close
Bota

ÇMIMI SAKHAROV PËR OPOZITËN BJELLORUSE

FF3721A6-992C-450C-B062-33CA7BE0852F

Opozita demokratike bjelloruse është nderuar me Çmimin Sakharov për Liri të Mendimit, që ndahet nga Parlamenti Evropian.

“Është një nder të njoftoj se gratë dhe burrat e opozitës demokratike të Bjellorusisë janë laureatët e Çmimit Sakharov për vitin 2020”, tha presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli para ligjvënësve evropianë.

Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet më 16 dhjetor në Parlamentin Evropian, edhe pse ende është e paqartë nëse do të mbahet në ndërtesën e PE-së, për shkak të pandemisë së koronavirusit./ REL /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia