close
Vendi

ÇMIMI SHTETËROR “22 NËNTORI”

министерџтво-за-култура

MINISTRIA E KULTURËS: MINISTRI ISMAILI MUNGOI PËR ARSYE OBJEKTIVE


Ministria e Kulturës shprehet e kënaqur me vendosjen e çmimit të ri shtetëror “22 Nëntori” me të cilën nderohen njerëzit e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend. Ministri Ismaili, për shkaqe objektive, ishte penguar që personalisht të marrë pjesë në dorëzimin e çmimeve për të cilën, në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore, është kompetent Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë eveniment solemn, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës ishte zëvendësministri, Vlladimir Llazovski.-thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia