institucioni.

Nga themelimi i çmimit në vitin 1900 e deri tani, kjo është hera e dytë që mos jepet çmimi. I pari ka ndodhur në vitin 1949 kur shkrimtari amerikan William Faulkner mori shpërblimin një vitë më vonë,- njofton Klan Macedonia.

Të hënën do të dihet emri i laureatit të Nobelit për mjekësi, ndërsa ditëve të ardhshme edhe për fizikë, kimi, për paqe dhe ekonomi. Përzgjedhjen e fituesve e bën Këshilli 50-anëtarësh i Institutit të Karolinës në Stokholm.

Veç prestigjit, çmimi kap shumën prej rreth 875 mijë eurosh. /klanmacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia