close
Sport

COPA DEL REY: LEVANTE BEFASON BARCELONËN

Barcelona_Forward_Malcolm-1-1040×572

Sevilja mundi Atletik Bilbaon 3-1


Befasia e parë në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë ndodhi në ndeshjen e parë mes ekipit Levante ndaj Barcelonës që u zhvillua në Estadi Ciutat de Valencia. Skuadra në të cilën luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë Enis Bardhi i cili nuk ishte në formacion, krijoi epërsi në takimin e parë 2-1.

Nga ana tjetër në formacionin e Barcelonës nuk ishin inkuadruar Lionel Messi dhe Luis Suarez, por prapëseprapë kishte në fushë lojtarë me kualitet të madh si Coutinho apo Dembele. Autor të golave për Levante ishin Erik Kabako dhe Borha Majoral, ndërsa Filipe Kutinjo nga penaltia shënoi për Barcelonën.

Ndeshja e kthimit që do përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të udhëtojë për në çerekfinale do të zhvillohet javën që vjen, ndërsa thuajse me një këmbë kualifikimin e ka siguruar Sevilja që në ‘San Mamesh’ me rezultatin 3:1 mundi Atletik Bilbaon. Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes Betisi dhe Real Sociedadi i Adnan Januzajt barazuan pa gola. /Agjencitë/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia