close
Vendi

COVID -19 DHE PROBLEMET E KOMUNAVE RURALE

download (1)

Komuna e Sarajit dhe komuna e Studenicanit, vazhdojnë të ndjekin me përpikmëri të gjitha rekomandimet e Shtabit të krizës, për të shmangur infektimet me virusin corona. Në intervistë për emisionin ’99 minuta’, krerët e dy komunave kanë folur rreth problemeve me të cilat përballen në këtë kohë krize.

Komuna e Sarajit, konform mundësive dhe kompetencave të veta, ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që kanë qenë rekomandime të institucioneve përkatëse, për të evituar paraqitjen e virusit corona, deklaroi kryetari I kësaj komune, Blerim Bexheti, në një intervistë për emisionin ‘99 minuta’. Por, pasi që pushteti lokal varet direkt nga pagesa e taksave dhe tatimeve, Bexheti apeloi deri tek të gjithë qytetarët që ti kryejnë në kohë detyrimet me qëllim që të punësuarit në ndërrmjen komunale të marrin në kohë rrogat.

“Jeta institucionale duhet të vazhdojë dhe institucioni komunë dhe ndërmarrja sidomos jemi në shërbim të qytetarëve, pasi që ka rënia drastike, të bëj thirrje që qytetarët ti kryejnë detyrimet, obligimet e taksave, që edhe të punësuarit në ndërmarrjen komunale që të marrin rrogat, edhe ata kanë familje, conform punës që e bëjnë në terren, madje punën më të ndjeshme”,tha Bexheti

Edhe komuna e Studenicanit i ndjek me përpikmëri të gjitha rekomandimet e Shtabit të Krizës, deklaron kreu I kësaj komune, Azem Sadiku. Megjthatë, si c’do komunë tjetër rurale edhe kjo komunë, është shumë e kufizuar sa I përket mjeteve financiare, shprehet Sadiku.

Si cdo komunë rurale, jemi shumë të kufizuar, ne kemi qenë të detyruar që shumicën e mjeteve që kemi planifikuar për ndonjë investim kapital ose dicka tjetër jemi detyruar që ato ti ndalojmë që të kemi mundësi për cështjet elementare që lidhen me shëndëtin, fillimisht të punësuarve në administratë, të punësuarve nëpër ndërmarrjet publike, deri në maksimum angazhohemi që të ruajmë shëndetin e tyre dhe të qytetarëve”,tha Sadiku.

Deri tani në komunën e Sarajit nuk ka pasur asnjë të infektuar, përvec dy personave të cilët ishin të dyshuar por që rezultuan negativ. E njëjta situatë është edhe në komunën e Studenicanit, ku ka pasur raste të vetëizolimit nga qytetarë të cilët kanë ardhur nga jashtë shtetit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia