close
Sport

COPA AMERIKA: VENDI i TRETË PËR PERU-n

PERU

Reprezentacioni i Perusë e ka fituar vendin e tretë në kampionatin amerikan të futbollit “Copa Amerika”. Në garën për vendin e tretë, ka mundur kombëtaren e Paraguait, me rezultatin 2:0. Të dy golat e fitores, peruanët i arritën në pjesën e dytë. Andre Carrillo në minutën e 48’ dhe Jose Paolo Guerrero në minutën e 89’, shënuan golet për fitoren e Perusë. Për Guerero, ishte ky goli i katërt në këtë kampionat aq sa ka edhe Eduardo Vargas nga Kili.

Përfaqësuesja e Perusë , dy herë ka qenë kampion i Kupës së Amerikës dhe tetë herë arrinë të fitojnë vendin e tretë. Sonte stadiumin kombëtar në Santijago, me fillim në orën 22:00, sipas kohës tonë, në finale do të përballen nikoqiri Kili dhe Argjentina.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia