close
BotaTop Lajme

COVID-19: BOTA DREJT RECESIONIT TË THELLË

covid-19

SHIFRAT E PARA NGA SINGAPORI TREGOJNË KRIZË SI AJO PAS VITIT 2008


Bota i ka marrë indikacionet e para për goditjen ekonomike nga koronavirusi – Singapori i publikoi shifrat për rritje ekonomike në tremujorin e parë për këtë vit. Vendi që llogaritet si qendër globale financiare dhe tregtare siç duket përballet me recesionin e parë vjetor, pas dy dekadave.

Shifrat e publikuara në Singapor, për rënie të Bruto Prodhimit Vendor prej 10,6% në tremujorin e parë, në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar, sugjerojnë se ekonomia globale do të përballet me regres domethënës. Kjo është rënia më e madhe për një tremujor në vend në 11 vitet e fundit, që përputhet me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar këtyre ditëve, se bota shkon drejt recesionit global, më i rëndë se kriza në vitin 2008.

Si vendi i parë që publikon shifra për rritje ekonomike, në periudhë të infeksionit me koronavirus në botë, Singapori jep të dhëna rreth asaj çfarë pasoja do të lë pandemia në tërë botën.

Singapori, që ishte në mesin e vendeve të para që lajmëruan për të infektuar me koronavirus, jashtë Kinës, duke arritur numrin prej 630 të sëmurëve, por pa raste vdekje,  tashmë ka paralajmëruar pako në vlerë 33 miliardë dollarë për sanimin e dëmeve. Pako të ngjajshme kanë paralajmëruar edhe shumë shtete të tjera.

Senati amerikan dje miratoi pako në vlerë 2 trilion dollarë, që është shuma më e madhe për stimulim ekonomik në historinë e vendit. Ndalesat për lëvizje dhe masat tjera të ndërmarra nga qeveritë në botë me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit, i shkatërruan ekonomitë ndërsa shumë analistë parashikojnë recesion të thellë dhe të gjatë. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia