close
Bota

CNN: EVAKUOHET STAFI PAS ALARMIT PËR BOMBË

9D8CEFFE-71A8-44AE-8FE3-724D5F94E6F5_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Rreth orës 22:30 të së enjtës, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm. Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.

Evakuimi i së enjtës, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia