close
Sport

CONMEBOL: BRAZILI NIKOQIRE E “COPA AMERICA 2021”

47B6693C-0D44-4C8A-9BD4-08D555C55123

KAMPIONAT FILLON MË 13 QERSHOR


Copa America për vitin 2021 do të mbahet në Brazil pasi kjo e drejtë iu mohua Argjentinës.Ky event u shty për këtë vit por për shkak të problemeve nga pandemia dhe disa arsye të tjera Kolumbia fillimisht e më pas edhe Argjentina u tërhoqen nga organizimi i kompeticionit të rëndësishëm për futbollin latin.

Me tërheqjen e këtyre dy vendeve, Conmebol nisi bisedimet me federatat e kontinentit të cilët mund të merrnin përsipër Kupën e Amerikës dhe thuhej që ishte Kili gati ndërsa me një vendim zyrtar, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut bëri të ditur se do të jetë Brazili vendi që do të presë të gjitha ndeshjes e kompeticionit dhe nuk do të kishte një vend bashkë-organizator.

Copa America është e vlefshme si Kampionati Europian për kontinentin tone dhe do të jetë paralel me ndeshjet e Euro 2020. Starti i kompeticionit latin nuk ndryshon dhe do të fillojë më 13 Qershor vetëm 2 ditë pas ndeshjes hapëse Itali-Turqi të kampionatit europian.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia