close
Bota

COVID-19: BORIS XHONSON NË KUJDES INTENSIV 

200327112703-02-boris-johnson-0325-exlarge-169

Kryeministri i Britanisë Boris Xhonson prej mbrëmë është në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Londër, pas përkeqësimit të simptomave nga Kovid 19. Menjëherë pas lajmit bursat në botë shënuan rënie të paundit britanik. Disa nga spitalet në vend tashmë janë të mbingarrkuara, ndërsa mjekët thonë se vështirë përballen me fluksin e pacientëve.

“Dauning strit” numër 10 informon se kryeministri Boris Xhonson merr oksigjen, por nuk është në aparat respirator, në repartin e kujdesit intensiv në spitalin Sent Tomas. Pas trajtimit njëjavor në shtëpi, simptomat e Kovid 19 te ai u përkeqësuan, pas çka të dielën në mbrëmje u hospitalizua, duke ia dorëzuar detyrat e punës ministrit të punëve të jashtme Dominik Rab.

“Në rrethana të këtilla kryeministri kërkoi nga unë, si ministër në kabinetin e tij, ta zëvëndësoj kur të jetë e nevojshme dhe të udhëheq me planet e qeverisë për çrrënjosjen e virusit korona.”

Spitalet britanike, sipas deklaratave të personelit mjekësor janë të mbingarrkuara, edhe pse mendohet se në vend epidemia nuk e ka arritur kulmin e saj.

“Punoj si motër medicinale në kujdes intensiv tashmë qe 23 vite dhe asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Nuk ishte kështu as në kohën e bombardimeve në Londër. Kaq të sëmurë në periudhë kaq të shkurtër kohore.

“Isha pak naiv kur filloi. Mendoja se do t’i prekë  më të moshuarit dhe  të sëmurët. Këtu ka njerëz të moshës prej 40 deri në 70 e diçka. Disa me tension të lartë të gjakut dhe diabet, disa me sëmundje respiratore. Por ka edhe të rinj që kanë qenë plotësisht të shëndoshë.”

Pas lajmit për hospitalizimin e kryeministrti Boris Xhonson vijoi rënia e shpejtë e paundit britanik në raport me dollarin amerikan në bursat botërore. Britanie e Madhe, sistemi shëndetësor i së cilës llogaritet si një nga më të mirët në botë, ka  rreth 50 mijë pacientë të regjistruar me virusin korona, prej të cilëve më shumë se 5300 kanë ndërruar jetë./Agjencitë & KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia